Mjekët pediatër në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur shqetësime për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit të fëmijëve me vaksinat e rregullta, gjegjësisht vaksinat MMR kundër fruthit, rubeolës dhe shytave, shtyrje kjo e cila vjen si rrjedhojë e pandemisë, përkatësisht masave për frenimin e koronavirusit. “Situata që solli pandemia COVID-19 e bëri të veten. Shkollat nuk punonin, as kopshtet e fëmijëve dhe nuk kishte mundësi si të thirreshin fëmijët për t’i vaksinuar. Njëherësh prindërit kishin... Читать дальше...
Gratë në Afganistan, të dielën më 8 maj, shprehën kundërshtimin e tyre pasi talibanët nxorën një dekret që i urdhëron ato të mbulohen plotësisht në publik, duke përfshirë fytyrat e tyre. Udhëheqësi suprem i Afganistanit dhe shefi i talibanëve Hibatullah Akhundzada miratoi urdhrin të shtunën, më 7 maj në një lëvizje që kërcënon të shtyjë liritë drejt sundimit të ashpër të vendosur nga islamistët kur ata mbanin më parë pushtetin midis viteve 1996-2001. Vendimi për mbulim bie ndesh me premtimet... Читать дальше...
Në intervistën e tij të parë që nga pensionimi, ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha se nuk po planifikon një rikthim në politikë. "Unë e përjashtoj përgjithmonë një kthim [në politikë]", tha ai për gazetën Kronen Zeitung, raporton agjencia e lajmeve dpa. Paraqitja e tij në një konferencë të partisë, më 14 maj, do të shërbejë vetëm për të mbështetur pasardhësin e tij, Karl Nehammer, tha Kurtz. Politika e brendshme nuk luan më asnjë rol në jetën e tij, tha 35-vjeçari, duke shtuar megjithatë... Читать дальше...
Jo të gjitha produktet nga letra dhe plastika mund të riciklohen. Shembull një gotë kafeje prej letre apo një pako pice nuk i nënshtrohen këtij procesi. Në këtë edicion të rubrikës, Të flasim, mund të mësoni si ta mbroni natyrën dhe shëndetin tuaj, përmes disa hapave të vegjël në përditshmëri.
Roja bregdetare e Greqisë tha të dielën, më 8 maj, se ka shpëtuar 106 emigrantë duke përfshirë shumë fëmijë nga një varkë e cila ishte gjysmë e mbytur në detin Egje. Në një deklaratë të rojës bregdetare greke u tha se emigrantët u gjetën në orët e vona të natës të së shtunës, më 7 maj, pranë ishullit juglindor të Kos, një distancë e shkurtër nga bregu turk. Grupi i migrantëve ishte i përbërë nga kombësi të ndryshme, të cilat nuk u zbuluan, përfshinte 14 gra dhe 20 fëmijë. Autoritetet greke... Читать дальше...