Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se është “shumë afër” arritja e një marrëveshjeje për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidenti amerikan tha se kishte shpresë se disa nga pengjet do të kthehen në familjet e tyre “shumë shpejt”. “Ne tani jemi shumë, shumë afër. Ne mund të kthejmë në shtëpi shumë shpejt disa nga pengjet”, tha Biden. “Për momentin, gjërat po duken mirë”, shtoi ai. Читать дальше...