Testimi për COVID-19 ka hasur në shumë vështirësi, ndërsa shtetet po mundohen të bëjnë më shumë testime. Opsionet më të zakonshme janë shumë të ngadalshme, shumë të shtrenjta ose shumë të pasigurta. Në qytetin çek, Brno, studiuesit po përdorin një teknologji tjetër, të njohur si LAMP, për të krijuar një sistem të besueshëm të testimit dhe që pajisja mund të bartet në një çantë.