Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 14 persona, punonjës të "Call Center" (Qendër e Thirrjeve) në Prishtinë. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “hyrje në sistemet kompjuterike”, “mashtrim” dhe “pastrim parash”. I dyshuari kryesor në këtë rast, sipas autoriteteve, është shtetas i huaj. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ky aksion është ndërmarrë pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me autoritetet e Gjermanisë. “Ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes... Читать дальше...
Dy persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e një polici kufitar bullgar, njoftoi drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetues i Bullgarisë, Borislav Sarafov. Polici ishte qëlluar për vdekje gjatë patrullimit pranë kufirit të Bullgarisë me Turqinë. Sarafov tha se sipas informacioneve të para, personat e arrestuar nuk janë shtetas të Turqisë. Ai tha se njëri ishte dorasi dhe personi i dytë kishte ndihmuar në këtë incident. Autoritetet bullgare e kanë përshkruar rastin si të paprecedentë... Читать дальше...
Serbët që braktisën institucionet e Kosovës, më 5 nëntor, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, “do të kenë përkujdesje”. Më 6 nëntor, në një prononcim në Tv Pink, ai deklaroi se kjo do t’i kushtojë shtetit 50 deri në 60 milionë euro, por nuk ka specifikuar se për çfarë “kujdesi” bëhet fjalë. Kjo pikë nga deklarata e tij, nuk është përfshirë në rebalancin e buxhetit, për të cilin po diskutohet nga deputetët e Kuvendit të Serbisë. Megjithatë, ajo që parashikohet në këtë rebalanc është ndarja... Читать дальше...
Pas largimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës, ka nisur ngadalësimi i punës në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, në këtë institucion ka numër të madh lëndësh dhe pas largimit të punonjësve serbë, lëndët kanë mbetur pa prokurorë. “Mund të ketë ngadalësim dhe mund të reflektojë [në punë], për arsye se kanë qenë një numër i madh i prokurorëve serbë. Читать дальше...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t'i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe, që kanë dhënë dorëheqje. Dhjetë deputetët e Listës Serbe, së bashku me zyrtarët e tjerë serbë në institucionet në veri të Kosovës, dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe. “Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme... Читать дальше...
Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa shtete ku më herët nuk ka qenë prezent e gjithashtu grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra. Kështu konstatoi drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, por edhe sinjalet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, për të dy palët do të thotë se kërkohet një tjetër nivel bashkëpunimi për të goditur këto aktivitete të paligjshme. Në simpoziumin e organizuar në Tiranë për 30-vjetorin... Читать дальше...
Vendvotimet në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming tashmë janë hapur për votuesit që marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku do të vendoset për kontrollin e Kongresit amerikan nga janari. Shumica e këtyre vendeve – Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming – e kishin mbështetur kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton BBC. Më herët janë hapur edhe vendvotimet në Uashington, Florida... Читать дальше...
Një muaj pasi humbi njërin sy nga një sulm vetëvrasës me bombë në shkollën e saj, një nxënëse nga komuniteti hazara ka përfunduar mes kandidatëve më të mirë në provimet e vështira pranuese universitare në Afganistan. Rezultatet e publikuara gjatë fundjavës treguan se Fatima Amiri ka arritur 313 pikë nga gjithsej 360 të mundshme në “Kankor”, një konkurs i fortë, të cilit i janë nënshtruar mbi 100.000 nxënës këtë vit për të fituar një vend të lakmuar në universitet. Ata që arrijnë mbi 300 pikë hyjnë në kategorinë më të lartë. Читать дальше...
Një burrit iranian i është ngritur akuzë për “luftim kundër Zotit”, vepër e dënueshme me vdekje, pasi akuzohet se kishte vënë në zjarr një kosh plehrash, gjatë protestave në Teheran. Agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian, Mizan, raporton se, sipas një përfaqësuesi të Prokurorisë, më 7 nëntor, Sahand Nourmohammadzadeh e kishte shkaktuar një bllokadë në një autostradë në Teheran “duke i shembur rrethojat e autostradës dhe duke vënë në zjarr kosh plehrash dhe goma”. Nourmohammadzadeh i ka mohuar këto akuza... Читать дальше...
Në malet e Gjeorgjisë, punëtorët rrezikojnë jetën e tyre çdo vit për t’u ngjitur në bredha mbi 50 metra të lartë, për të mbledhur boça, të cilët sigurojnë fara për fermat e bredhave të festave të fundvitit nëpër Evropë. Përderisa miliona bredha të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e kanë origjinën nga malet dhe luginat e Raçës, njerëzit atje marrim vetëm një pjesë të vogël të fitimeve nga kjo industri sezonale miliona dollarëshe. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Si shkak është theksuar “shkelja e të drejtave të serbëve” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjegjësisht është kërkuar që të anulohet vendimi për riregjistrimin e automjeteve me... Читать дальше...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura së cilës i është vënë zjarri, është pronë e një qytetareje serbe të Kosovës. Sipas njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar “përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet”. Ky incident po shënon rastin e pestë të djegieve të veturave me targa RKS në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara dënuan, më 2 nëntor, djegien... Читать дальше...
Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur pothuajse dy gradë Celsius mbi periudhën krahasuese 1991-2020. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Kopernik për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian. Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”. Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar. Читать дальше...
Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, kanë mbetur pa përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës. Në këto komuna të banuara kryesisht nga qytetarët serbë, dhanë dorëheqje zyrtarët policorë, kryetarët e komunave si dhe administrata lokale, por edhe prokurorët, gjyqtarët dhe stafi administrativ gjyqësor. Por, çfarë ndikoi në rritjen e tensioneve dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës?
Associated Press Miliona amerikanë kanë hedhur tashmë votat në zgjedhjet e mesmandatit, personalisht ose përmes postës. Ndërsa, miliona të tjerë pritet ta bëjnë këtë sot, e martë, në vendvotimet përkatëse të tyre. Ja çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, që do të vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin amerikan nga janari. Cilat gara janë në fletëvotime? Secila ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së është në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit. Читать дальше...
Katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës janë liruar nga akuza për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”. Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza ish-ministrat: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi. Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj. "[Ata] janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të... Читать дальше...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit, të cilat u mbajtën në vitin 2019. Ai akuzoi Pekinin për "lojëra agresive" me demokracitë dhe synim të institucioneve kanadeze. Kjo deklaratë vjen pasi mediat lokale raportuan se inteligjenca kanadeze identifikoi një "rrjet klandestin" që mbështeti kandidatët kanadezë në zgjedhjet e fundit. Sipas raportimeve, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019. Читать дальше...
Liderët opozitarë në Kosovë i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të ketë koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Të tre liderët e partive opozitare i shkuan në takim Kurtit për të diskutuar për “zhvillimet e fundit në vend, e sidomos në veri të vendit”. Takimi është thirrur tri ditë pasi përfaqësuesit serbë u dërhoqën nga institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet dhe pas deklaratave të vetë Kurtit se janë intensifikuar kërcënimet e Serbisë për destabilizmin e situatës në veri të vendit. Читать дальше...
Reuters Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një natë të gjatë dhe ndoshta ditë pritjeje para se të bëhet e qartë se kush do ta kontrollojë Kongresin: republikanët apo demokratët. Të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë, si dhe 35 vende në Senatin amerikan dhe 36 për guvernatorë. Republikanët do të duhet të marrin pesë ulëse për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin. Parashikuesit... Читать дальше...