Tash e sa ditë, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të rrymës. Autoritetet kanë thënë se çmimet në berzën ndërkombëtare dhe kapacitetet e kufizuara vendore janë arsye. Qytetarët thonë se reduktimet po ua vështirësojnë jetën. Disa madje janë dorëzuar ndaj situatës dhe tani po bëjnë shaka.
Nga ngordhja e peshqve në Kosovë dhe ekspozimi i anijeve të fundosura të nazistëve në Serbi, deri te vështirësitë e varkave për të lundruar në Francë dhe mungesa e ujit për ujitje të kulturave bujqësore në Kinë, skenat e lumenjve dhe të rezervuarëve të tharë janë shpeshtuar nëpër botë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re. Për këtë të fundit ka disa opsione - nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve. Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë... Читать дальше...