Holanda ka dëbuar dy spiunë të dyshuar rusë, që kanë punuar si diplomatë në këtë vend, tha shërbimi i inteligjencës. Ata akuzohen për shënjestrim të sektorit të teknologjisë së lartë dhe ndërtimin e një “rrjeti të konsiderueshëm të burimeve” në industri. Dy individët kanë punuar për Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), thanë zyrtarët holandezë. Rusia i përshkroi akuzat si “të pabazuara” dhe tha se vendimi për dëbimin e shtetasve të saj është “provokues”. Rusët e dëbuar ishin diplomatë të akredituar që punonin në Hagë... Читать дальше...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ka “mundësi të madhe” që Mbretëria e Bashkuar të dështojë të arrijë marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku. Johnson tha se “është koha” që bizneset dhe publiku të përgatiten për këtë rezultat, edhe pse negociatorët do t’i vazhdojnë bisedimet. Ai i bëri komentet pas një takimi që zhvilloi të mërkurën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rreth marrëveshjes së mundshme. Dallimet e mëdha të negociatorëve thuhet se lidhen me dy fusha... Читать дальше...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se beson se më 31 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të jetë funksionale. Kim tha se për këtë ka marrë fjalën edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se korrupsioni në Shqipëri është një kancer dhe se është i tillë si në reputacion, ashtu dhe në realitet. Për këtë arsye, shtoi Kim, është e rëndësishme që Prokuroria Speciale të funksionojë plotësisht. Читать дальше...
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqje pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic në një lagje të Tiranës, dy ditë më parë. Në një postim në Facebook, ku njoftoi për dorëheqjen e parevokueshme, Lleshaj tha se “vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike”. “Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për të mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në... Читать дальше...
Disa rregullatorë federalë amerikanë, 48 shtete dhe disa qarqe kanë ngritur dy padi të ndryshme kundër monopolit që mund ta ndajnë kompaninë Facebook. Të dy paditë, të ngritura nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut, akuzojnë gjigantin e rrjeteve sociale për sjellje anti-konkurruese dhe monopol. Në këto procese gjyqësore kërkohet që një gjykatë të detyrojë Facebook-un ta shesë Instagram-in dhe WhatsApp-in, të... Читать дальше...
Kreu i organit më të lartë gjyqësor të Bosnjës tha të enjten se do të japë dorëheqje, për shkak të disa akuzave për korrupsion, të cilat ai i mohon. Millan Tegelltija, serb, tha se do të largohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, të cilin e ka kryesuar nga viti 2014, pasi ka frikë për sigurinë e tij. Ky Këshill është formuar në vitin 2004 për të mbrojtur pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit të ndarë etnikisht në Bosnje, pas luftës së viteve 1992-95. Por, një raport i pavarur, i autorizuar nga Bashkimi Evropian... Читать дальше...
Koronavirusi është krijuar nga Qeveria kineze, virusi doli nga një laborator në Vuhan, koronavirusi është armë biologjike e SHBA-së – janë disa nga teoritë konspirative në të cilat besojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që janë anektuar nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG) dhe Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS). Sipas këtij hulumtimi, pothuajse 80 për qind e qytetarëve të anketuar të Ballkanit Perëndimor besojnë në ndonjë teori konspirative në lidhje me koronavirusin e ri... Читать дальше...
Kur Kosova përballet me kriza të ndryshme politike, partitë politike i shfrytëzojnë ato për marketing dhe për ta dëmtuar njëra-tjetrën, duke i anashkaluar përgjegjësitë shtetërore, por edhe ndaj publikut, thotë Milazim Krasniqi, publicist dhe profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, një gjë e tillë është duke ndodhur edhe aktualisht, kur Kosova është para situatës që duhet ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë. Skena politike... Читать дальше...
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian arritën të enjten një marrëveshje për rregulla më të ashpra kundër përmbajtjes terroriste në internet. Rregullat përfshijnë detyrimin për platformat që t’i heqin materialet me përmbajtje të tillë brenda një ore - në të kundërtën, rrezikojnë gjoba të mëdha. “Marrëveshja e sotme është e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të ardhshme”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pasi shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian finalizuan rregulloren e propozuar. Читать дальше...
Një gjykatë në Liban akuzoi kryeministrin e përkohshëm të këtij vendi, Hassan Diab, dhe tre ish-ministra për neglizhencë, në lidhje me një shpërthim në portin e Bejrutit. Burimet gjyqësore thanë se të katërtit do të merren në pyetje javën e ardhshme, në lidhje me paralajmërimet që kanë marrë për ruajtjen e pasigurt të nitratit të amonit në një depo. Më 4 gusht, një zjarr në depo ka shkaktuar shpërthimin e 2,750 tonelatave kimikate. Për pasojë, mbi 200 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa dëmi i... Читать дальше...
A mund të fillohet një punë në një kamp refugjatësh? Nëntë zejtarë, romë dhe egjiptianë të zhvendosur nga Kosova në Podgoricë, iu dha kjo mundësi. Hapësirën dhe shpenzimet tjera, në vitin e parë ua mbulon Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Italia si dhe Bashkimi Evropian.
Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Vlladimir Billçik, tha se Serbia, muajve të fundit, ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE dhe se aktorët e tjerë të jashtëm, të tillë si Rusia e Kina, “janë duke shfrytëzuar çdo mundësi për të rritur ndikimin e tyre në rajon dhe Serbi”. Billçik tha se për këtë arsye, mjetet e zgjerimit të BE-së duhet të përdoren në një mënyrë strategjike. Ai tha se beson se Këshilli i BE-së “duhet të jetë i gatshëm të hapë kapituj shtesë të negociatave me Serbinë”. Читать дальше...
Në Kosovë u raportuan të enjten 13 viktima nga koronavirusi dhe 562 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se tri viktima janë regjistruar në Prishtinë, dy në Mitrovicë dhe nga një në tetë komuna të tjera të Kosovës. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,595 mostrave. Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 223. Në 24 orët e fundit, Instituti po ashtu tha se 761 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm... Читать дальше...
Në Bruksel ka përfunduar takimi në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ku në rend dite kanë qenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës. Qeveria e Kosovës njoftoi se në takimin e Brukselit, ku Kosovën e përfaqësoi koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, është biseduar për temën e pensioneve dhe kadastrit. Sipas ekzekutivit, trajtimi i këtyre dy çështjeve është vazhdimësi e diskutimeve të mbajtura më 29 tetor. Читать дальше...
Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad. Maiwand ka punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet. Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan. Sediq Sediqii, zëdhënës i presidentit afgan... Читать дальше...
Partitë politike opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se ashpërsimi i retorikës ndërmjet Shkupit dhe Sofjes zyrtare është si rezultat i paaftësisë së qeverisë së vendit që nëpërmjet politikave parimore, t’i zgjidhë çështjet e hapura me fqinjët dhe të ecë me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin e Evropian. Antonio Milloshoski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, aktualisht deputet i VMRO DPMNE-së, duke komentuar qëndrimin e fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se... Читать дальше...
Darka e kryeministrit britanik, Boris Johnson me shefen e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen të mërkurën – me qëllim të thyerjes së bllokadës së shkaktuar për Brexit – ka përfunduar pa marrëveshje. Von der Leyen ka thënë se të dyja palët janë ende “shumë larg”, derisa Zyra e kryeministrit britanik ka thënë se “dallime të thella janë ekzistente”. Bisedimet në mes të negociatorit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Frost dhe atij të bllokut evropian, Michel Barnier, do të rinisin në Bruksel më vonë. Читать дальше...
Çështja e emërimit si konsull të Flakron Shalës, djalit të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, është kthyer të enjten në çështje diskutimi në Kuvendin e Kosovës. Kjo çështje u ngrit në seancën e Kuvendit të Kosovës nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Ajo u është drejtuar me një pyetje përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, nëse emërimi i Shalës ka qenë “pazar politik” për votimin e qeverisë nga ana e deputetit Haxhi Shala. Në emër të qeverisë për këtë... Читать дальше...
Ndonëse formalisht nuk është në agjendën e samitit të Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit pritet që të diskutohet në margjinat e samitit që mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel, të cilat presin që kancelarja gjermane, Angela Merkel – shteti i së cilës më 31 dhjetor përfundon kryesimin e presidencës së BE-së – të angazhohet personalisht në takime bilaterale me disa kolegë nga shtetet e tjera, me qëllim që të zhbllokohen vendimet e lidhura me procesin e zgjerimit. Читать дальше...
Bashkimi Evropian ka prezantuar planet eventuale në rast se dështojnë bisedimet me Britaninë e Madhe për të arritur marrëveshje pas Brexitit. Planet synojnë të sigurojnë lidhje bazike tokësore dhe ajrore mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të lejojnë mundësinë e peshkimit në ujërat e njëra-tjetrës. Këto plane vijnë pasi bisedimet në mes të kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe shefes së BE-së, Ursula von der Leyen kanë përfunduar pa marrëvshje. Mbretëria e Bashkuar pritet të ndalojë... Читать дальше...
Laureatët e Çmimit Nobel për vitin 2020 do të nderohen në mungesë më 10 dhjetor, përmes disa ceremonive që këtë vit organizohen ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përhapja e këtij virusi ka shtyrë zyrtarët e Nobelit që të anulojnë festat vjetore në Oslo, ku prezantohet Çmimi vjetor i Nobelit dhe në Stokholm ku ndahen çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi. Organizata Botërore për Ushqim pritet të pranojë Çmimin Nobel për Paqe në një ceremoni në Romë. Kjo agjenci... Читать дальше...
Një prototip rakete i kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë një tentimi për t’u kthyer në Tokë nga një testim në lartësi të madhe. Ky lloj i pajisjes është i krijuar për të dërguar njerëz në Mars. Raketa Starship ka kryer testimin për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrave dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale. Mirëpo ky prototip i testuar i anijes kozmike është përplasur gjatë lëshimit në tokë dhe meqë shpejtësia ka qenë e madhe, pajisja është ndezur në flakë. Читать дальше...
Shtetet e Bashkruara kanë regjistruar 3,054 viktima të reja me koronavirus më 9 dhjetor, njëherësh rekord të ri në periudhë 24-orëshe. Zyrtarët amerikanë pritet të sigurojnë sa më shpejt autorizimin për vaksinën e krijuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas një takimi që pritet të zhvillojë paneli i Departamentit për Ushqim dhe Ilaçe më 10 dhjetor. Britania ka filluar këtë javë regjimin e dy dozave të vaksinave, derisa Kanadaja më 9 dhjetor është... Читать дальше...
Të enjten në Bruksel zhvillohet një takim në mes të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë hollësi rreth këtij takimi, duke u arsyetuar se është në nivel të ekspertëve dhe se BE-ja në raste të tilla nuk jep hollësi. Por, ajo që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian është se temë e takimit të sotëm do të jenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës. Читать дальше...
Mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, ua kanë vështirësuar qasjen për punësim në institucione publike të rinjve shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Një prej tyre është Fismir Jahiu, shqiptar nga Bujanoci, një komunë në jug të Serbisë, i cili ka diplomuar në studimet e nivelit master për Ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Radio Evropa e Lirë e pati intervistuar Jahiun edhe në dhjetorin e vitit 2019, për të njëjtën çështje. Por, ai thotë se edhe pas një viti... Читать дальше...