Të martën, 7 shtator, pritet të rinisin seancat gjyqësore ndaj Khalid Sheikh Muhammad, i cili dyshohet se ka planifikuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara më 2001. Procesi gjyqësor pritet të rinisë edhe ndaj katër të pandehurve të tjerë në bazën ushtarake të SHBA-së, në Guantanamo, Kubë. Procesi gjyqësor rinis pas 17 muajve pauzë, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që SHBA-ja përgatitet për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve, që kanë lënë të vdekur... Читать дальше...
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka bërë thirrje për marshe të mëdha më 7 shtator – Ditën e Pavarësisë së shtetit – teksa tenton të rrisë mbështetjen nga e djathta për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Bolsonaro planifikon të marrë pjesë në marshe në Brasilia dhe Sao Paulo për të shënuar 199 vjet prej kur Brazili ka shpallur pavarësinë nga Portugalia. Bolsonaro shpreson se do të shfrytëzojë marshet për të motivuar mbështetësit e tij, meqë sondazhet tregojnë se ai është mbrapa ish-liderit të së majtës... Читать дальше...
Kuba pretendon se është bërë shteti i parë në botë që ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjeçare e lart kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Kuba ka nisur të imunizojë fëmijët e grup-moshës 2-11 nga 6 shtatori, duke përdorur vaksinat e krijuar vetë, të cilat nuk janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky vendim është marrë pasi Kuba ka përfunduar testimet klinike të dy vaksinave të saja në fëmijë të vegjël. Vaksinat e Kubës nuk janë analizuar nga shkencëtarë ndërkombëtarë. Читать дальше...
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për dialog, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të martën dhe të mërkurën do të zhvillojnë takime në Bruksel. Këtë e kanë konfirmuar edhe burimet e BE-së, por edhe ato të Qeverisë së Kosovës. Gjatë të martës, pritet që delegacionet e të dyja shteteve të zhvillojnë takime me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ekipin e tij, ndërkaq më 8 shtator do të zhvillohet një takim ndërmjet dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e bllokut evropian. Читать дальше...