Sindikalistët e sektorëve të ndryshëm publik në Kosovë prapë po kërkojnë rritje të pagave. Kërkesën e njëjtë sindikalistët në Kosovë e kanë pasur edhe më 8 prill kur kanë protestuar në Prishtinë. Qeveria e Kosovës disa ditë më vonë, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, vendosi të ndajë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ndër të tjerë, edhe për punëtorët në sektorin publik dhe privat. Por, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të insistojnë që të rritet paga për 100 euro, deri në miratimin e Ligjit të pagave. Читать дальше...
Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj. Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët. Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë... Читать дальше...
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka sulmuar caqe në kryeqytetit rajonal kurd në veri të Irakut, Irbil, tha agjencia gjysmështetore e lajmeve, Tasnim. Tasnim tha më 11 maj se forcat nga Garda Revolucionare ka kryer sulme me artileri “në pozicionet e grupeve terroriste” në Irbil. Nuk është raportuar për ndonjë viktimë. “Selitë e grupeve terroriste në rajonin verior të Irakut, përfshirë edhe atë të Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian, janë shënjestruar në disa sulme të Gardës Revolucionare”, raportoi Tasnim. Читать дальше...
Një gazetare e televizionit Al-Jazeera është qëlluar për vdekje teksa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor më 11 maj, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq. Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Quds është plagosur, por është në gjendje stabile. Al-Quds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast. Читать дальше...
Sindikata e punëtorëve të Kompanisë Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS), më 11 maj nisi grevë njëorëshe, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie, Ahmet Hyseni, tha se ata po kërkojnë që menaxhmenti i kësaj kompanie t’ua rrisë pagat në vlerë prej 100 eurosh. Greva sipas tij do të jetë treditore, duke filluar nga sot në grevë prej njëorëshe, nesër dyorëshe dhe pasnesër triorëshe. Ai tha se po presin që menaxhmenti sot t’i thërrasë për biseda... Читать дальше...