Мы в Telegram
Добавить новость

Все парки Московской области обработали от клещей

Акция «День добрых дел» прошла во всех школах Подмосковья

Baijiahao: Россия нашла способ лишить Лондон золота

Прогноз пожарной опасности на 3 дня опубликовали в Подмосковье

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июнь
2021

Новости за 22.06.2021

Evropaelire.org 

Merkel merr vaksinën e Modernas, pas asaj të AstraZenecas

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka marrë vaksinën e kompanisë Moderna, si dozë të dytë kundër koronavirusit, ndonëse vaksina e parë ka qenë nga kompania AstraZeneca, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane. Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë, pasi ka marrë një dozë të vaksinës së AstraZenecas në muajin prill. Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave kundër koronavirusit mund të jetë ide e mirë, mirëpo megjithatë kanë thënë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Norvegjia ndan për Kosovën mbi 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia do të japë donacion për Kosovën më shumë se 180,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter të faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Sipas tij, ministrja e Jashtme norvegjeze  Ine Marie Eriksen Søreide, ka thënë se Kosova mund të varet në Ekipin e Evropës, dhe se vendimi për donacion është marrë pas bashkëpunimit të mirë me Mirosllav Lajçak, përfaqësuesim e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB shpreh shqetësim për fitoret e talibanëve në Afganistan

Luftëtarët talibanë kanë fituar kontrollin e dhjetëra distrikteve në Afganistan, teksa rrisin sulmet gjatë tërheqjes së trupave të huaja, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara. Kryengritësit kanë fituar kontrollin e më shumë se 50 nga 370 distrikteve prej muajit maj, ka thënë e dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Deborah Lyons para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke paralajmëruar për “skenarë të tmerrshëm”. Ajo ka thënë se rritja e konfliktit “nënkupton rritje të pasigurisë për shumë shtete tjera, afër dhe larg”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ashgabat shpallet qyteti më i shtrenjtë për punëtorët e huaj

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, qytet me rreth një milion banorë, është ngjitur në vendin e parë në listën e hartuar nga kompania për konsulencë Mercer. Raporti e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të shtrenjtë vitin e kaluar, Hong Kong, i cili tani është në vendin e dytë, i pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni. Raporti vjetor i kompanisë Mercer, rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia hedh poshtë "me vendosmëri" diskutimet për ndryshim kufijsh në Ballkan

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka thënë se vendi i tij hedh poshtë me vendosmëri absolute diskutimet për ndryshime kufijsh në rajonin e Ballkanit. Ai i ka bërë këto deklarata në një fjalim të mbajtur të martën në Kuvendin e Kosovës, teksa i ka konsideruar diskutimet për ndryshim kufijsh si provokime dhe thirrje okulte. “Vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizimit dhe aventurizmin e caktuar politik, që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Bullgaria nuk ka hequr dorë nga pozicioni i saj që ta bllokojë procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që zyrtarët e lartë në Bruksel sërish kanë ripërsëritur qëndrimin se çështjet bilaterale mes shteteve, duhet të zgjidhen në formë bilaterale. “Komiteti i Qeverisë federale mendon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe më në fund mund të fillojnë me negociatat, dhe duhet të jetë e qartë se BE-ja si tërësi, e mbështetur nga 27 vende anëtare, tani dërgon... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kamberi: Serbia duhet të flasë me ata që u ka vrarë fëmijët

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces i “përballjes me të kaluarën”. Kamberi tha se Serbia duhet të përballet me krimet që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/1999. Ai i bëri këto komente në një seancë të Parlamentit të Serbisë, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportoi për dialogun me Kosovën. “Njerëzit duhet ta dinë se Serbia sot duhet të flasë me ata që u ka vrarë fëmijët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

PDK-ja synon të zgjedhë liderin e ri pa shefat e vjetër 

Nëntorin e kaluar, dikur partia më e madhe në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mbeti pa kryetar, pasi ish-kryetarit Kadri Veseli iu konfirmua aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale. Aktakuza iu konfirmua edhe paraardhësit të tij dhe themeluesit të PDK-së, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Pas më shumë se 230 ditë me ushtrues detyre të kryetarit, pozitë të cilën e ushtron ende Enver Hoxhaj, PDK pritet të zgjedhë kryetarin e ri më 3 korrik. Betim Gjoshi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës lejon organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për lehtësim të mëtutjeshëm të masave kufizuese, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Në arsyetimin e Qeverisë është thënë se vendimi është marrë pas uljes së numrit të rasteve të infektimit me koronavirus. “Ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit, krahasuar me dy javët paraprake shënon rënie për 64.26%, me numër mesatar të rasteve 14.85 raste në ditë, në krahasim me dy javët paraprake me numër mesatar 41.57 raste”, është thënë në arsyetim. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht separatistët katalanas të dënuar për përpjekjet e tyre për pavarësi më 2017. Nëntë liderë janë burgosur pasi janë shpallur fajtorë për kryengritje më 2019, ndërsa tre të tjerë janë dënuar për mosbindje, por nuk janë burgosur. Këto falje kanë rritur pakënaqësi në Spanjë dhe dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër këtij vendimi, më herët gjatë këtij muaji. Mirëpo Qeveria ka thënë se ky vendim do të ndihmojë në ulje të tensioneve për çështjen e Katalonjës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind 

Nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër sëmundjes COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë shtuar shpresat për rritje ekonomike dhe përmirësim të zhvillimit ekonomik pas pandemisë. Vaksinimi i popullatës në Kosovë dhe rihapja e kufijve mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind, brenda vitit 2021, ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas shefit të këtij ekipit të FMN-së që bëri raportin për Kosovën, Gabriel Di Bella, rritja... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Kosova regjistron një viktimë dhe 18 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 18 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,963 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 22 qershor janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 165. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,673 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Osmani: Drejtësia, parakusht për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo i ka bërë këto deklarata të martën nga Vjena, pas takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë austriakë. Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen, Osmani ka thënë se Serbia ka kryer luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe se për këto krime nuk ka ende kërkimfalje dhe pendesë nga Serbia. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA mund të ngadalësojë procesin e largimit nga Afganistani

Ushtria amerikane ka thënë se mund të ngadalësojë procesin e largimit nga Afganistani, për shkak të fitoreve të fundit të talibanëve në disa zona. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, ka thënë se afati i fundit për largim deri më 11 shtator është ende në kuadër të planit, mirëpo ndërkohë gjërat mund të ndryshojnë. Zyrtarë të Pentagonit kanë thënë javën e kaluar se gjysma e procedurave për tërheqje pothuajse janë kryer. Afganistani është përballur me rritje të shkallës së dhunës, teksa Shtetet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Serbisë nuk i duhet konflikt i ngrirë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiq tha se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen. “Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, tha Vuçiq para ligjvënësve serbë. Ai vlerësoi se “fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Olimpiadë në pandemi

Organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020, njoftuan se do të kufizojnë deri në 10.000 numrin e shikuesve, me qëllim që të ulin mundësinë e përhapjes së COVID-19; dyqanet dhe restorantet në Indi u rihapën pas rënies së infektimeve; Brazili ka nisur një fushatë të vaksinimit masiv, teksa numri i vdekjeve në këtë shtet ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni; një ish-zyrtar amerikan i shëndetësisë thotë se shteti po përjeton rritjeve të rasteve të reja si pasojë e variantit Delta; grupi amerikan i rokut Foo Fighters mbajnë koncert në Nju Jork... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyra ylberi

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e hodhi poshtë një kërkesë të zyrtarëve gjermanë, që stadiumi i futbollit në Mynih, për ndeshjen e ardhshme midis Gjermanisë dhe Hungarisë, të ndriçohet me ngjyrat e ylberit. Këshilli i Qytetit të Mynihut kërkoi që Allianz Arena të ndriçohet me këto ngjyra për ndeshjen e 23 qershorit - në kuadër të kampionatit evropian Euro 2020 - për të promovuar diversitetin. Kërkesa u bë pasi Hungaria miratoi një ligj që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Misteri i "Pusit të Ferrit"

I rrethuar nga misteri dhe nga përrallat për demonë, Pusi i Barhutit, në lindje të Jemenit – i njohur si “Pusi i Ferrit” – është një mrekulli shumë pak e njohur e natyrës. E ndodhur më afër kufirit me Omanin, sesa me kryeqytetin Sana, 1.300 kilometra larg, vrima gjigante në shkretëtirën e provincës Al-Mahra është 30 metra e gjerë dhe besohet të jetë ndërmjet 100 dhe 250 metra e thellë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Evropaelire.org 

Presidenti i Filipineve i kërcënon me burg ata që nuk vaksinohen

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. “Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t'ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila. Komentet e tij bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët i kanë inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, por kanë thënë se imunizimi është çështje vullneti. Deri më 20 qershor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Evropa ndihmon Malin e Zi për borxhin masiv ndaj Kinës

Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh. Këtë borxh, Mali i Zi e kishte marrë për një projekt të diskutueshëm të autostradës. Ministri malazez i Financave, Millojko Spajiq, tha se kredia me interes të ulët nga institucioni financiar do t’i mundësojë Qeverisë malazeze të bëjë kursime dhe të ulë normat e interesit. Spajiq tha se nuk mund ta zbulojë huadhënësin, por shtoi se bisedimet janë “në fazën e fundit”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia heq detyrimin për maskat nga 28 qershori

Italia do ta heqë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme, nisur nga 28 qershori. Qeveria tha se e mori vendimin pasi numri i rasteve me koronavirus dhe i shtrimeve në spital është në rënie. Detyrimi për maska është vendosur qysh në tetor të vitit të kaluar, kur Italia po hynte në valën e dytë të koronavirusit dhe autoritetet po luftonin për të frenuar infeksionet në rritje. “Nga 28 qershori, ne do ta lëmë pas nevojën për të mbajtur maska jashtë, në zonat e bardha”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vaksinat në vendet e varfra po mbarojnë, thotë OBSH

Një numër i madh i vendeve më ta varfra, që marrin vaksina kundër koronavirusit përmes një programi global të shpërndarjes, nuk kanë doza të mjaftueshme për të vazhduar vaksinimin, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se programi COVAX ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende. Por, ai tha se kjo shifër nuk është as afër asaj që kërkohet për të mbrojtur popullatat nga koronavirusi. Mungesat vijnë në kohën kur disa vende në Afrikë po përballen me valën e tretë të infeksioneve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB: Mbi 19,000 fëmijë, viktima të dhunës në zonat e konfliktit

Numri i fëmijëve të rrëmbyer dhe të përdhunuar në rajonet e krizave është rritur në mënyrë drastike në vitin 2020, thanë Kombet e Bashkuara. Zyra e Virginia Gambas, përfaqësueses së posaçme të OKB-së për fëmijë dhe konflikte të armatosura, tha se rrëmbimet janë rritur për 90 për qind, ndërsa përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale janë rritur për 70 për qind. Zyra dokumentoi dhunën ndaj më shumë se 19,300 vajzave dhe djemve në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2020. Në raportin e saj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan kthehet në Rusi këtë javë

Ambasadori amerikan, John Sullivan, do të kthehet në Moskë “këtë javë”, dy muaj pas largimit nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Pas takimit në Gjenevë, më 16 qershor, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë njoftuar se ambasadorët e tyre do të kthehen shpejt në misionet e tyre, në përpjekje për të ulur tensionet. “Ne mbetemi të përkushtuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit Delta

Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi. Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”. “Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Трагедия в «Крокусе»: почти 50 потерпевших обвиняют МЧС МО в полном бездействии

Блогер Тамаев попал в аварию в Москве

В клинике Хайдарова медиками работали семь человек без профильного образования

Колосков назвал сильную и слабую сторону «Динамо»

Музыкальные новости

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»

Подмосковные проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

Новости России

Трагедия в «Крокусе»: почти 50 потерпевших обвиняют МЧС МО в полном бездействии

Прогноз пожарной опасности на 3 дня опубликовали в Подмосковье

Baijiahao: Россия нашла способ лишить Лондон золота

На трассе М-11 в ДТП пострадали шесть человек

Экология в России и мире

В Москве состоится уникальный конкурс, сочетающий красоту и интеллект «Мисс Право»

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье

Почему люди боятся обращаться к психиатру?

Спорт в России и мире

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде

Кто отец Дианы Джокович?

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис

Moscow.media

Каршеринг BelkaCar и картографический сервис 2ГИС запустили серию совместных маршрутов

заканчиваеться неделя распродаж the week of sales ends

Скрытые защитники печени: исследование показало пользу макрофагов

Мост в Лыткарино готовят к укладке асфальта











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Все парки Московской области обработали от клещей

Трагедия в «Крокусе»: почти 50 потерпевших обвиняют МЧС МО в полном бездействии

Прогноз пожарной опасности на 3 дня опубликовали в Подмосковье

Сотрудники линейного отдела полиции на станции Унеча провели Всероссийскую акцию «Георгиевская ленточка»