Мы в Telegram
Добавить новость

Игру «Юнармия, вперед!» провели в Подмосковье

В Серпухове прошел «Диктант Победы»

В Москве из-за репетиции парада Победы ограничили движение на ряде улиц

Жители и гости Подмосковья написали «Диктант Победы» на уникальных площадках региона

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июль
2020

Новости за 03.07.2020

Evropaelire.org 

Dhjetëra të vdekur nga përplasja e trenit me furgon në Pakistan

Së paku 22 njerëz humbën jetën dhe disa u plagosën, pasi një tren goditi një furgon që bartte pelegrinë të komunitetit Sikh, në verilindje të Pakistanit. Zyrtarët thanë se përplasja ka ndodhur të premten pranë qytetit Sheikhupura, të provincës Punxhab. Policia tha se pelegrinët ishin banorë të qytetit veriperëndimor të Peshauarit, ku jeton shumica e afro 40,000 anëtarëve të pakicës Sikh të Pakistanit. Sipas raporteve të disa mediave, të gjitha viktimat - në mesin e tyre gra dhe fëmijë - i përkisnin së njëjtës familje. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Kosovë, 117 të shëruar nga koronavirusi dhe 114 raste të reja

Në Kosovë u regjistruan të premten 114 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rastet e reja rezultuan nga 304 mostra të testuara. Numri më i madh i tyre, 35, është në Komunën e Ferizajt, pastaj vjen Komuna e Prishtinës me 17 raste, Komuna e Mitrovicës 9 raste, Komuna e Pejës 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 9 raste, Komuna e Prizrenit 8 raste, Komuna e Gjakovës 7 raste, Komuna e Rahovecit 5 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Vitisë 3 raste... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Anglia heq karantinën për disa vende, jo për Kosovën

Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të vendeve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend. Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik. Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli. Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Disa muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar asnjëherë për ilaçin Remdesivir. Por, ky emër u përfshi në titujt e lajmeve në tërë botën, pasi hulumtimet fillestare treguan se mund të ketë një efekt të dobishëm te rastet e rënda të pacientëve me sëmundjen COVID-19. Ilaçi antiviral u përmend sërish në lajme këtë javë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se po blinin pothuajse të gjitha rezervat aktuale të tij.   Çka është Remdesiviri? Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin nënshkruan dekretin për ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale. Sipas dekretit të nënshkruar të premten, ndryshimet do të hyjnë në fuqi të shtunën, më 4 korrik. "Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe, në përputhje me këtë vendim, unë kam nënshkruar një dekret për publikimin zyrtar të kushtetutës me ndryshime", tha Putin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në rajon, qindra raste të reja me koronavirus dhe dhjetëra viktima

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, arrin në 298. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet po ashtu se autoritetet kanë identifikuar 309 raste të reja pozitive nga mostrat e testuara në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë në Serbi, në mes të marsit, 15,504 persona janë infektuar me koronavirus. Në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Profesori suedez: Imuniteti ndaj COVID-19 mund të jetë më i lartë seç mendohet

Një studim i kryer nga Instituti Karolinksa në Suedi tregon se njerëzit që nuk kanë antitrupa të koronavirusit, mund të kenë imunitet me qelizat T, të cilat i identifikojnë dhe i vrasin qelizat e infektuara. Studimi ka përfshirë rreth 200 persona. Njëri nga bashkautorët e tij, Hans-Gustaf Ljunggren, thotë se imuniteti me qeliza T duket se është shumë jetëgjatë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ljunggren, profesor i Mjekësisë së Infeksionit në Institutin Karolinska, thotë se qelizat T po ashtu çojnë më pranë imunitetit të tufës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kim lavdëron “suksesin e ndritshëm” në luftën kundër COVID-19

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e përshëndeti, siç tha, “suksesin e ndritshëm” të vendit të tij në luftën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Kim tha se vendi i tij “ka parandaluar sulmin e virusit malinj dhe ka ruajtur një situatë të qëndrueshme”, raporton agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA. Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë dhe ka vendosur mijëra njerëz në izolim, gjashtë muaj më parë, kur virusi ka nisur të përhapet në botë. Ajo thotë se nuk ka raste të të infektuarve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e hapur me vendet e rajonit

Maqedonia e Veriut nuk do t’i mbyllë kufijtë më Serbinë dhe Kosovën pasi Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk ka miratuar asnjë propozim për këtë çështje, edhe pse një gjë e tillë ishte paralajmëruar gjatë ditës së enjte. Në mbledhjen e Komisionit ka pasur qëndrime të ndryshme mes anëtarëve të tij dhe madje sipas informatave jozyrtare, disa anëtarë propozimin për të hapur debat për këtë çështje e kanë cilësuar më tepër si të motivuar politikisht. Se nuk do të ketë mbyllje të kufijve, e konfirmoi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjendje e jashtëzakonshme në Beograd për shkak të koronavirusit

Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria njoftoi të premten se veshjen e maskave e ka bërë të detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik. Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë. Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron emëron Jean Castex kryeministër të Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit. Vendimi është pjesë e një riorganizimi qeveritar. Castex, 55 vjeç, ka shërbyer gjithashtu si president i Agjencisë Kombëtare të Sporteve në Francë dhe ka mbikëqyrur përgatitjet për Lojërat Olimpike të "Paris 2024". Pallati Elysee njoftoi emërimin më 3 korrik, vetëm disa orë pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Remdesivir - ilaçi i parë i autorizuar kundër COVID-19

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.  Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit. Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së. "Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bajrami: Nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët

Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, pa rishikim të buxhetit i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Në Pakon Emergjente Fiskale – e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh –ndër të tjera është paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj (prill dhe maj). Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kritikojnë arrestimet e fundit në Hong Kong

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim për dispozitat e "paqarta dhe tepër të gjera" në ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun, të cilat “mund të çojnë në interpretime arbitrare dhe ndjekje penale të aktivistëve, duke shkelur lirinë e tubimit dhe të të shprehurit”. "Ne jemi të alarmuar me arrestimet e fundit që janë bërë në bazë të këtij ligji" tha zëdhënësi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Rupert Colvil. Më 30 qershor, Kina miratoi një ligj të sigurisë kombëtare për Hong Kongun... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hoti në Tiranë, diskutohen projekte “ambicioze”

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka vizituar të enjten Shqipërinë, ku u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij në Tiranë, Edi Rama.  Në konferencën e përbashkët për media, kryeministrat e dy shteteve thanë se gjatë takimit të tyre folën për institucionet e vendeve, raportet me Bashkimin Evropian, dialogun e Kosovës me Serbinë dhe vendosën theks të veçantë në disa marrëveshje të mundshme mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë tha se kishte diskutuar me homologun e tij... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në QKUK po trajtohen 141 pacientë me COVID-19

​Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se, në repartet e saj, janë të shtrirë 141 pacientë me sëmundjen COVID-19. “Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19, në pulmologji 20 pacientë kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet në njoftim. Në Klinikën Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. ​“Prej tyre, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritje e numrit të të infektuarve në 40 shtete amerikane

Në Shtetet e Bashkuara është rritur në mbi 55 mijë numri i rasteve ditore të të infektuarve me koronavirusin e ri. Kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre. Katër shtete - Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi - raportuan për 25,000 raste të reja. Shtete të shumta kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dorëhiqet kryeministri francez

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron. Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar. Macron do të emërojë një kryeministër të ri "brenda disa orësh", thuhet në deklaratë. Nuk është ende e qartë nëse kryeministrit Philippe do t’i besohet sërish formimi i qeverisë së re. Masa e Macronit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi

Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i udhëheqjes Saudite. Ai shkruante për gazetën amerikane Washington Post. Në shkrimet e tij Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman. Khashoggi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018. Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja "e shqetësuar" për ushtrimet ushtarake kineze

Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se ishte "i shqetësuar" për ushtrimet ushtarake kineze rreth një arkipelagu të diskutueshëm në Detin Jugor Kinez, duke vënë në dukje se manovrat do të "destabilizojnë më tej" rajonin. "Departamenti i Mbrojtjes është i shqetësuar për vendimin e Kinës për të zhvilluar ushtrime ushtarake rreth Ishujve Paracel", tha Pentagoni në një deklaratë. Aktivitetet "destabilizojnë më tej situatën" në zonën e pretenduar nga Kina, Vietnami dhe Tajvani, thuhet në deklaratë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Teksasi e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, ka urdhëruar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse në publik, pasi rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në këtë shtet amerikan. Teksasi arriti një rekord të rasteve me COVID-19, pasi vetëm të mërkurën u konfirmuan më shumë se 8,000 të infektuar me koronavirus. "Mbajtja e maskës në fytyrë do të na ndihmojë të mbajmë Teksasin të hapur për biznes", tha Abbott, pasi njoftoi për vendimin. Banorët që refuzojnë të vendosin maskën do të përballen me gjobë deri në 250 dollarë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Infermierja në frontin e luftës me koronavirus

Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, u detyrua të qëndrojë tre muaj në një banesë me qira larg prindërve me të cilët jeton, nga frika se mund të infektohej me koronavirus dhe mund ta bartë atë tek familja e saj.  Ajo tash ka filluar të udhëtojë për në Vushtrri prej nga vjen, por thotë se frika vazhdon të jetë e pranishme. “Virusi nuk është gënjeshtër. Po shoh komente në rrjetet sociale që e thonë këtë, por jo, nuk është ashtu. Sikur ata të shohin gjendjen në Klinikën infektive siç ne personeli e shohim... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Мексиканская драма «Стыд» завоевала «Золотого Святого Георгия» на ММКФ

Арестован получивший взятку от подозреваемого в убийстве Ковалева сотрудник ДПС

Жители и гости Подмосковья написали «Диктант Победы» на уникальных площадках региона

Подозреваемый по делу о теракте в «Крокусе» был задержан за хулиганство

Музыкальные новости

Школьники могут принять участие в конкурсе видеороликов «Байкал без пластика»

ВСГ, ГМТ и платежная дисциплина. Совет директоров Газпрома рассмотрел ряд важных вопросов

Генерал-полковник Алексей Воробьев высоко оценил подготовку кинологов Росгвардии к предстоящим соревнованиям по профессиональному многоборью

Военные следователи провели в Судаке проверку лиц, не вставших на воинский учет

Новости России

Мексиканская драма «Стыд» завоевала «Золотого Святого Георгия» на ММКФ

В Серпухове прошел «Диктант Победы»

Лучшим фильмом основного конкурса ММКФ-2024 назвали картину «Стыд»

В Москве из-за репетиции парада Победы ограничили движение на ряде улиц

Экология в России и мире

Благотворительный фонд «Гольфстрим» отмечает 13-летие и запускает акцию «Семья это - ...»

Морской кокос во благо красоты

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ

Спорт в России и мире

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку

Moscow.media

"Ущерба машине на несколько сотен тысяч рублей"

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград

Военные следователи провели в Судаке проверку лиц, не вставших на воинский учет











Топ новостей на этот час

Rss.plus






МТС-банк разместился по-частному // Институциональные инвесторы пока не проявили интереса к акциям

Игру «Юнармия, вперед!» провели в Подмосковье

Отпустившего за взятку фигуранта дела об убийстве инспектора ГИБДД уволили

Лучшим фильмом основного конкурса ММКФ-2024 назвали картину «Стыд»