Javët e fundit, fermerët kanë protestuar nëpër disa vende, si në Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Holandë, Poloni dhe Rumani. Në shumicën e vendeve, fermerët thonë se nuk paguhen sa duhet, janë të mbytur nga taksat, burokracitë dhe rregullat e tepërta mjedisore dhe konkurrenca e padrejtë.