Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Juncker: Britania do të pendohet për Brexit-in

Mbretëria e Bashkuar "do të pendohet" për largimin nga Bashkimi Evropian, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.


Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.


Ai tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së "të bien viktimë e Brexit-it" dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre.


"Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t'u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t'i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë", tha Juncker.


Ai po ashtu i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May, të japë "më shumë qartësi se si Mbretëria e Bashkuar e sheh marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në".


Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019. Ajo e ka marrë këtë vendim në një referendum të mbajtur në vitin 2016.


Ritmi i negociatave midis Britanisë dhe BE-së ka ngecur për shkak të tregtisë dhe Irlandës Veriore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus