Ushtria e Izraelit tha se i ka “eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar Qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon. Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtës të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha të enjten vonë se “trupat e IDF-së e kanë kompletuar rrethimin e Qytetit e Gazës, i cili është vatra kryesore e organizatës terroriste të Hamasit”. Ushtria izraelite... Читать дальше...
Së paku shtatë njerëz kanë vdekur dhe disa ta tjerë janë lënduar si pasojë e erërave të forta rekorde në Francë dhe përgjatë pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, pasi stuhia Ciaran goditi gjatë natës së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes. Erëra me shpejtësi më të lartë se 190kmh u regjistruan në bregdetin atlantik të Francës, duke nxjerrë pemët me gjithë rrënjë dhe duke dëmtuar shtëpi. Dy persona vdiqën dhe 16 të tjerë u lënduan në perëndim dhe veri të Francës, njoftuan autoritetet. Shtatë prej të lënduarve ishin punonjës emergjentë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të enjten se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në 24 orët e fundit. Njëra nga shkollat e prekura ishte në kampin e refugjatëve Xhabalia “pas dy ditëve të bombardimeve të mëdha në këtë zonë”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Shkollat e tjera të goditura ishin një në Shati dhe dy të tjera në Bureij, sipas saj. “Në jug, dy shkolla të shndërruara në strehimore në kampin e refugjatëve Bureij u dëmtuan. Читать дальше...
Katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, Mali i Zi për 24 orë u bë edhe me kryeministër, edhe me kryetar parlamenti. Në fillim të negociatave, kryeministri Millojko Spajiq nuk u pajtua që në paketën e marrëveshjeve për Qeverinë, të përfshihen partitë e Frontit Demokratik pro-rus (DF), të cilat ishin të padëshirueshme edhe për partnerët perëndimorë - para së gjithash për Shtetet e Bashkuara. Përveç Beogradit zyrtar, për hyrjen e DF-së në Qeveri u angazhua edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë t’i largojnë nga Rripi i Gazës 74 amerikanë me dyshtetësi, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pasi nisi evakuimi nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah. “Lajm i mirë, ne i nxorëm sot [nga Gaza] 74 amerikanë me dyshtetësi”, tha presidenti Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Biden kishte thënë se qytetarët amerikanë do të mundë të fillonin të largoheshin nga Gaza të mërkurën. Gaza, një vend i vogël mesdhetar, po përballet... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se propozimi për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Osmani i bëri këto komente gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës. “Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive... Читать дальше...
Hapja e pikëkalimit kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, ka mundësuar largimin e mbi 400 shtetasve të huaj dhe atyre me shtetësi të dyfishtë nga Gaza, ndërkohë që ushtria izraelite po vazhdon operacionet ushtarake nga ajri dhe toka kundër grupit militant palestinez Hamas. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)
Deklaratë pjesërisht e vërtetë
Njohja de facto e Kosovës është ajo që pritet nga Serbia. Mesazhe të tilla iu dërguan ditëve të fundit nga disa adresa evropiane - fillimisht nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e më pas edhe nga presidentja e Komisionit Evropian. Toby Vogel, nga Këshilli joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky është një ashpërsim i fjalorit nga ana e Bashkimit Evropian. “Njohja de facto nuk është thënë në mënyrë eksplicite më herët, por ka... Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës. “Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiqi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten. Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t'i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare. Partitë... Читать дальше...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten ka hedhur poshtë propozim-ligjin për amnisti të propozuar nga Qeveria, që parashikonte lirimin nga burgu të personave të dënuar deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitonin ulje të dënimit prej 30 për qind. Kundër propozimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë votuar 66 deputetë, ndërsa 17 ishin për nisjen e debatit dhe miratimin e ligjit. Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u... Читать дальше...
Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar dhe më pas të liruar. Dyshime për inskenim. Kjo është historia që e përcjell një kafene të vogël në qytetin e Pejës, të quajtur “Panda”. Sot, 25 vjet më vonë, lokali mban ende gjurmët e një krimi ‘pa autor’. (Kontribuuan: Iva Martinoviq, Nevena Bogdanoviq, Sllaven Milush, Dragan Kostiq, Ibrahim Berisha)
Irani po kryen ekzekutime “në një shkallë alarmuese” dhe vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti ka vrarë të paktën 419 persona, u tha në raportin e ri të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Sipas këtij raporti, në Iran ka pasur rritje të dënimeve kapitale për 30 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e ekzekutimeve është rritur shumë, veçmas pas nisjes së protestave në Iran të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në... Читать дальше...
Asnjë rast i sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, që ndodhën në muajt maj dhe qershor të këtij viti, nuk është duke u gjykuar. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), 30 sulme të tilla u regjistruan në atë zonë të banuar me shumicë serbe nga 60 gjithsej, sa u raportuan deri më tash këtë vit në të gjithë territorin e Kosovës. “Ne e dimë se disa prej sulmuesve me maska që i kanë sulmuar gazetarët në veri, janë identifikuar, janë arrestuar, por më vonë janë liruar nga organet e Kosovës. Читать дальше...
Më shumë se 3.600 fëmijë palestinezë janë vrarë në 25 ditët e para të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Ata janë goditur nga sulmet ajrore, nga raketat e lëshuara gabimisht nga militantët, janë djegur nga shpërthimet dhe janë shtypur nga rrëzimi i ndërtesave, tha ministria. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, në mesin e viktimave ka të porsalindur dhe fëmijë të vegjël. Pothuajse gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Rripin... Читать дальше...
AP Delegatët nga 28 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, u pajtuan që të punojnë së bashku që t’i frenojnë rreziqet potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në inteligjencën artificiale. Në Londër është mbajtur disa e parë e samitit për mbrojtje nga inteligjenca artificiale, zhvilloi punimet u mbajt në Londër. Takimi u fokusua në avancimet, që disa shkencëtarë thanë se mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit. Kryeministri britanik, Rishi Sunak... Читать дальше...
Mbi 165.000 afganë janë larguar nga Pakistani gjatë këtij muaji, që kur Islamabadi lëshoi një ultimatum për 1.7 milion persona që të largohen ose do të përballen me arrestim apo dëbim, thanë zyrtarët më 2 nëntor. Shumica janë larguar ditëve të fundit, pasi afati i fundit ishte më 1 nëntor dhe policia nisi të hapte dhjetëra qendra të ndalimit për të dërguar afganët e arrestuar. Zyrtarët në pikën kufitare Torkam në provincën Kiber Paktunkva, punuan në orët e mëngjesit të së enjtes në mënyrë që... Читать дальше...
Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës. Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej. Читать дальше...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duhet të ketë një “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas, pasi fjalimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor u ndërpre të mërkurën mbrëma nga një protestuese që bëri thirrje për armëpushim. “Mendoj se na duhet një pauzë”, tha Biden. Kjo deklaratë paraqet ndryshim në qëndrim, pasi Biden dhe ndihmësit e tij, gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme kanë qenë të palëkundur në deklarimet e tyre se nuk do të diktojnë se si izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre... Читать дальше...
Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, tha të mërkurën se kishte rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump gjatë dëshmisë së tij në gjyqin ku ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim financiar. Trump dhe kompania e tij akuzohen se i kishin fryrë vlerat e aseteve të kompanisë për të siguruar hua të favorshme nga bankat. Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë nga fëmijët e rritur të Trumpit që dëshmon. Читать дальше...