В Великом Новгороде полиция задержала двух работников подпольной нарколаборатории

Трассу М-12 подготовят к майским праздникам и лету

МВД опубликовало видео опроса подозреваемого в убийстве байкера в Москве

Обсуждать проблемы напрямую

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Сентябрь
2021

Новости за 16.09.2021

Evropaelire.org 

Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër. “Vaksina Johnson&Johnson, qe jepet me një dozë, u miratua”, tha udhëheqësi i Administratës iraniane të Ushqimit dhe Barnave, Mohammad Reza Shanehsaz. Ai tha se edhe vaksina ruse Sputnik Light, që po ashtu jepet me një dozë, u miratua për përdorim në Republikën Islamike. Vendimi i këtij vendi për të miratuar vaksinën Johnson&Johnson... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kievi: Zgjedhjet e Rusisë në Krime janë të paligjshme

Zyrtarët e Ukrainës kritikuan Rusinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014. Zgjedhjet parlamentare ruse do të mbahen nga data 17 deri më 19 shtator. Moska po ashtu ka shpërndarë mbi 600,000 pasaporta në lindje të Ukrainës, ku qytetarët do të mund të votojnë në mënyrë elektronike ose në rajonin kufitar rus Rostov. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia po bën “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Certifikata për COVID-19, e detyrueshme për të gjithë punëtorët italianë

Italia u bë vendi i parë evropian që e bëri certifikatën për sëmundjen COVID-19 të detyrueshme për të gjithë punëtorët. Qeveria italiane miratoi të enjten një masë të re, e cila i bën të detyrueshme certifikatat digjitale si për sektorin publik, ashtu edhe për atë privat. Detyrimi do të nisë nga data 15 tetor. Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, u tha gazetarëve se masa e re ka për qëllim t’i bëjë vendet e punës më të sigurta dhe ta forcojë edhe më shumë fushatën e vaksinimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

FMN paralajmëron krizë humanitare në Afganistan

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se është "shumë i shqetësuar" me kushtet ekonomike në Afganistan dhe paralajmëroi se ky vend përballet me "krizë humanitare". Komentet vijnë një muaj pasi militantët talibanë rrëzuan Qeverinë e mbështetur nga Perëndimi dhe morën kontrollin e Afganistanit. Që atëherë, FMN-ja dhe huadhënës të tjerë i pezulluan fondet për këtë vend. Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, tha të enjten se, pavarësisht shqetësimeve, fondet e FMN-së për Afganistanin do të mbeten të pezulluara. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë. Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit - zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën - tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja. Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi 110 afganë largohen nga Kosova

Një aeroplan nga Mbretëria e Bashkuar ka marrë me veti 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë. Rreth 900 afganë të tjerë ende janë në Kosovë në pritje të largimit gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

Evropaelire.org 

Kina dënon paktin e sigurisë midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë

Kina e dënoi një pakt të sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e cilësuar si “jashtëzakonisht të papërgjegjshëm”. Me paktin, që u shpall të mërkurën, SHBA-ja dhe Britania e Madhe do t’i japin Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, për herë të parë. Ai u pa gjerësisht si përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore. Rajoni, prej vitesh, ka qenë vatër tensionesh dhe mbetet i tillë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fushata zgjedhore kalon online

Fushatë online (digjitale) dhe jo tubime masive me qytetarë për zgjedhjet e 17 tetorit, që zyrtarisht ka filluar sot (e enjte, 16 shtator). Ky është synimi i partive opozitare në Kosovë. Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thonë për Radion Evropa e Lirë se fushata zgjedhore duhet të orientohet më shumë në rrjetet sociale dhe forma të tjera, duke i ikur fushatës në terren, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Franca pezullon mijëra punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Rregulli i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bën vaksinimin të detyrueshëm për të 2.7 milionë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të shtëpive të pleqve dhe të shërbimit të zjarrfikësve. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të enjten se “shumica e pezullimeve janë vetëm të përkohshme”. Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen, sepse “e shohin se vaksinimi i detyrueshëm është realitet”, tha ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qindra placenta kutërbojnë në Gjinekologji

Ka tre muaj që qindra placenta qëndrojnë në frigoriferët e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë sepse nuk ka vend ku të groposen. Të stërmbushur nga placentat, frigoriferët po qëndrojnë hapur duke paraqitur rrezik për foshnjat e sapolindura që qëndrojnë pak metra më larg. Zyrtarët e QKUK-së thonë se që nga dhjetori i vitit 2020 janë në pritje të ndarjes së një parcele nga Komuna e Prishtinës që të groposen mbetjet. Nga Komuna thonë se parcela e ndarë në Vranidoll, afër Prishtinës, po kundërshtohet nga banorët lokalë.

Evropaelire.org 

Komuna e Prishtinës: Banorët e Vranidollit kundërshtojnë groposjen e mbetjeve patologjike

Komuna e Prishtinës ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se banorët e fshatit Vranidoll, që gjendet 15 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, kundërshtojnë që aty të groposen mbetjet patologjike nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Radio Evropa e Lirë, më 16 shtator, ka raportuar se qese të verdha plot me placenta kanë mbushur pesë frigoriferë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Tre nga këta frigoriferë gjenden në afërsi të sallës së lindjes, në katin e tretë të Klinikës, kurse dy të tjerë në deponë e katit të parë. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Edhe 14 viktima dhe mbi 360 raste me koronavirus në Kosovë

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 368 raste të reja të të infektuarve. Bazuar në 6,882 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 5.34 për qind. Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive mbeten 13,473. Në Kosovë janë dhënë gjithsej mbi 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra bashkëpunëtorë të Putinit u diagnostikuan me koronavirus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të mbetet në vetizolim edhe për disa ditë, pasi “dhjetëra anëtarë të rrethit të tij të brendshëm” dolën pozitivë me koronavirus. Putin foli përmes video-lidhjes në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, që u mbajt në Dushanbe. “Për fat të keq, më është dashur të anuloj udhëtimin tim në Dushanbe në momentin e fundit. Më vjen keq për këtë. Por, siç e dini, koronavirusi është zbuluar jo vetëm në një ose dy persona, por në disa dhjetëra njerëz të rrethit tim. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Klinika e Gjinekologjisë rrezikohet nga frigoriferë të mbushur me placenta 

Qese të verdha plot me placenta kanë mbushur pesë frigoriferë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Për shkak të mbingarkesës, dyert e të pesë frigoriferëve nuk mbyllen dot dhe tash ka nisur shkrirja e tyre. Placentat janë mbetje patologjike nga lindjet dhe abortet. Tre nga këta frigoriferë gjenden në afërsi të sallës së lindjes, në katin e tretë të Klinikës, kurse dy të tjerë, në deponë e katit të parë. Rrezik për shëndetin paraqesin posaçërisht tre frigoriferët në katin e tretë. Salla... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fundi i rezistencës: Panxhshiri në duart e talibanëve

Luftëtarët talibanë kanë marrë municion dhe kanë patrulluar vendbanime në provincën e Panxhshirit, më 15 shtator, vetëm disa ditë pasi shpallën fitore në bastionin e fundit të rezistencës në Afganistan. (Përgatiti: Trim Haliti)

Evropaelire.org 

Më e keqja për klimën pritet të ndodhë, thotë OKB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve që të bëjnë shkurtime "të menjëhershme, të shpejta dhe në shkallë të gjerë" të emetimeve të gazrave serë. Sipas Guterres këto veprime duhet të bëhen për të shmangur katastrofat klimatike. Thirrja e Guterres bëhet përpara një samiti klimatik që fillon muajin e ardhshëm në Glasgou të Skocisë. Në një raport të një sërë agjencive të OKB-së për çështjen e klimës thuhet se ndryshimet klimatike dhe ndikimet e saj po përshpejtohen. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kritika ndaj BE-së për mbështetje të paktë ndaj afganëve

Grupet e të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të tregojë gatishmëri më të madhe për të mbrojtur afganët që po përpiqen të largohen nga vendi i tyre pasi ndjehen të rrezikuar nga talibanët të cilët e morën vendin nën kontroll muajin e kaluar. "Në vend që të shmanget, BE-ja duhet të ndajë përgjegjësinë për t'u ofruar atyre mbrojtje", thanë Amnesty International, Caritas Europa dhe 22 organizata të tjera në një deklaratë të përbashkët më 16 shtator.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti dhe Zaev me qëndrime të ndryshme për nismën Ballkani i Hapur

Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë integrimin evropian, por kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Albin Kurti, pas seancës së përbashkët të qeverive, që u mbajt në Shkup, përsëritën qëndrimet e tyre të ndryshme lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur. “Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim, marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral dhe dëshmi për këtë është mbledhja e dy qeverive. Jemi të orientuar kah e ardhmja, e për ne, e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra, BE-ja është fati ynë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rama premton kapitull të ri për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin të mbajtur në seancën plenare ku pritet të votohet qeveria e tij për herë të tretë, tha se synon që Shqipërinë ta bëjë lidere ekonomike në Ballkan. I fokusuar tek turizmi, eksporti i energjisë elektrike dhe rritja e pagave, kryeministri tha se “duhet t’i japim një shtysë të fortë sektorit të prodhimit për të mbyllur ciklin e prodhimit brendapërbrenda dhe duke kaluar në një stad tjetër që rritë kapacitetet dhe pagat për shkak të cilësisë”. “Kemi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një pakt i mbrojtjes me sytë nga Kina

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia kanë shpallur një pakt historik të sigurisë për rajonin e Indo-Paqësorit. Pakti po vlerësohet të jetë një përpjekje për t’i bërë ballë Kinës. Në bazë të marrëveshjes, Australisë do t’i lejohet që për herë të parë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore, duke e përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA-ja. Pakti, i njohur si Aukus, parasheh gjithashtu bashkëpunimin në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë kibernetike. Analistët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nis largimi i afganëve nga Kosova

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhën dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027. Fjala është për mjetet që do t'iu ndihmojnë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten (16 shtator) se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 719 pacientë me koronavirus. “Prej tyre, 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur për 67 pasi një ditë më parë ishin raportuar 779 pacientë. Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 paciente, Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjërat që nuk u thanë në fjalimin e Ursula von der Leyenit 

*Pikëpamjet e shprehura në koment nuk pasqyrojnë domosdo pikëpamjet e REL-it Jo gjithmonë gjërat më interesante në fjalimet e rëndësishme janë citatet tërheqëse apo paralajmërimet kryesore. Ndonjëherë aspekti më domethënës është ajo që ka mbetur pa u thënë apo që mbetet e heshtur. Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbajti fjalimin e saj vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" në Parlamentin Evropian në Strasburg më 15 shtator, ajo në njëfarë mënyre ia doli të mos fliste... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Franca thotë se ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi "u neutralizua nga forcat franceze". "Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel", tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi. Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Адвокат Молохов: из дела Стрелкова пропало согласие о заключении контракта

25 школ откроется в Московской области в этом году

Турнир по дзюдо «Мемориал братьев Улюшкиных» пройдет в Лобне

В минздраве Ставрополья рассказали о помощи больным фенилкетонурией

Музыкальные новости

Тимати купил бронированный автомобиль, который занимает два места на парковке

Стали известны дата и место проведения II Международного телевизионного конкурса детской авторской песни «Наше поколение»

Бастрыкин взял дело хирурга, на которого пожаловались пациенты, на контроль

Центр «ВОИН» открыл новые региональные отделения

Новости России

В Москве школьники издевались над своей одноклассницей из-за ее национальности

В минздраве Ставрополья рассказали о помощи больным фенилкетонурией

Адвокат Молохов: из дела Стрелкова пропало согласие о заключении контракта

Почему дети воюют со своими звёзными родителями

Экология в России и мире

«Кот в мешке» на «Юмор FM – Санкт-Петербург»

«Мифы и реальность: что нужно знать о донорстве»

Работающие уральцы могут пройти тестирование на ВИЧ в рамках комплексного обследования благодаря проекту «Добро на предприятие»

Болезней много, а слизистая одна: как дисбаланс бактерий влияет на здоровье рассказал доктор Кутушов

Спорт в России и мире

Шнайдер проиграла Бадосе на старте турнира WTA в Штутгарте

Соперница Арины Соболенко разрыдалась на плече белоруски

Что чаще всего едят на завтрак дети Елены и Новака Джокович?

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне

Moscow.media

Axenix открыла офис в Санкт-Петербурге

Обгон ценою в 2 жизни

Краски севера III

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70











Топ новостей на этот час

Rss.plus






МВД опубликовало видео опроса подозреваемого в убийстве байкера в Москве

В Великом Новгороде полиция задержала двух работников подпольной нарколаборатории

G7 введет санкции против всех стран мира, сотрудничающих с Россией

Концерт в честь Дня труда прошел в Красногорске