Mosemërimi i drejtorit të ri të Agjencisë Teknike dhe Operative (ATO) ka nxitur polemika në Maqedoninë e Veriut, nëse kjo agjenci është vërtet funksionale dhe nëse po e shkel masën e vëzhgimit të komunikimeve elektronike mes qytetarëve. ATO është pa udhëheqës pothuajse tash e një muaj, pasi drejtorit të deritanishëm Zoran Angellkovskit i mbaroi mandati pesëvjeçar dhe i fundit më 7 shtator. Agjencia Teknike Operative është nja institucionet kyçe në zinxhirin e sigurisë dhe antikrimit në Maqedoninë e Veriut. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë shqiptare kanë marrë kërcënime me jetë. Reagimi i tyre vjen pas raportimeve në media shqiptare se një bashkëpunëtor i drejtësisë ka rrëfyer se një “prej bandave kriminale që vepron në Lushnje ka bërë plane për të vrarë dy prokurore dhe një avokat.” Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha të mërkurën në një reagim se “një sistem drejtësie që funksionon pa frikë... Читать дальше...
Biznesmeni Zvonko Vesellinoviq ka dhënë një deklaratë në policinë e Beogradit në lidhje me pretendimet se ai dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së inspektorëve policorë Sllobodan Millenkoviq dhe Dushan Mitiq, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) më 4 tetor. Në vitin 2019, Millenkoviq dhe Mitiq zbuluan një plantacion të marihuanës në pronën bujqësore "Jovanjica" dhe janë dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër pronarit të saj, Predrag Koluvije. Vesellinoviq... Читать дальше...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Siç tha ai, qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë. Hoxha bëri të ditur... Читать дальше...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i bëri thirrje të mërkurën Maqedonisë së Veriut për një proces transparent dhe të ligjshëm në miratimin e ligjit për amnistinë, duke thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për një ligj të tillë. Qeveria maqedonase e dërgoi të martën në Parlament projektligjin për amnistinë, i cili ka nxitur polemika të shumta edhe mes vetë koalicionit qeveritar. “Më e rëndësishmja për SHBA-në dhe ambasadën është që procesi të jetë transparent... Читать дальше...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën në lexim të parë një projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF, pas shumë përpjekjeve. Projektligji i mori votat e shumicës dërrmuese të 63 deputetëve të pranishëm në seancë, derisa një deputet votoi kundër dhe katër të tjerë abstenuan. Ai duhet të votohet edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj. Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës IVF në klinikat publike. Читать дальше...
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Z.V., i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Aktakuza është ngritur për shkak të veprës penale ‘krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit Penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”... Читать дальше...
Republika e Çekisë dhe Polonia kanë ndërmarrë veprime të bashkërenduara më 3 tetor për rritjen e kontrolleve përgjatë kufijve të tyre me Sllovakinë, për ta frenuar emigrimin e jashtëligjshëm dhe kontrabandën. Austria i ndoqi hapat e tyre pak më vonë. Kontrollet, të cilat e kanë zemëruar Sllovakinë, filluan sot dhe do të zgjasin 10 ditë. Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë qenë aleatë në kundërshtimin e planeve të Bashkimit Evropian për emigrimin, siç janë kuotat, në të kaluarën. Читать дальше...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk beson se merr fund me deklarimin e ish - nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin. “Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ata që mbajnë përgjegjësi për sulmin duhet të mbahen përgjegjës. Читать дальше...
Banorët e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit po përpiqen t’i kthehen normalitetit, pas incidentit ku sulmues të armatosur u përleshën me Policinë e Kosovës. Lëvizjet e banorëve janë të pakta në fshat, ndërsa shumë biznese nuk janë hapur. Policia vazhdon të jetë e pranishme në fshat, ashtu sikurse edhe ndjenja e pasigurisë dhe e ndrojtjes te qytetarët.
Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë këtë vit tre shkencëtarëve për punën e tyre për krijimin e atyre që njihen si pika kuantike. Njerëzit i kanë parë këto kristale të vogla në televizionet e tyre QLED, kur nanopjesët krijojnë ngjyra. Ato përodren edhe në imazhet mjekësore për t’i udhëzuar kirurgët, më pas në shënjestrim më të mirë të ilaçeve për kancer dhe në panele solare. Fituesit Moungi G. Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov, do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh. Emrat e tyre... Читать дальше...
Reuters Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka shkarkuar për herë të parë në histori kryetarin e saj, Kevin McCarthy, përmes një votimi historik të mosbesimit. Në këtë tekst mund ta kuptoni se çfarë ndodh tash. A ekziston pozita e ushtruesit të detyrës? Menjëherë pas votimit të së martës, me 216 vota për shkarkim dhe 210 kundër, përfaqësuesi i republikanëve Patrick McHenry, aleat i McCarthyt, është emëruar si ushtrues detyre për një periudhë shumë të shkurtër. Pozita e ushtruesit të detyrës është e zbehtë... Читать дальше...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve. “Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiq për Televizionin serb Prva. Читать дальше...
Që Serbia ta dorëzojë Millan Radoiçiqin dhe të përfshirët e tjerë të dyshuar në sulmin në Banjskë - ashtu siç bëjnë thirrje autoritetet e Kosovës - organet e drejtësisë duhet t’i kalojnë disa procedura, por edhe atëherë “gjasat janë të vogla”. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, do të mund të dorëzohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të. Meqë ky nuk është rasti, fletarrestimi ndërkombëtar duhet të lëshohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK. Читать дальше...
Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit. Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes. Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Читать дальше...
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, ka thënë më 4 tetor se reduktimi i numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500, do të thotë “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”. "Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviq për Televizioni Prva. Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë... Читать дальше...
Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është hapur të mërkurën për qarkullim, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, janë mbyllur për qarkullim më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj 25 kompanive dhe individëve me bazë në Kinë që dyshohet se janë përfshirë në prodhim të kemikateve të përdorura për të krijuar fentatil. Fentaili është një opioid i fuqishëm që përdoret si qetësues dhe luan rol të madh në krizën e vazhdueshme me droga në Shtetet e Bashkuara. Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, ka thënë se zinxhiri i furnizimit me droga “zakonisht nis me kompanitë e kemikateve në Kinë”. Ambasada e Kinës në Uashington... Читать дальше...
Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit afganë pa status të refugjatit – rreth 1.7 milion – që të largohen nga shteti deri në nëntor. Rritja e numrit të sulmeve nga militantët përgjatë kufirit mes dy shteteve këtë vit, ka rezultuar me përshkallëzim tensionesh. Pakistani ka thënë se për sulmet janë fajtorë operativët me bazë në Afganistan, mirëpo kjo akuzë është mohuar nga regjimi i talibanëve. Javën e kaluar, një shpërthim në qytetin Mastung, afër kufirit me Afganistanin... Читать дальше...