Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill. Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00. Gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik. Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë... Читать дальше...
Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa. Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt. Mustafa Ruzhniq, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa... Читать дальше...
Qyteti i Kukësit, në veri të Shqipërisë, ka një rrjet tunelesh, të cilat janë mjaftueshëm të mëdha për një qytet nëntokësor përfundi rrugëve të tij. Ato u ndërtuan nga regjimi komunist, i cili i frikësohej pushtimit nga Jugosllavia. Qyteti i varfëruar tani shpreson se e kaluara e tij do të krijojë një të ardhme më të sigurt financiarisht. Autoritetet po e shndërrojnë rrjetin e tuneleve në një muze të gjallë historik, ku do të rikrijohet jeta në Shqipërinë komuniste. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem... Читать дальше...
Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në Kosovë në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes... Читать дальше...
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai shtoi se “këto ditë priten takimet lidhur me këtë çështje”. Ambasadori Guerot theksoi se nga lideri i Serbisë pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët. “Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi në përfitimet”, tha Guerot... Читать дальше...
Zyra e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut kërkon që të bëhen ndryshime në ligjin që rregullon punën e shoqërive private financiare jobankare, të njohura si "shitore për para", me qëllim që të ndalohet dëmtimi i qytetarëve gjatë kthimit të këtyre kredive që është disa fish më i lartë se borxhi bazë. Kjo pasoi ankesat në rritje të qytetarëve të dëmtuar nga “shitoret për para”, që mundësojnë kredi të shpejta. Një nga ta është dhe Marija, e cila për të shlyer borxhin ndaj një shoqërie financiare... Читать дальше...
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave. Читать дальше...
Agimi u shtrua në spital për të trajtuar një problem në mushkëri, por ndërkohë u diagnostikua edhe me infeksion nga bakteri Enterococcus. Ekipi i REL-it vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 21 mars dhe Agimi kishte më shumë se një javë që ishte shtruar në Klinikën Torakale. Mjekët e kishin izoluar në një dhomë me kujdes të veçantë, nga frika se bakteri, që sulmon indin pulmonar, mund të përhapet edhe te pacientë të tjerë. Disa metra më larg, Klinika e Kardiokirurgjisë ka të ndarë... Читать дальше...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri vetura me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri. Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut. Dy vetura tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalë janë djegur edhe më 30 mars. “Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin... Читать дальше...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejonte vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë. Kurti, në një intervistë për mediumin Klan Kosova, më 30 mars, ka thënë se marrë parasysh rrethanat aktuale, Vuçiq nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë. “Nëse kemi parasysh njeriun, i cili thotë se masakra e Reçakut është fabrikim, dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë... Читать дальше...
Vetëm disa muaj më parë, pak njerëz mund ta paramendonin se kandidati presidencial në Mal të Zi, Jakov Millatoviq, ishte në rrugën e duhur për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin më jetëgjatë të Evropës të zgjedhur në mënyrë demokratike. Në fakt, ekonomisti 36-vjeçar, i shkolluar në Perëndim, nuk ishte as zgjedhja e parë e partisë së tij për të kandidat për postin e presidentit. Por, tani ai është pak mbrapa kundërkandidatit të tij, presidentit aktual, Millo Gjukanoviq, i cili doli i pari me vota... Читать дальше...
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vë në pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi, 24 vjet pas luftës në Kosovë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW). Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nis më 3 prill, në Gjykatën Speciale. Читать дальше...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të paditet për një pagesë që supozohet se ia ka bërë një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Detajet e rastit kundër tij, ende nuk janë bërë të ditura. Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarëve për Stormy Daniels-in, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar. E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve... Читать дальше...