Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të godasin zonën përreth liqenit jugor Manchar, i cili vazhdon të fryhet nga shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori. Zyrtarët thanë më 4 shtator se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka arritur në 1.300. Meteprologët parashikojnë më shumë shi në ditët në vijim në zonën e liqenit Manchar dhe u kanë kërkuar banorëve të dy rretheve të provincës Sindh që të evakuohen. Liqeni Manchar është liqeni më i madh natyror me ujë... Читать дальше...
Ushtarët nga i gjithë Bashkimi Sovjetik lanë gjurmët e tyre në muret e një objekti tepër të fshehur të ndërtuar nga nazistët.
Liqeni i Biogradit, një liqen akullnajor dhe atraksion turistik në Mal të Zi, është tkurrur në mënyrë dramatike pas vapës së madhe të kësaj vere. Shkencëtarët thonë se sasia e ujit është në rënie afatgjate, për shkak të proceseve natyrore. (Përgatitën: Valona Tela, Arben Hoti)
Të pasionuarit pas ngasjes bënë një udhëtim në korsinë e kujtesës ndërsa në Beograd u zhvillua një shfaqje karnavalesh me motoçiklistë të guximshëm. Motoçiklistët akrobatë, një biznesi i drejtuar nga familjarë, është i fundit i këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dy dorëheqje janë dhënë dhe dy shkarkime janë bërë për rastin e dyshimit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Por, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar edhe për shkarkime tjera të zyrtarëve “që nuk i kanë kryer detyrat e tyre”. Për rastin e 11-vjeçares janë duke u zhvilluar hetimet në dy çështje të ndara penale, atë të dyshimit për dhunim më 27 gusht nga pesë persona dhe dyshimeve për trafikim, dhunim dhe shërbime seksuale në muajin qershor nga gjashtë persona tjerë. Читать дальше...
Dosja e vettingut në drejtësi i është dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kështu thanë gjatë një konference të përbashkët për media më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Pas një pune intensive, dhe pas konsultimeve me grupe parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve të vettingut, përfshirë draftin e amandamenteve kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin... Читать дальше...
Vaksina kundër rotavirusit nuk është në Kalendarin e Obliguar të Vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (ISHPK). Sipas ekspertëve shëndetësorë, rotavirusi është një infeksion që përhapet lehtësisht te foshnjat dhe fëmijët. Ai mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe, temperaturë dhe dhimbje barku. Të prekurit me rotavirus mund të dehidratohen dhe të kenë nevojë për t’u shtruar në spital. Arbnore Batalli Këpuska, pediatre në Kliniken Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës... Читать дальше...
Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht. Gjashtë të arrestuarit më 2 shtator, të gjithë të moshës madhore... Читать дальше...