Associated Press Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara. Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma. Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin. Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit... Читать дальше...
Perperikon është një nga vendet më të njohura arkeologjike në Bullgari dhe fondet e Bashkimit Evropian kanë ndihmuar që të shndërrohet në një vend të rëndësishëm për studime dhe turizëm ndërkombëtar. Por, arkeologu bullgar, Nikolaj Ovçarov, thotë se Qeveria bullgare duhet të bëjë më shumë për të financuar gërmimet atje dhe në vende të tjera të rëndësishme arkeologjike anembanë vendit. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)
Media shtetërore iraniane tha se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një javë protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit. "Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona", tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me ministrinë e Sportit të Iranit, vonë më 23 shtator, duke cituar televizionin shtetëror. Numri zyrtar i të vdekurve kishte arritur më parë në 17... Читать дальше...
Balerina kosovare, Sabrie Spahiu, nisi rrugëtimin në këtë art rreth 50 vjet më parë. Ajo i takon gjeneratës së parë të balerinëve të Trupës së Baletit të Kosovës. Në moshën kur mund t’i jepte më së shumti skenës së baletit, bashkë me kolegët e saj mbetën pa punë, për shkak të masave të dhunshme të regjimit të atëhershëm serb. U rikthye në skenë pas luftës, për të luajtur dy shfaqjet e fundit dhe për të krijuar gjeneratën e re të balerinëve.
Siguria e ushqimit është kritike për shëndetin publik, por në Kosovë disa thonë se cilësia e tij është “relative”. Kjo, për faktin se produktet që konsumojmë në tryeza, në raste të caktuara, dështojnë t’i kalojnë testet e sigurisë, thotë Afrim Hamidi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Teknologji Ushqimore me Bio-teknologji. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hamidi thotë se secili produkt ushqimor duhet të kalojë nëpër një zinxhir, që nis nga prodhimi... Читать дальше...