Pas tre vjetësh të hapjes, restoranti ‘Sonder’ i udhëhequr nga Agnesa Geca, po rrezikon që të falimentojë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. “Tani ka qenë periudha kur ne është dashur të vjelim të mirat e biznesit edhe tash, për shkak të pandemisë, gjithçka është kthyer mbrapsht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Të punësuar në këtë lokal ishin 19 persona. Katër persona janë larguar nga puna, e të tjerët punojnë me orar të shkurtuar, pasi siç thotë Agnesa, e ka të pamundur që t’i sigurojë pagat e plota për të gjithë. Читать дальше...
Pas tre vjetëve të hapjes, restoranti Sonder i udhëhequr nga Agnesa Geca, po rrezikohet të falimentojë si pasojë e pandemisë COVID- 19. Disa punëtorë janë larguar nga puna, e të tjerët punojnë me orar të shkurtuar. Masat kufizuese kanë bërë që të hyrat mujore të jenë për 50 për qind më pak, derisa shpenzimet për mirëmbajtje janë rritur.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se edhe tetë persona të sëmurë me COVID-19, kanë vdekur. Viktimat janë pesë nga Shkupi dhe nga një nga Tetova, Struga dhe Kërçova. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 422, prej tyre vetëm në Shkup janë 170. Sa i përket të infektuarve me koronavirus, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja dhe prej tyre; në Shkup janë 57 raste, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 12 qytete tjera. Instituti... Читать дальше...
Në bazë të rezultateve të Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve, zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, kanë prodhuar më shumë se 30 deputetë shqiptarë. Sipas rezultateve të KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, Lëvizja Besa e cila është në koalicion me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë katër deputetë, Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar, ka siguruar ulëse në kuvend, duke garuar si socialdemokrat. Читать дальше...
Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë vdekur pesë persona që kanë qenë të infektuar me koronavirus, ndërkaq autoritetet kanë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Këto të dhëna dalin nga testimi i 489 mostrave për koronavirus. Përmes një njoftimi për media, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 135. Aty thuhet se rastet me fatalitet kanë pasur sëmundje shoqëruese... Читать дальше...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota është në një “udhëkryq kritik”, teksa bëri thirrje për model të ri në qeverisjen globale, që do të adresonte pabarazitë që janë rënduar nga kriza e pandemisë së koronavirusit. “COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi) është krahasuar me rrezet X, që shfaqin skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”, tha sekretari Guterres. “Po ekspozon gabimet dhe gënjeshtrat kudo në botë: Gënjeshtra se tregjet... Читать дальше...
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi, kanë filluar që të japin rezultate pozitive. Sipas tij, qytetarët ditëve të fundit kanë respektuar masën e mbajtjes së maskave, distancës dhe higjienës personale. “Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e... Читать дальше...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha sot se lideri i Holandës, Mark Rutte është përgjegjës për bllokimin e samitit të Bashkimit Evropian, ku liderët e bllokut, për të tretën ditë me radhë po diskutojnë për buxhetin dhe për një fond të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. “Nuk e di nëse ka arsye personale kryeministri holandez, nëse më urren mua apo Hungarinë, por ai po sulmon shumë ashpër”, u tha Orban gazetarëve në Bruksel. “Nuk më pëlqen t’ia vë fajin dikujt, por ‘holandezi’ (v.j. referencë për Mark Rutte)... Читать дальше...
Egzon Krasniqi, fizioterapeut me profesion, gjatë kohës së pandemisë e ka humbur vendin e punës. Ai ka punuar në Banjë të Pejës. Ka përfunduar fakultetin e mjekësisë, degën e fizioterapisë, dhe i përket komunitetit rom. Vendimi për largimin nga puna, është marrë me arsyetimin se do të bëhet reduktim i stafit. Gjatë kohës së pandemisë si i papunë, nuk ka marrë ndonjë ndihmë financiare nga askush. Egzoni thotë se humbja e punës e ka goditur ekonomikisht, pasi që ka qenë ai që është kujdesur për familjen katër anëtarëshe. Читать дальше...
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga autoritetet që testimet për koronavirus, të bëhen në bazë të nevojave dhe jo në bazë diskriminuese. KMDLNJ përmes një reagimi tha se kupton se për shkak të numrit të vogël të testeve, autoritetet nuk mund të kryejnë testime në shkallë të gjerë. Por, sipas këtij Këshilli, personat që kanë anëtarë të familjes të konfirmuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, duhet të testohen. “Për KMDLNJ është e papranueshme... Читать дальше...
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Republikën Çeke ka arritur rekord të ri. Ministria e Shëndetësisë së Çekisë tha më 19 korrik se 113 raste të reja janë identifikuar. Numri i rasteve aktive tani në këtë shtet ka arritur në 4,764. Në prill, Çekia kishte regjistruar një rekord të rasteve aktive, gjithsej 4,737. Çekia, me 10,7 milionë banorë, që prej fillimit të marsit e deri më tani ka regjistruar 13,885 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ndërkaq, 358 pacientë kanë vdekur... Читать дальше...
Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011. Ideja ka qenë që të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve. Deri te fillimi i bisedimeve ka ardhur pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë –Serbi, të lehtësuar nga BE-ja... Читать дальше...
Provinca perëndimore kineze Xinjiang tha se është në “situatë të luftës” me koronavirusin, teksa është shënuar rritjen e numrit të rasteve të reja. Autoritetet në Xinjiang kanë raportuar për 17 raste të konfirmuara dhe 23 persona pa simptome më 19 korrik. Ndërkaq, 269 persona janë vendosur nën vëzhgim. Zyrtarët në Urumqi, që është kryeqyteti i këtij rajoni, tha se kanë futur qytetin në izolim që prej 16 korrikut, kur u regjistrua një rritje e numrit të rasteve të reja. Në këtë qytet po ashtu... Читать дальше...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen të dielën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1,85 trilion eurove. Ky do të jetë takimi i tretë i liderëve të BE-së, pasi në dy ditët paraprake, ata dështuan që të arrinin një pajtim. Zyrtarët thonë se arritja e marrëveshjes duhet e largët teksa liderët e 27 vendeve do të takohen në Bruksel, ku fillimisht kishin paraparë të mbanin një samit dyditor, por për shkak se nuk arritën pajtim për buxhetin... Читать дальше...
Besë Zogu është në mesin më shumë se 300 mjekëve dhe infermierëve që punojnë si vullnetarë në klinikat dhe ambulancat e Kosovës që merren me personat e sëmurë me COVID-19. Ajo tregon sa e vështirë është një ditë afër të sëmurëve dhe mundësisë për t’u infektuar edhe vetë.