Prokuroria e Serbisë për krim të organizuar (TOK) njoftoi se është arrestuar një grup personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas procedurës para-hetimore disa muajshe në territorin e Beogradit, Nishit, Llazarevcit, Suboticës dhe Zrenjaninit, janë arrestuar 13 persona, me inicialet: M. S, M. Ll, M. J, D. Gj , M. M, D .N, I. C, R.R, G. P, M. R, V. S, M. P. dhe L. Ll. Shefi i Departamentit të policisë kriminale, Ninosllav Cmolliq, tha se të arrestuarit... Читать дальше...
Pas reagimeve të Sofjes zyrtare për shkak të ndalimit të hyrjes në Maqedoninë e Veriut të eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Bugarska Memorija”, Milen Vrabeskit, si dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse Shkupi ka një listë të shtetasve bullgarë të cilëve u ndalohet hyrja në këtë shtet. Kjo ministri nuk i është përgjigjur direkt pyetjes së REL-it, por ka thënë se “në bazë të Ligjit për të huajt, refuzimi... Читать дальше...
Modeli kroat sa shkon e diskutohet më shumë, kur është fjala për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në pak sekonda, mund të mësoni se çfarë parasheh ky model, pse është zgjedhur dhe si po e komenton BE-ja.
Për Arjana Rudarin, me “vetëm pak mbështetje” për të rinjtë, gjithçka është e mundur. Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e ardhmja drejt së cilës kjo shqiptare 24-vjeçare nga Lipjani, jo shumë larg Prishtinës, beson se Kosova duhet të shkojë. Për Milan Dobriqin, nga Mitrovica e Veriut, pengesat për një të ardhme më të mirë, janë bindshëm të pakapërcyeshme. Ky i ri nga pjesa veriore e Kosovës e banuar me shumicë serbe ëndërron për një “treg më të madh”, por atë nuk e sheh në Kosovë. Читать дальше...
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropian për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze. “FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi... Читать дальше...
Quhej Shoib Tasal dhe ishte 21 vjeç. Ai vinte nga Afganistani. Shoib ka humbur jetën saktësisht një muaj më parë në Serbi. Vdekja e tij është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihen ende shumë detaje rreth rastit. Organizata “No name kitchen”, e cila i ndihmon njerëzit në lëvizje, njoftoi se Shoib Tasal vdiq në kufirin me Kroacinë, pasi u godit nga një tren më 11 prill. Aktivistët u kërkuan ndjekësve t’i ndihmojnë prindërit e Shoibit të mbledhin para për t’i mbuluar shpenzimet e transportit të trupit të tij. Читать дальше...
Rreth 27 të rinj, kryesisht fëmijë, u plagosën të enjten, më 11 maj, në Finlandë, kur një urë e përkohshme u shemb pranë një kantieri ndërtimi, thanë zyrtarët finlandezë. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:20 të mëngjesit, sipas orës lokale në Espo, afër kryeqytetit Helsinki, kur dërrasat mbi urë nuk mbajtën dhe grupi ra pesë deri në gjashtë metra në trotuarin e një rruge të vogël anësore. Shumica e të plagosurve ishin nxënës të klasës së tetë, rreth 14 ose 15 vjeç, të cilët ishin në një udhëtim shkollor, thanë zyrtarët e qytetit. Читать дальше...
AFP Google ka njoftuar të mërkurën se e ka hapur Bard-in, rivalin e ChatGPT-së së mbështetur nga Microsoft-i, në 180 vende të botës, teksa po e zgjeron përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) nëpër platformën e vet. Drejtorët në një konferencë të përvitshme të zhvilluesve të Google-it, në Luginën e Silikonit, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), thanë më 10 maj se Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të përdoret, po ashtu, për ta fuqizuar motorin e kërkimit të gjigantit të teknologjisë. Читать дальше...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka kërkuar parandalimin e krimeve zgjedhore përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) 3 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Më 14 maj në Shqipëri votohet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Celibashi kërkoi që prej ditës së enjte dhe deri në përfundim të procesit të numërimit të votave të ketë një vëmendje më të shtuar nga këto institucione... Читать дальше...
Dy persona u vranë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në jugperëndim të Gjermanisë të enjten, derisa bëhet e ditur që policia ka arrestuar një të dyshuar. I dyshuari, 53-vjeçar, hapi zjarr ndaj viktimave përpara se punonjësit e sigurisë të fabrikës që ndodhet në qytetin Sindelfingen, ta ndalonin atë dhe t'ia dorëzonin policisë. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit, thanë ata, dhe viktimat, të dy të moshës 44-vjeçare, vdiqën nga plagët e marra. Hetuesit nuk kanë përcaktuar... Читать дальше...
Militantët palestinezë hodhën qindra raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit të mërkurën, teksa Izraeli u kundërpërgjigj me një seri sulmesh ajrore, prej ku u vranë 23 palestinezë, duke përfshirë tre udhëheqës të lartë militantë dhe të paktën 10 civilë. Pavarësisht një njoftimi nga një stacion televiziv shtetëror egjiptian se Egjipti, një ndërmjetës i shpeshtë midis dy palëve, kishte ndërmjetësuar një armëpushim, luftimet u intensifikuan të mërkurën në mbrëmje dhe asnjëra palë nuk dukej se ishte e gatshme të tërhiqej. Читать дальше...
I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, tha se zhvilloi "diskutim të rëndësishëm" me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në Prishtinë. “Erdha në Prishtinë sot për të diskurtar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin [Besnik] Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që e kuptojmë qartë sekuencën e hapave (që do të ndërmerren), kështu që patëm një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Читать дальше...