E prekur nga një rast i abuzimit seksual në shkollë më 2021, Jora Zeneli nga Prishtina, në atë kohë nxënëse e shkollës së mesme, së bashku me disa të rinj të tjerë, kanë nisur një fushatë për futjen e lëndës Edukimi seksual, në kurrikulat shkollore. Sipas saj, njohurit bazë do t’u shërbenin fëmijëve më vonë në jetë. Edhe pse fushata e përkrahur nga UNICEF-i ka pasur reagime të mira, ajo nuk e arriti qëllimin. “Edukimi seksual është një temë shumë delikate dhe duhet të diskutohet vazhdimisht... Читать дальше...
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor. Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars. I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talibanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje. “Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane... Читать дальше...
Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi. Krerët shtetërorë nderuan lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se liria mban vulën e familjes Jashari. “Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari... Читать дальше...
Kryeministri grek më 5 mars ka kërkuar falje nga familjet e 57 viktimave në tragjedinë më të rëndë me trena në shtet, teksa mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë. “Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. “Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi ai në Facebook. Читать дальше...
Dhjetëra vajza në Prishtinë po mësojnë se si të vetëmbrohen, në një kurs të organizatës joqeveritare Artpolis. Pas rasteve të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale ndaj grave në Kosovë, shumë vajza kanë shprehur interesim për ta ndjekur kursin “Çikat e sjellshme”.
Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, më 5 mars mbahen zgjedhjet lokale. Këto janë zgjedhjet e dyta që kur Tuzi u bë komunë e pavarur. Nga ora 07:00 deri në orën 20:00, 12.387 banorë do të mund të votojnë në 30 qendra votimi. Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë. Në zgjedhjet lokale garojnë shtatë lista zgjedhore, përfshirë katër koalicione. Në garë janë: Koalicioni “Forumi Shqiptar - Bashkim dhe Zhvillim” - Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DSH)... Читать дальше...
Shtetet kanë arritur marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet e botës pas dhjetë vjetësh negociata. Traktati për detin e hapur vendos që deri në vitin 2030, 30 për qind e deteve të jenë në zona të mbrojtura, me synimin për të mbrojtur dhe për të rikuperuar natyrën detare. Marrëveshja u arrit në mbrëmjen e së shtunës, pas 38 orësh bisedime në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Negociatat për këtë traktat janë bllokuar për vite të tëra për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me financimin dhe të drejtat e peshkimit. Читать дальше...