Dy herë në vit, një kapak në një rrugë të frekuentuar të Lisbonës hapet për të zbuluar shkallët që çojnë drejt njërit prej vendeve më të vjetra të kryeqytetit portugez: një strukturë 2.000-vjeçare romake, e cila ende i mban ndërtesat mbi të. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Gratë afgane protestuan në Kabul të shtunën për të nxitur vendet e huaja që të mos e njohin zyrtarisht qeverinë talibane përpara një samiti të Kombeve të Bashkuara (OKB), javën e ardhshme. Që kur talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, protestuesit që shprehin kundërshtimin kundër kufizimeve të të drejtave të grave në Afganistan janë rrahur ose ndaluar dhe forcat e sigurisë kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë disa tubime. Por, grupe të vogla grash kanë vazhduar të organizojnë tubime sporadike. Читать дальше...
Për dhjetë vjet, Elvedina Hajdari duroi dhunën e bashkëshortit, derisa vendosi ta raportonte në polici. Nëna e katër fëmijëve vazhdon të trokasë në dyert e policisë dhe gjykatës në Drenas për t’iu shpëtuar kërcënimeve, por edhe për të gjetur një strehë të sigurt.
Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë. Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon. Aty paqeruajtësit rusë u vendosën aty në vitin 2020 për t'i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Rajoni... Читать дальше...
Murale shumëngjyrëshe mbulojnë shkallët e betonuara që të zbresin drejt një strehe nëntokësore në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Hapësira prej mbi 200 metrash katrorë, e ndërtuar dekada më parë, është dizajnuar për strehimin e popullatës, në rast të fatkeqësive natyrore apo ndonjë rreziku tjetër. E rrethuar nga qetësia e lagjes, kjo hapësirë përbrenda ka gjallëri e muzikë. “Defy them” është një organizatë të rinjsh, që merret me zhvillim të kulturës e muzikës alternative. Dhe, me lejen e Komunës së Prishtinës... Читать дальше...