Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës të dielën kundër planeve të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për t’i amnistuar separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre për një mandat të ri në Qeveri. Të enjten, Qeveria arriti marrëveshje me partinë separatiste katalanase, Junts, e cila përfshin edhe miratimin e një ligji kontestues për t’i amnistuar të dënuarit për tentimin e Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja më 2017. Kjo marrëveshje e tronditi vendin, dhe konservatori... Читать дальше...
Me iniciativë të organizatës “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, nga muaji dhjetor fillon zbatimi i sistemit alarmues Amber Alert - Më gjej, për gjetjen e shpejtë të fëmijëve të zhdukur. Sistemi për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të humbur, shihet si shpresë edhe për fëmijët që tashmë një kohë të gjatë janë të zhdukur, duke i njoftuar qytetarët përmes më shumë mjeteve, si elektronike, ashtu edhe institucionale. “Do të përfshihen shumë institucione, si bankat: fotografia e një fëmije... Читать дальше...
Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg – njëri prej figurave kryesore të vendit në kohën pas komunizmit - ka vdekur të dielën në moshën 85-vjeçare, njoftuan zyrtarët çekë. Schwarzenberg e kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008. Schwarzenberg kishte shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe në Kosovë shihej si një mik i vendit. Читать дальше...
Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale. Dilshod Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale - anëtarë të së cilës zënë pozita politike dhe biznesore me ndikim apo fitimprurëse në regjimin klanor - të postuar në rrjetin social Instagram. Ai u dënua më 26 tetor për "fyerje apo përgojim të presidentit në publik". Читать дальше...
Ushtria e Izraelit tha se është e gatshme për t’i evakuuar foshnjat nga spitali më i madh dhe kryesor i Rripit të Gazës të dielën, ku zyrtarët palestinezë thanë se dy foshnje të porsalindura vdiqën dhe dhjetëra të tjera janë në rrezik, pas harxhimit të karburantit. Autoritetet kufitare të Gazës thanë se pikëkalimi Rafah për në Egjipt do të mbetet i hapur për njerëzit me pasaporta të huaja, teksa situata humanitare po përkeqësohet. Jordania, ndërkohë, hodhi nga ajri ndihma edhe të dielën në një spital fushor në këtë enklavë. Читать дальше...
Muret, shkallët dhe disa dyer e dritare i kanë rezistuar zjarrit të madh, ndoshta për të mbetur dëshmia e vetme për vjetërsinë qindravjeçare të objektit. Kulmi, i cili dikur ishte i mbuluar me tjegulla tradicionale, nuk shihet më. Aty kanë mbetur vetëm drunjtë që shpërfaqin vjetërsinë dhe veçantinë e objektit. Struktura nuk ka humbur, vërehet stili osman i ndërtimit mbi themelin me gurë. Kjo është shtëpia e familjes Koroglu, e cila besohet të jetë ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX. ... Читать дальше...