Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezulluar punën e tyre në Afganistan pasi talibanët i ndaluan gratë që të punojnë për to. Në një deklaratë të përbashkët, Care International, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) dhe Save the Children, thanë se nuk do të mund të vazhdonin punën e tyre "pa stafin tonë me gra". Organizatat kërkojnë që gratë të vazhdojnë të punojnë për to. Talibanët që janë në pushtet në Afganistan po shtypin vazhdimisht të drejtat e grave. Ky njoftim i organizatave... Читать дальше...
Nga një klub skocez i natës që grumbulloi nxehtësinë trupore të kërcimtarëve deri te hungarezët që i hipën një biçiklete për të ndezur një bredh, këto janë pesë mënyra novatore, përmes së cilave njerëzit nëpër botë u përpoqën ta kursenin energjinë elektrike më 2022. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Ischinger tha të shtunën se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar. Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse... Читать дальше...
Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada po e kalojnë Krishtlindjen pa energji elektrike, teksa një stuhi e fuqishme dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut. Nga një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, sjell borë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta - janë prekur gati 250 milionë njerëz nga kjo fatkeqësi, dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë, e cila shtrihet më shumë se 3.200 kilometra nga Quebek në Teksas, raporton BBC. Mijëra fluturime u anuluan gjatë periudhës së pushimeve. Читать дальше...
Do të jetë sikur të kem lindur sërish. Me këto fjalë nis bisedën për Radion Evropa e Lirë (REL) Nihada Gegiq nga Sarajeva. Kjo 28-vjeçare, kah fundi i vitit, siç thotë ajo, do të duhet të regjistrohet në librin e amëzës dhe të marrë nënshtetësinë e Bosnjë e Hercegovinës (BeH). Ajo është me origjinë nga Kosova dhe që nga mosha tre vjeçe jeton në kryeqytetin e BeH-së pa dokumente dhe sigurim shëndetësor. Autoritetet nuk i njohin dokumentet e Republikës së Kosovës, ndërkaq banorëve të këtij vendi... Читать дальше...