Vërshimet në Kosovë dhe dalja e lumenjve nga shtrati sollën probleme të shumta për qytetarët edhe në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. Ismet Zaimoviq nga komuniteti boshnjak jeton në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai është një prej banorëve të shumtë të kësaj komune, të cilëve iu përmbytën shtëpitë, duke iu shkaktuan dëme të mëdha. Ky 83-vjeçar, gjatë gjithë jetës së tij ka jetuar pranë urës së re të Lumit Ibër që gjendet afër vendit të njohur si Shkëmbi i Dudës. Por, ai tha se situatë të tillë... Читать дальше...
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor konsideron se janë të pranueshme rekomandimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore se në Maqedoninë e Veriut duhet rritur mosha e pensionimit. Megjithatë, nga ky institucion thonë se kjo shtyllë është e qëndrueshme dhe se në vazhdimësi realizohen pagesat për mbledhjen mjeteve për pension. “Fondi Pensional dhe Invalidor është i qëndrueshëm, kryen pagesa të rregullta të të hyrave pensionale. Megjithatë, reformat në sistemin pensional do të kontribuonin... Читать дальше...
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze. Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze... Читать дальше...
Të gjitha problemet, hallet, ankesat e mërzitë thonë se i harrojnë kur hyjnë në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Prishtinë. Këto janë disa gra, kryesisht pensioniste që për çdo ditë vizitojnë qendrën që gjendet në lagjen Tophane në kryeqytet. Hapësira ku qëndrojnë është jashtëzakonisht e vogël, por dëshira për të qëndruar bashkë - shumë e madhe. Në një dhomë të kësaj qendre është i vendosur vetëm një kauç, disa karrige, një tavolinë dhe një televizor. Në ditën që Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...
Banorët e Zharrëzës, në Shqipërinë qendrore, jetojnë në një ambient apokaliptik dhe kundërmues, mes puseve që rrjedhin naftë dhe rezervuarëve të ndryshkur, ku toka është nxirë nga derdhja e naftës së papërpunuar, e cila depërton në ujin e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pedagogia Blerina Lila ka pesë vjet që ka themeluar një çerdhe private - të parën në Kosovë me programe pedagogjike ndryshe nga institucionet e tjera parashkollore. Aty çdo gjë bëhet pa plan dhe spontanisht, nisur nga koha e ushqimit deri te lojërat me lugë e tenxhere. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Blerina thotë se ideja e saj është mirëpritur nga prindërit gjithnjë e më shumë. Sot ajo menaxhon tri institucione edukative me mbi 100 fëmijë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të nisura më 19 janar, disa qytete në Kosovë janë përballur me vërshime. Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog. Vërshimet kanë duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave... Читать дальше...