Fshati i izoluar malor Babino, në Maqedoninë e Veriut, është braktisur nga shumica e banorëve vite më parë. Por, një bibliotekë e rrallë, e cila përbëhet prej rreth 20.000 librave, vetminë e kësaj lugine të braktisur e ka kthyer në një qendër kulture. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Italianët po votojnë këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat mund ta çojnë politikën e vendit drejt së djathtës ekstreme, në këtë kohë kritike për Evropën. Kjo do të ishte Qeveria më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi. Vendvotimet që u hapën në orën shtatë të mëngjesit, u japin të drejtë vote pothuajse 51 milionë italianëve... Читать дальше...
Në bazë të përditësimit të të dhënave të Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik në institucionet e shtetit, shqiptarët duhet të përfaqësohen në administratë me 30 për qind në përputhje me të dhënat e regjistrimit të realizuar në tetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës më 30 mars, numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe jorezidente në Maqedoninë e Veriut është 2.097,319, prej tyre 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas... Читать дальше...
Edukimi në shkolla, regjistrimi i qenve me pronarë, dënimet për braktisjen e qenve dhe kontrolli i mbarështimit shihen si hapa që mund të çojnë në zvogëlimin e numrit të qenve endacakë në Kosovë. Sulmet nga ta janë të shumta, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur janë më të uritur. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm në periudhën janar-mars të këtij viti janë regjistruar 42 raste të sulmeve nga qentë endacakë. Radio Evropa e Lirë ka raportuar në prill për rastin e një qytetari në Prishtinë... Читать дальше...
Përderisa thatësira po sjell pasoja nëpër Evropë, kryeqyteti i Austrisë nuk parasheh ndonjë racionim uji në të ardhmen, falë atij që këshilltari për klimën në Këshillin e Qytetit të Vjenës, Juergen Czernohorszky, thotë se është furnizim i mbrojtur nga krizat me ujë nga alpet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Maryam Hotakut i pëlqen të hajë jashtë dhe kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, ku ajo jeton, ka një numër të madh restorantesh, që ofrojnë qebapë, pilaf me mish viçi dhe petë të shijshme “manto”. Restorantet e qytetit me pesë milionë banorë kanë kuzhinë të huaj dhe afgane. Për fat të keq, shumë prej tyre tani janë të shtrenjta për shumë afganë që luftojnë për të mbijetuar krizat humanitare dhe ekonomike - një vit pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Por, Hotak ka ndaluar së ngrëni jashtë me bashkëshortin e saj për një arsye tjetër. Читать дальше...