Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lavrov: Rusia s'është fajtore për helmimin e Skripalit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.


"Rusia nuk është fajtore", tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.


Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi.


Lavrov e bëri të qartë se Moska nuk do të plotësojë kërkesën e Britanisë për shpjegime deri në fund të ditës.


Duke folur një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ka "shumë gjasa" që Rusia të qëndrojë prapa helmimit, shefi i mbikëqyrësit të armëve kimike globale tha se është "jashtëzakonisht shqetësuese që agjentët kimikë ende përdoren për të dëmtuar njerëzit".


"Ata që gjenden përgjegjës për këtë përdorim, duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre", tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu.


Sergei dhe Yulia Skripal janë gjetur pa vetëdije jashtë një qendre tregtare në qytetin Sallsbëri të Britanisë, më 4 mars. Ata janë dërguar në spital, ku vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike.


Polici që i është përgjigjur i pari incidentit është po ashtu në gjendje të rëndë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus