Мы в Telegram
Добавить новость

Раненым бойцам СВО подарят куличи по монастырским рецептам

Психолог заявил, что во время тренировок в спортзале полезно плакать

Поезда встали на Сокольнической ветке метро

Луна не помешает наблюдению звездопада эта-Аквариды в ночь на 6 мая



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Декабрь
2020

Новости за 01.12.2020

Evropaelire.org 

NATO-ja është e gatshme të ndryshojë, thotë Stoltenberg

NATO-ja është e gatshme të ndryshojë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas një takimi të ministrave të vendeve anëtare, në të cilin u shqyrtua një dokument, që përmbante idetë për reformimin e aleancës. Vitin e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte deklaruar se NATO-s i ka “vdekur truri” dhe kishte bërë thirrje për reformimin e saj. Dokumenti me 67 faqe thekson "se NATO është një aleancë e domosdoshme, por gjithashtu është e nevojshme të ndryshojë", u tha Stoltenberg gazetarëve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Protesta e opozitës në Maqedoninë e Veriut

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut ka organizuar më 1 dhjetor një protestë në Shkup, për të kundërshtuar siç ka thënë “qasjen e qeverisë ndaj Bullgarisë”. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev. Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Evropaelire.org 

Sonda kineze zbret në Hënë për të mbledhur mostra

Kina thotë se misioni i saj pa pilot në hënë që synon mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve dhe pluhurit për t'u rikthyer më pas në Tokë, ka zbritur në sipërfaqen e hënës me sukses. Sonda kozmike Chang'e-5 pritet të kalojë dy ditët e ardhshme duke hulumtuar dhe duke mbledhur materiale sipërfaqësore. Qëllimi është që të paketohen rreth 2 kilogramë shkëmbinj hënorë që do të dërgohen në një mjet në orbitë dhe që më pas të mund të transportohen në Tokë. Nëse misioni është i suksesshëm, kjo do të jetë hera e parë në katër dekada... Читать дальше...

Evropaelire.org 

S'ka premtim për liberalizim të vizave

Franca dhe Holanda mbesin shtetet, të cilat e pamundësuan liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, e cila mbaron më 31 dhjetor. Më 1 janar, presidencën e BE-së e merr Portugalia. Presidenca gjermane nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a ka plane që çështja e liberalizimit të vizave të vendoset në rend dite të Këshillit të BE-së. Burimet diplomatike në BE kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se pengesa kryesore për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e V. do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”. Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor. Në situatë të gjendjes së krizës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbesin në fuqi masat kundër pandemisë në Kosovë

Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa ai i dyti do të fillojë më 18 janar. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Ai tha se kompensimi i orëve të humbura do të bëhet gjatë pushimeve pranverore. Kryeministri tha se situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll. Pas takimit të Komitetit, Hoti tha se nuk do të ketë masa shtesë, mirëpo do të vazhdojnë të jenë në fuqi ato aktuale... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A po dështon projektligji për rimëkëmbje ekonomike?

Pesë muaj nga miratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Qeverinë e Kosovës, i njëjti ende nuk ka arritur të marrë miratim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës. Pas gjashtë dështimeve, ky projektligj në tetor ka arritur të miratohet në lexim të parë. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ky projektligjit ka mbetur peng i inateve politike në mes partive, në veçanti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosjes (VV). “LDK dhe VV që nga rrëzimi i qeverisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

VMRO-ja në protestë, akuzon kryeministrin Zaev për shitjen e interesave kombëtare

Opozita maqedonase ka bllokuar për rreth dy orë trafikun në Shkup në protestën e organizuar kundër qeverisë, për shkak të siç ka thënë, “shitjes së interesave kombëtare e shtetërore në bisedimet me Bullgarinë”. Me moton “Për shpëtimin e së ardhmes maqedonase dhe për të ardhmen e popullit maqedonas”, protestat janë mbajtur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para qeverisë. “Populli duhet të dijë të vërtetën, partia më e madhe e opozitës duhet të dijë të vërtetën se për çfarë po bisedohet në Bullgarinë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndërpritet vaksinimi për shkak të tollovisë

Për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit, në Prishtinë është ndërprerë vaksinimi kundër gripit sezonal. Në fazën e parë, në kryeqytetin e Kosovës është paraparë të vaksinohen 12 mijë persona, kryesisht të moshuar.

Evropaelire.org 

Palestinezët të indinjuar me planet për hapjen e zyrës serbe në Jerusalem

Përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, reagoi ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se do të hapet një zyrë e Odës Ekonomike të Serbisë (SCC) në Jerusalem. Nabhan ka thënë: "Jerusalemi është një vijë e kuqe për popullin e tij" dhe se, siç tha ai, "këtë vijë nuk lejohet ta kalojë askush". "Hapja e një zyre të tillë në Jerusalem, një qytet i okupuar, është e papranueshme sipas të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara", tha Nabhan në një deklaratë dërguar mediave. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së. “Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell. Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetëvjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Disa të vrarë pasi një makinë goditi këmbësorët në Trier të Gjermanisë

Një veturë ka shkelur disa njerëz në një zonë këmbësorësh në qytetin perëndimor Trier në Gjermani, duke vrarë katër prej tyre, përfshirë një foshnjë, thotë policia. Shoferi, një vendas 51 vjeçar, është arrestuar. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta. Dëshmitarët thanë se njerëzit ulërinin në panik dhe disa u hodhën në ajër nga një veturë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kryebashkiaku i qytetit e përshkroi skenën si "të tmerrshme" dhe tha se deri në 15 njerëz ishin plagosur, disa prej tyre rëndë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetë të vdekur dhe 521 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç). Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në bazë të raportit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer "brenda javësh"

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të vendosë “brenda javësh” për autorizimin ose jo të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive Pfizer dhe BioNTech. "Një mendim mbi autorizimin mund të lëshohet brenda disa javësh varësisht nga të dhënat për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës", thotë EMA. Agjencia tha se vlerësimi për vaksinën mund të jetë gati “më së voni” deri më 29 dhjetor. Edhe kompania Moderna e cila ka përfunduar fazat e testimit të vaksinës së saj kundër COVID-19, kërkon autorizimin për përdorim në vendet evropiane. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kontrata me Contour Global shkon në Arbitrazh

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë marrë njoftimin nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global. “Më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet mbyllja financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin ndaj Darko Tasiqit për krime lufte

Gjykata e Apelit në Kosovë, ka njoftuar të martën se e ka miratuar pjesshëm ankesën e të akuzuarit Darko Tasiq, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 22 qershor 2020, sipas të cilit ai është dënuar me 22 vjet burgim me akuzat për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Në vendimin e Gjykatës së Apelit është thënë se vendimi paraprak i gjykatës në Prizren është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe vendimit mbi dënim. Për pasojë,... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pavarësisht rënies së rasteve me COVID-19, OBSH bën thirrje për vigjilencë

OBSH-ja paralajmëron shtetet që të vazhdojnë të jenë vigjilente teksa rastet e reja me COVID-19 kanë shënuar rënie në disa rajone; ekspertët thonë se mungesa e ushtrimeve fizike rrit rrezikun e përkeqësimit të shëndetit; vaksina e Oxford-it më pranë miratimit për përdorim dhe Hungaria bëhet gati që të përdorë vaksinën e Rusisë sa më shpejt që të jetë e mundur. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha).

Evropaelire.org 

Pandemia do të ndikojë në rritje të nevojës për ndihmë humanitare

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare ka thënë se “shoku” i pandemisë së koronavirusit ka nxitur një rritje të pashembullt të nevojës për ndihmë, duke vlerësuar se pothuajse një çerek miliardi njerëz do të kërkojnë ndihmë më 2021. Në raportin e saj vjetor të publikuar më 1 dhjetor, kjo Zyrë ka thënë se parashikon rritje prej 40 për qind të numrit të personave që do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm, në krahasim me këtë vit. Nëse të gjithë këta njerëz do të jetonin në një shtet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar nis së zbatuari sistemin e ri për imigrim

Rregullat e reja për imigrim në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë “të thjeshta dhe fleksibile”, kanë premtuar ministrat e këtij shteti, teksa pritet të nisë së zbatuari sistemi i ri i bazuar në pikë. Nga dita e martë, të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë ata nga Bashkimi Evropian, që dëshirojnë të punojnë në Britani nga 1 janari, do të duhet të aplikojnë online për vizë. Ata që duan të pajisen me vizë të punëtorit të kualifikuar, do të duhet të kenë ofertë për punë, të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të fitojnë të paktën 25,600 funta. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beteja e shkencëtarëve çekë për testim të shpejtë

Testimi për COVID-19 ka hasur në shumë vështirësi, ndërsa shtetet po mundohen të bëjnë më shumë testime. Opsionet më të zakonshme janë shumë të ngadalshme, shumë të shtrenjta ose shumë të pasigurta. Në qytetin çek, Brno, studiuesit po përdorin një teknologji tjetër, të njohur si LAMP, për të krijuar një sistem të besueshëm të testimit dhe që pajisja mund të bartet në një çantë.

Evropaelire.org 

Kërkohet krijimi i Qendrës Memoriale në Batajnicë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje që të nënshkruhet një peticion, i cili ka për qëllim krijimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë të Serbisë. Më 2011 në Batajnicë ishte zbuluar një varrezë masive, ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së fundit. “Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton infektohet me koronavirus

Kampioni botëror i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe do të mungojë në garën Sakhir Grand Prix në Bahrejn këtë fundjavë ka njoftuar ekipi i tij më 1 dhjeor. Hamilton është testuar tri herë javën e kaluar dhe ka dalë negativ secilën herë, për herë të fundit më 29 nëntor. “Mirëpo ai është zgjuar të hënën (30 dhjetor) me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein”, ka thënë ekipi i tij. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Britania: Çështja e Brexitit e bllokuar, sepse BE-ja po tregohet e padrejtë

Bisedimet tregtare për Brexit ende janë të bllokuara në çështjet e peshkimit, rregullat e qeverisjes dhe një rezolute kontestuese, sepse Bashkimi Evropian është duke kërkuar shumë, ka thënë Michael Gove, zyrtari i Qeverisë Britanike, i ngarkuar me  çështje të marrëveshjes së Brexitit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Negociatorët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për të shmangur një krizë potenciale, pasi Britania zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij viti. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Jep dorëheqje mjeku që këshilloi Trumpin për koronavirus

Scott Atlas, këshilltari për shkencë i presidentit amerikan, Donald Trump, pikëpamjet e të cilit nuk kanë qenë në linjë me ato të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, ka njoftuar për dorëheqjen e tij. Atlas ka informuar Trumpin për vendimin e dorëheqjes përmes një letre që ka postuar në rrjetin social, Twitter. “I nderuar që kam shërbyer për Donald Trumpin dhe amerikanët gjatë këtyre kohërave të vështira”, ka thënë ai në postim. Atlas, i cili nuk ka përvojë zyrtare në shëndetin publik apo për sëmundjet infektive... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë së koronavirusit

Dita Ndërkombëtare e AIDS-it është duke u shënuar më 1 dhjetor, në kohën kur një pandemi krejt tjetër ka përfshirë botën. Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Winnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë për vaksina kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur. Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Пушков заявил, что мигранты в Великобритании потребуют престол для сына принца Гарри

Сотрудник доставки на электровелосипеде сбил девочку и сбежал в Москве

Генеральша Мария Китаева, о которой почему-то не принято говорить вслух

С видом на Петра I. В Москве продают квартиру почти за 2 миллиарда рублей

Музыкальные новости

«За границей расцвела». Выяснились подробности личной жизни Шурыгиной

Изменение климата обойдется человечеству в 35 трлн долларов в год

Россия, Культура, Театр и Дети: Бурятская цирковая судьба Аригмы Цыремпиловой

В поселке Калининец состоялся этап Чемпионата и Первенства Москвы и МО по кроссу «Кубок Kramar Motorsport»

Новости России

Названы московские улицы, где в воскресенье ограничат движение

Важная помощь бойцам, наступающим у Авдеевки и Работино, от читателей «Русской Весны» (ВИДЕО)

Делегация Фонда Андрея Первозванного доставила в Москву Благодатный огонь из Иерусалима

Артем Кирницкий стал лучшим саксофонистом Подмосковья

Экология в России и мире

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"

В Турции российскую туристку выгнали с криками из люксового магазина без объяснения причин

СЛД «Смоленск» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» в рамках акции «Неделя без турникетов» посетило 150 учащихся

Несколько вопросов и ответов для подростков про Инфекции, Передающиеся Половым Путем

Спорт в России и мире

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде

Moscow.media

Столичные росгвардейцы оказали помощь подросткам, врезавшимся на самокате в уличный фонарь

Стильный дизайн и гибридное шумоподавление: беспроводная гарнитура-вкладыши W260NC от Edifier

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»

Цветочный водоворот











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Устроившего стрельбу в ходе драки на севере Москвы задержали

В США заявили о подготовке государственного переворота у границ России

8-летний Миша из Пензенской области частушками поразил жюри на шоу «Лучше всех!»

Источник 360.ru: 3-го участника стрельбы на Коровинском шоссе доставили в ОМВД