Vulin: Ushtria e Kosovës do të kërcënonte paqen në Ballkan
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Kosova nuk mund të ketë ushtri dhe se "formacioni i tillë ilegal i armatosur" do të përbënte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Duke komentuar deklaratën e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, se askush nuk ka të drejtën e vetos mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe se vendi i tij do ta mbështesë këtë transformim, Vulin tha se ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë. Читать дальше...