Të dashur lexues, Ekipi i Radios Evropa e Lirë, ju uron të gjitha të mirat në vitin 2023! Ju falënderojmë për besueshmërinë dhe interesimin që tregoni për materialet tona. Me ndihmën tuaj, do të vazhdojmë të raportojmë edhe më 2023 për gjithçka që konsiderojmë se meriton të ketë vëmendje.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, më 31 dhjetor bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe unitet, teksa shteti po hyn “në fazën e re” të politikës kundër pandemisë COVID-19. Këto ishin deklaratat e para të tij që kur Qeveria kineze ndryshoi politikën kundër pandemisë tri javë më parë, duke lehtësuar masat e ashpra që shteti kishte pasur në fuqi. Gjatë një fjalimi televiziv për Vitin e Ri, Xi tha se Kina ka tejkaluar vështirësi dhe sfida të paprecedentë gjatë luftës kundër sëmundjes COVID-19 dhe se... Читать дальше...
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), tha se pavarësisht se ka rritur patrullimet, nuk mund të mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ky mision tha se kthimi i policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit tjetër serbë – që paraqitën dorëheqje në muajin nëntor – është “esencial”. “EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por misioni... Читать дальше...
Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean, tha ushtria e Koresë së Jugut. Lëshimi i këtyre raketave është i fundit në numrin e paprecedentë të raketave të testuara nga Koreja e Veriut gjatë këtij viti, teksa Penjani po vazhdon zhvillimin e armëve në mes të spekulimeve se do të kryejë testimin e një arme bërthamore, për të shtatën herë me radhë. Tri raketat u lëshuan nga provinca Hvange, në jug të kryeqytetit, Phenjan, tha ushtria jugkoreane. ... Читать дальше...
Xhudistë, futbollistë, boksierë, skitarë e basketbollistë ngritën lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përgjatë vitit 2022. Radio Evropa e Lirë ka grumbulluar disa prej ngjarjeve që shënuan disa nga sukseset më të mëdha të sportit kosovar këtë vit. 4-20 shkurt: Kosova, për herë të parë me dy garues në Lojërat Olimpike Dimërore Në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Kosova u përfaqësua për herë të parë me dy garues, Albin Tahirin dhe Kiana Kryeziun. Tahiri, i cili kishte debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018... Читать дальше...
Ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI ka vdekur në Vatikan në moshën 95-vjeçare. Ai ishte larguar nga drejtimi i kishës pothuajse një dekadë më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Benedikti XVI udhëhoqi Kishën Katolike për pothuajse tetë vjet, deri më 2013, kur u bë Papa i parë që dha dorëheqje që nga viti 1415, kur ishte dorëhequr Gregori XII. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në Manastirin Mater Ecclesiae, në Vatikan. Pasardhësi i tij, Papa Françsku e kishte vizituar shpesh atë në rezidencën e tij. Читать дальше...
Protestat kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, çështja e të pagjeturve, kriza energjetike, Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë, Parada e Krenarisë, thatësirat e vërshimet, ceremoni fetare, kriza në veri e ngjarje të tjera gjithandej nëpër Kosovë, nuk i shpëtuan objektivit të Radios Evropa e Lirë.