Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, dhe se Kosova nuk e ka përmbushur një që i ka takuar – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, më 2011. Palët i kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Vuçiq ka pretenduar se prej kur kryeministri i Kosovës... Читать дальше...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve të bëra ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit duke thënë se “kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi” dhe se ato janë të “orkestruara dhe dirigjuara nga Beogradi”. Policia e Kosovës bëri të ditur se një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe tri vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan gjatë ditës së 31 majit. Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme thuhet se protestuesit nuk janë provokuar nga zyrtarët policorë. Читать дальше...
Një turmë serbësh shpalosi një flamur të madh të Serbisë më 31 maj, në qytezën e Zveçanit, teksa gjatë ditës atje u sulmua një veturë e Policisë së Kosovës. KFOR-i u kujdes për ruajtjen e objekteve komunale në tri komuna veriore të Kosovës, ku serbët protestuan për të tretën ditë me radhë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon. Në një postim në Twitter, Presidenca turke ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut. Turqia i bashkohet kështu reagimeve... Читать дальше...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe tri vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan gjatë ditës së 31 majit. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, protestat filluan të tensionohen në orët e pasdites, kur “disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat”. “Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policor ka pësuar lëndime”, thuhet në këtë deklaratë. Читать дальше...
Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në shtator të vitit të kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Amini kishte vdekur gjatë kohës sa ishte në mbajtje policore nga policia e moralit mbi akuzat se kishte shkelur ligjin e detyrueshëm për mbajtjen e hixhabit. Në një fjalim të mbajtur më 30 maj, Mohseni-Ejei deklaroi se dënimet për ata që... Читать дальше...
I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, lordi Stuart Peach, e quajti vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar kryetarët e rinj në objektet komunale në veri të Kosovës “të pamatur” dhe tha se ky vendim “ka pasur pasoja shumë të dëmshme”. Kjo deklaratë erdhi pas vizitës së emisarit britanik në Kosovë, ku bëri të ditur se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale, tha të mërkurën një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që mund t’i sjellë kjo teknologji. Ky kod vullnetar do ta mbushte boshllëkun rregullator përderisa blloku evropian 27-vendësh po punon për arritjen e disa rregullave për inteligjencën që nuk do të hyjnë në fuqi deri më 2026, tha nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager... Читать дальше...
Të mërkurën, në veri të Kosovës është parë një kolonë me automjete të KFOR-it në drejtim të Zubin Potokut dhe Mitrovicës. Shefi i NATO-s, Jens Stolteberg, ka njoftuar se do të angazhohen edhe 700 trupa shtesë për të garantuar sigurinë në Kosovë, pas tensioneve në veri. Në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët lokalë janë duke protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë “në rast se ka nevojë”, shkaku i tensioneve në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR. Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi NATO vendosi të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan. “Diskutimet... Читать дальше...
Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. Ani pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”. Ky është ndëshkimi i parë... Читать дальше...
Udhëheqësit ndërkombëtarë të tenisit deklaruan më 31 maj se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në një kamerë në French Open, nuk i ka shkelur rregullat e garës pasi që "deklaratat politike nuk janë të ndaluara". Gjokoviq e mbrojti veprimin e tij gjatë një interviste të dhënë për media serbe, duke thënë se Kosova është “djepi, kalaja” e Serbisë. Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF), organi drejtues i sportit, tha se kishin marrë një kërkesë nga Federata... Читать дальше...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten, më 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin. Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë. Në këtë konferencë për Siguri Globalë po merr pjesë edhe Kurti, i cili u takua aty me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur më 31 maj se është vendosur masa e paraburgimit për një muaj për dy persona të arrestuar gjatë përleshjeve në Zveçan para dy ditëve. Ata dyshohet se ishin pjesë e përleshjes mes protestuesve dhe forcave të rendit më 29 maj në Komunën e Zveçanit. Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit. Avokati i njërit nga të akuzuarit, R.P., Dejan Vasiq ka paralajmëruar apelim të vendimit në Gjykatën e Apelit... Читать дальше...
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok e ka konfirmuar se në këtë komunë ka përfunduar protesta e serbëve lokalë, të cilët ishin grumbulluar para objektit të komunës qysh nga orët e hershme të mëngjesit. Ndërkohë, protestat po vazhdojnë në Leposaviq dhe në Zveçan, edhe pse te kjo e fundit protestuesit janë larguar nga rruga shkaku i reshjeve të shiut. Protestat në këto komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan... Читать дальше...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar. “Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se gjatë orës... Читать дальше...
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë raportoi se zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vizituar më 31 maj një pjesë të forcave aktive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Sipas ministrisë, Vuçeviq ka biseduar me pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë "dhe është bindur për gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të kryer të gjitha detyrat e caktuara". Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ditë më parë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë... Читать дальше...
Trazirat në veri të Kosovës shpërfaqën reagime të ndryshme të qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë dhe në Beograd. Disa i mbështesin veprimet e Qeverisë së Kosovës, disa thonë se Serbia “i ka braktisur” serbët në veri e të tjerë bëjnë fajtor Perëndimin. (Kamera: Ekrem Fazliu dhe Dragan Kostiq)
Një grua amerikane që e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për sulm seksual ndaj saj, ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse. Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe, tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje. Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993. Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim... Читать дальше...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do t'i bartë pasojat për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit. “Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd. Ambasadori amerikan paralajmëroi se nuk duhet të humbet fokusi nga dialogu i Brukselit... Читать дальше...
Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje në krime në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci. Ata u cilësuan si anëtarë të një plani të përbashkët kriminal për t’i dëbuar joserbët nga këto zona, gjatë luftërave ballkanike të viteve të 90-ta. Dhoma e apelit në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale përmbysi vendimin për t’i liruar ata nga akuzat për përfshirje... Читать дальше...
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka shprehur brengë për situatën e krijuar në veri të vendit duke thënë se ajo është rezultat i “politikave pro-ruse që ndjek mbështetësi dhe frymëzuesi i bandave kriminale, Beogradi zyrtar dhe presidenti [Aleksandar] Vuçiq”. Përmes një komunikate të lëshuar për media, ASHAK ka thënë se Serbia mbetet faktor destabilizues në rajon dhe dënoi aktet e dhunës në veri të vendit prej ku mbetën të plagosur 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Читать дальше...
Autoritetet olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të hapë procedura disiplinore kundër tenistit serb, Novak Gjokoviq, për, siç thanë, nxitje të tensioneve politike me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open. Gjokoviq e shkroi mesazhin në një objektiv kamere pas fitores së tij në rundin e parë, të hënën. Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin Zveçan - pjesa veriore e Kosovës. Читать дальше...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës "mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm" në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe. Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë. Qëndrimi i presidentit francez është në bashkërendim me deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të QUINT-it, të cilat e bënë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit. Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit. Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake "Defender Europe 23". Kurti foli edhe për takimin që e mbajti me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell... Читать дальше...