Projektimi i buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 nuk dallon shumë nga ai i viteve të mëparshme, kur nuk kishte krizë ekonomike, e as nuk është projektuar sipas të hyrave të planifikuara, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 5.3 miliardë euro, apo 600 milionë euro më shumë se buxheti i ribalancuar i këtij viti, i cili ishte 4.7 miliardë euro. Parashikimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe investime në projekte kapitale... Читать дальше...
Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca në Shqipëri dhe në njoftimin për mediat theksohet se Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare. Dua Lipa e përfiton shtetësinë shqiptare si person me “interes të veçantë”, dhe kjo lidhet jo vetëm me karrierën e saj si këngëtare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare, por edhe për përfshirjen në kauza sociale, siç është angazhimi i saj... Читать дальше...
Një sistem elektromekanik, i ndërtuar për ta mbrojtur Venecian dhe sheshin e saj të famshëm “Shën Marku” nga përmbytjet, i rezistoi sfidës së një batice jashtëzakonisht të lartë, këtë javë, teksa shirat e rrëmbyeshëm kapluan Italinë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se një bashkëpunim më i mirë mes dy vendeve i kontribuon përparimit të bashkësisë shqiptare në Ballkan si dhe e bën rajonin dhe Evropën më të qëndrueshëm. “Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes nesh ... Читать дальше...
Me një fermë të rrallë - vetëm të dytën të tillë në Shqipëri - Elton Kikia thotë se përmbushi veten. Ai hoqi dorë nga profesioni i gazetarit dhe jeta në Tiranë, u kthye në fshatin e tij në Papër të Elbasanit dhe ka katër vjet që mban fermën e gomaricave. “Nuk jetohet në fshat - është frazë që e dëgjoj shpesh”, thotë Eltoni. Por, duke qenë gazetar, ka edhe shumë pyetje për ata që e thonë këtë: “Çfarë mundësish ke apo mund të krijosh me tokën apo bagëtitë që ke? A e ke studiuar tregun, ekonominë... Читать дальше...
Në Kinë janë intensifikuar protestat kundër masave parandaluese të pandemisë së COVID-19. Zgjerimi i protestave ndodhi pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Shangait për të kujtuar viktimat dhe për të demonstruar kundër kufizimeve. Mediat raportojnë se shumë prej tyre u dëgjuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Xi Jinping. Bllokimi i blloqeve të banimit është thënë se ka qenë arsyeja për vdekjet e shkaktuara nga zjarri. Читать дальше...