Një sulm vdekjeprurës ajror ndaj një spitali në Rripin e Gazës të martën vonë, ku po shëroheshin të plagosur dhe po strehoheshin shumë palestinezë, është dënuar ashpër. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e këtij sulmi, për të cilin e ka fajësuar Ushtrinë e Izraelit. Izraeli i ka mohuar akuzat se e ka bombarduar spitalin. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Joseph Borrell, tha të martën vonë se sulmi ndaj spitalit Al-Ahli e “shton... Читать дальше...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se Ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP). Nëse konfirmohet, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli... Читать дальше...
Anëtarët e Qeverisë majtiste të Spanjës e kanë kritikuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, duke nxitur mosmarrëveshje mes dy vendeve. Madridi zyrtar i ka hedhur poshtë si “të pavërteta” akuzat e Ambasadës së Izraelit në Spanjës se disa prej anëtarëve të Qeverisë spanjolle janë rreshtuar krah për krah me terrorizmin duke bërë “deklarata të turpshme”. “Qeveria spanjolle i hedh poshtë kategorikisht të pavërtetat që përmban komunikata e Ambasadës së Izraelit për disa prej anëtarëve të saj”... Читать дальше...
Gjykata Penale e Shkupit të martën e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për ndërprerjen e procesit gjyqësor për “aferën e përgjimeve”, për shkak të vjetërsimit të lëndës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të cilat parashikojnë lehtësira për një sërë veprash që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare. Ky vendim nënkupton se do të lihen të lirë ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut... Читать дальше...
Fillimi i çdo muaji e gjen një 26-vjeçar nga Suhareka në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë, duke aplikuar për vizë pune. Këtë procedurë ai e ka ndjekur që 20 muaj, por... pa fat. “Jo vetëm që bëhet bajat, por nganjëherë edhe harroj të aplikoj [ditën e parë]. Pastaj, të bëhet rutinë. Janë datat e caktuara kur duhet të aplikosh dhe e kryen”, thotë ai. Dikur në dy javët e para të çdo muaji - sa është thirrja e hapur për aplikim - ai thotë se i dedikon rreth 15 minuta kohë për ta kryer aplikimin. Читать дальше...
“Varfërinë e ndiej në palcë, ajo është bërë fryma që më helmon”, thotë Borko, 70-vjeçar, i cili nuk ka pension pasi nuk ka pasur punë të rregullt. Borko nuk gëzon as ndihmë sociale, pasi, thotë se i është refuzuar për shkak të dokumentacionit të pakompletuar. “Jetoj nga dita në ditë. Mund të them se mbijetoj nga zori. Nuk kam kurrfarë të ardhurash. Nuk kam asnjë kualifikim, andaj edhe nuk më angazhon askush në punë”, thotë Borko për Radion Evropa e Lirë. Ai është në mesin e 80 mijë personave... Читать дальше...
AP Jeta normale në Izrael është ndërprerë që kur Hamasi kreu sulme më 7 tetor. Tani, shteti është jashtëzakonisht i përqendruar në tri qëllime: kujtimin e të vdekurve, luftimin kundër militantëve në Gazë dhe shpëtimin e dhjetëra pengjeve. Shkollat në mbarë vendin janë mbyllur. Rrugët kryesore janë pothuajse të zbrazura. Shumë dyqane dhe biznese janë mbyllur, përderisa punëtorët janë thirrur që t’iu bashkohen forcave rezervë të ushtrisë. Fortifikimet e teknologjisë së lartë u shembën brenda... Читать дальше...
Rikthimi i “terrorizmit islamist” përbën një kërcënim për të gjitha kombet evropiane, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në Shqipëri të martën. "Mjerisht ne e pamë atë dje në Bruksel: të gjitha shtetet evropiane janë të cenueshme. Dhe, në fakt ka një rikthim të këtij terrorizmi islamist, dhe të gjithë ne jemi të pambrojtur," tha Macron, duke iu referuar një sulmi në të cilin u vranë dy tifozë suedezë të futbollit në kryeqyteti belg, Bruksel. Personi i dyshuar për vrasjen... Читать дальше...
Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën. Përderisa për shumë media në Kosovë Macroni “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën kur tha të martën në Tiranë se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Читать дальше...
Policia në Belgjikë ka qëlluar për vdekje një ekstremist të dyshuar nga Tunizia, të akuzuar për vrasjen e dy tifozëve suedezë të futbollit gjatë të shtënave në rrugët e Brukselit një natë më parë. Pas orësh ndjekjeje në kryeqytetin belg, ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter, se “sulmuesi i sulmit terrorist në Bruksel është identifikuar dhe ka vdekur”. Ajo falënderoi shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë të Belgjikës, por edhe Zyrën e Prokurorit Publik... Читать дальше...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një "gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën". “Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron. Читать дальше...
Presidenti e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Tiranë ka thënë se pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i dënojë prerazi sulmet në Banjskë. Më 24 shtator në Banjskë në një sulm nga një grup i armatosur serbësh u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Kurse në përleshjet që pasuan, u vranë tre sulmues. Macron ka thënë se ka ndjekur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës. “Siç e dini, ne... Читать дальше...
Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan se kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, nën disa kushte. Në maj të vitit 2022, Gucati së bashku me zëvendësin e tij në OVL-UÇK u dënuan me katër me katër vjet e gjysmë burim për akuzat për pengim të drejtësisë. Më pas Apeli ua ulin dënimet për tre muaj. Që të dy u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që atëherë gjendeshin në mbajtje në Hagë. Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Gjatë një konference për media, Osmani tha se shteti i saj po kërkon që blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje. Читать дальше...
Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kërkesën e qytetarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato kosovare. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se me këtë kërkesë u janë drejtuar qindra qytetarë. “Pres që shpejt të marrim përgjigje nga MPB-ja. Presim një përgjigje pozitive”, ka thënë Elshani. Bëhet... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës më 8 prill 2022 i kishte dërguar propozimin Presidencës me emrin e Isufajt. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Osmani renditi disa shkelje ligjore, që tha se janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, prandaj ajo ka marrë vendim që të mos e dekretojë atë. Presidentja tha se i ka kërkuar Këshillit Prokurorial që të propozojë një emër tjetër për këtë post... Читать дальше...
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka konfirmuar të martën se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne... Читать дальше...
Ushtria izraelite tha se ka vrarë katër militantë që kishin të veshur jelekë me eksplozivë, e të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në Izrael nga Libani, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee. Një video e incizuar nga një dron vëzhgues i ushtrisë izraelite, që është bërë publike, ka shfaqur militantët afër murit ndarës, përpara se ata të sulmoheshin. Asnjë grup në Liban nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani. Javën e kaluar, militantët nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik, në jug... Читать дальше...
Palestinezët në Gazë mëngjesin e së martës kanë raportuar për granatime të ashpra në qytetet jugore të Kan Younis dhe Rafah, ku Izraeli ka urdhëruar civilët që të evakuohen. Bombat izraelite kanë goditur juglindjen e Kan Younisit dhe perëndimin e Rafahut, sipas raporteve lokale. Mijëra persona që po tentojnë të largohen nga Gaza janë mbledhur në Rafah. Aty gjendet pikëkalimi i vetëm kufitar që lidh këtë territor me Egjiptin. Ndërmjetësit ndërkombëtarë po bëjnë presion që të arrihet një marrëveshje... Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të zhbllokojnë dërgesat me ndihmë për civilët në Gazën e rrethuar pas sulmit brutal të militantëve të Hamasit, përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do të vizitojë Izraelin dhe Jordaninë. Punëtorët e ndihmës kanë paralajmëruar se jeta në Gazë është afër një kolapsi të plotë për shkak të rrethimit izraelit, përderisa qindra mijëra persona po kërkojnë strehim, furnizimet me ujë dhe energji janë duke u pakësuar në spitale. Në pikëkalimin në Rafah ... Читать дальше...
Reuters Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendeve mike, duke i kaluar paratë e gatshme nëpër tunelet e Gazës, apo duke i përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve. Megjithatë, Hamasi, i cili e udhëheq Rripin e Gazës, do të përballet me pengesa edhe më të mëdha për sigurimin e fondeve, pas sulmit të tërbuar të militantëve të vet të cilët i vranë qindra izraelitë, kryesisht civilë. Читать дальше...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se e vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian (BE), pasi e nisi një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri të hënën vonë. Ai mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së hënës, ku ia dhuroi një dekoratë të lartë të Republikës së Francës "Oficer i Madh i Legjionit të Nderi" shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Në pritjen e vecantë të organizuar në nder të tij në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin shqiptar, Macron tha se gjendet në... Читать дальше...