Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha te premten (4 qershor) se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara është që të arrihet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai e ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të mbështesë edhe modalitete tjera të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, nëse për ato pajtohen të dyja palët. "Vizioni ynë është që Serbia dhe Kosova të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Por, si mund të jenë dy vendet anëtare të BE-së nëse nuk e njohin njëra-tjetrën? Читать дальше...
Të premten (4 qershor) në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19. Prodhimi bëhet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume "Torlak" në Beograd. Në ceremoninë e nisjes së prodhimit, përmes video-lidhjes morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. "Është një nder i madh për mua të lëshoj në prodhim vaksinën ruso-serbe. Ne po fillojmë prodhimin e 4 milionë dozave të vaksinës Sputnik V", i tha Vuçiq homologut të tij rus, Vladimir Putin. Читать дальше...
Kompania Facebook tha se do të zgjasë për dy vjet pezullimin e llogarive të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram. "Në besojmë se veprimet e tij përbënin shkelje të rëndë të rregullave tona. Shkelja e tyre meriton dënimin më të rëndë bazuar në protokollet tona të reja”, tha Nick Clegg, zëvëndësdrejtor për çështje globale i Facebook-ut. Kompanitë e rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube pezulluan llogaritë e Trumpit bazuar në pretendimet se ai nxiti... Читать дальше...
Egjipti ka dërguar disa inxhinierë dhe pajisje ndërtimi për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të fundit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Njoftimi u bë nga televizioni shtetëror i Egjiptit, raporton Reuters. Pamjet televizive treguan dhjetëra pajisje ndërtimit me flamuj të Egjiptit që hynin Gaza. "Çdo mysliman dhe çdo egjiptian dëshiron të marrë pjesë në rindërtimin e Gazës", i tha agjencisë Reuters, Mahmoud Ismail, një shofer i kamionit transportues. Në muajin maj... Читать дальше...
Gjatë muajit qershor Hondurasi do të hapë ambasadën në Jerusalem, njoftoi presidenti i këtij vendi. Në fund të 2020 ky vend kishte njoftuar se e ka në plan të hap ambasadën, mirëpo nuk kishte njoftuar për kohën e saktë. "Ne do të zyrtarizojmë vendosjen e ambasadës në Jerusalem", tha presidenti, Juan Orlando Hernandez, duke shtuar se përmes këtij vendimi do të fuqizojë vendin e tij në fushën e bujqësisë, inovacionit dhe turizmit. Për dekada me rradhë ambasada e Hondurasit ka qenë në Tel Aviv. ... Читать дальше...
Gjermania ka drejtuar kritika ndaj Hungarisë për pengesat që Budapesti po vendos në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Hungaria ka bllokuar dy deklarata të BE-së, njërën për Hong Kongun dhe tjetrën për Lindjen e Mesme. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, tha se politika e jashtme dhe e sigurisë e bllokut po minohet nga dështimi i unitetit. “Tre javë më parë Hungaria e bllokoi një deklaratë për Lindjen e Mesme. Pastaj ka bllokuar një deklaratë për Hong Kongun. Читать дальше...
Qeveria e Kosovës po planifikon të mbyllë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por nuk ka vendosur një plan të ri se si do të vazhdojë privatizimin dhe çështjet të cilat dalin nga ky proces. Në qeveri, thonë se këto çështje do t’i takojnë bordit të AKP-së, i cili pritet të emërohet së shpejti nga qeveria. Kuvendi i Kosovës, më 27 maj ka shkarkuar bordin e AKP-së dhe ka kërkuar nga qeveria që të propozojë përbërjen e re të anëtarëve të bordit. Shkarkimi i bordit të AKP-së ka qenë hapi i parë drejt shuarjes së AKP-së... Читать дальше...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të premten vendeve evropiane që kur të blejnë gazin rus të paguajnë në euro dhe jo dollarë amerikan. "Euro është plotësisht e pranueshme për ne për sa i takon pagesave të gazit", tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg. Komentet e udhëheqësit rus bëhen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera. Nga data 20 maj... Читать дальше...
Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave në vitin 2021, është 63 për qind dhe është përmirësuar me pesë pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar, sipas renditjes vjetore të institucioneve në Indeksin e transparencës aktive, të përgatitur nga Qendra për Komunikime Qytetare. Nga kjo qendër, thonë se stagnon transparenca e institucioneve kur bëhet fjalë për shpenzimin e mjeteve financiare. Ekspertët e kësaj fushe, thonë se përderisa nuk kërkohet përgjegjësi, drejtuesit e institucioneve... Читать дальше...
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe shpreson që periudha e verës të jetë stabile sa i takon gjendjes epidemiologjike me pandeminë e COVID-19. Por, ai tha se virusi i paparashikueshëm andaj edhe nevojitet kujdes, para se gjithash në respektimin e masave të miratuara me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. “Presim që periudhën e ardhshme, apo gjatë dy muajve të verës të kemi një pasqyrë epidemiologjike të qetë. Por, qytetarët duhet ta dinë se masat që janë miratuar duhet të respektohen. Читать дальше...
Prej më shumë se 13 vjetësh, Serbia vazhdon të operojë ilegalisht me dy trena brenda territorit të Kosovës. Në dy orare, trenat e “Srbija Voz”, nisen nga Kraleva drejt Mitrovicës së Veriut. Për ndalimin e operimit të këtyre trenave, nuk ka gjetur përgjigje asnjë nga qeveritë. Shkumbin Hyseni, anëtar i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se që nga viti 2017 janë duke kërkuar ndalimin e operimit të këtyre trenave, të cilët sipas tij operojnë ilegalisht... Читать дальше...
Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një viktimë nga COVID-19, e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Të premten janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bëri të ditur se kjo shifër bazohet në 2.295 mostra të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.511. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit... Читать дальше...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për të ndaluar fluturimet e Bjellorusisë mbi territorin e Bashkimit Evropian, kanë thënë zyrtarët. Përmes kësaj mase ndalohet gjithashtu edhe ulja në aeroportet e BE-së. BE-ja po e ndëshkon Bjellorusinë për shkak se autoritetet e këtij vendi më 23 maj devijuan dhe e detyruan të ulet në Minsk një aeroplan që udhëtonte nga Greqia për në Lituani. Pasi ateroi në Minsk ata e arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës Raman Pratasevich, dhe të dashurën e tij. Читать дальше...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian. Sipas tij, vazhdimi i dialogut “është çështje ditësh e jo javësh”. Deklarimi i Vuçiqit para mediave u bë të premten (4 qershor) një ditë pasi ai u takua me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Vuçiq shtoi se gjatë bisedës me Palmer dhe Lajçak... Читать дальше...
Kleriku i Kishës Katolike të Gjermanisë, kardinali Reinhard Marx, i ka ofruar dorëheqjen Papa Françeskut, për shkak të skandaleve me abuzime seksuale të fëmijëve nëpër kisha. “Është e rëndësishme që të ndaj përgjegjësinë për katastrofën e abuzimeve seksuale nga zyrtarët e kishës në dekadën e fundit”, ka thënë ai në letrën dërguar Papës. Ai është kryepeshkop i Mynihut. Papa është duke analizuar kërkesën e tij, derisa më herët ka dërguar dy peshkopë në Këln që hetojnë këto abuzime. Më 2018... Читать дальше...
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka thënë të premten se përkrah liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe dialogun me Serbinë, pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla. “Ne mbështesim vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beograedit dhe u bëj thirrje të gjtha palëve që të rrisin përpjekjet për të arritur një zgjidhje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë... Читать дальше...
Harta ajrore e Evropës duket ndryshe prejse Bjellorusia ka devijuar dhunshëm një fluturim të kompanisë Ryanair, më 23 maj. Sa është kjo problematike? Çfarë do të thotë incidenti për sigurinë e udhëtarëve dhe a mund të shërbejë si mjet represioni edhe për regjime të tjera?
Nepali ka mbyllur sezonin e ngjitjes në Malin Everest për vitin 2021, që u shënua nga numër rekord prej 408 lejesh të lëshuara, pasi sezoni i vjetshëm u anulua për shkak të pandemisë. Gjatë dy muajve të kaluar, mbi 1.000 alpinistë dhe udhërrëfyesit e tyre, kryesisht nepalezë, kanë qëndruar në kamp. Dhjetëra persona janë larguar pas dyshimeve se ishin të infektuar me COVID-19, ndërsa dy grupe kanë anuluar ekspeditat pasi anëtarët e ekipit kanë rezultuar pozitivë. Megjithatë, autoritetet në Nepal nuk... Читать дальше...
Shtetet e Bashkimit Evropian nga grupi i Vishegradit dhe Austria, kanë kërkuar që edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Në një non-paper të përgatitur nga Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Austria, është thënë se “pasi e ardhmja e Evropës është e përbashkët me të ardhmen e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrja e tyre në Konferencën për të ardhmen e Evropës është thelbësore”. Konferenca për të ardhmen e Evropës nisi punimet më 9 maj... Читать дальше...
Familja e gazetarit bjellorus Raman Pratasevich, ka thënë se ai ka qenë i detyruar të rrëfehet në televizion për organizim të protestave kundër qeverisë. Pratasevich, 26-vjeçar, është arrestuar në Minsk muajin e kaluar, pasi është devijuar fluturimi i tij për në Lituani. Në një paraqitje televizive, me lot në sy, ai ka lavdëruar liderin bjellorus Alexander Lukashenka dhe e ka pranuar se ka tentuar ta rrëzojë atë. Disa shenja kanë qenë të vërejtshme në kyçet e duarve. Mbrojtësit e të drejtave... Читать дальше...
Çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në dekadë, sipas Kombeve të Bashkuara. Ky institucion përdor një indeks të gjerë të çmimeve të ushqimit në botë, që janë rritur për 12 muaj rresht. Furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë. Shqetësimet janë duke u shtuar për rritje të inflacionit dhe për atë se si faturat për ushqime do të ndikojnë në rimëkëmbje ekonomike. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi analizon çmimet për mish... Читать дальше...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje. Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv më 3 qershor, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze. Lista e re zëvendëson atë të mëparshmen, që ishte përpiluar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e cila ndalonte investimet amerikane në kompani të mëdha për telekomunikime, ndërtime dhe teknologji. Читать дальше...
Policia në Hong Kong ka ndaluar Chow Hang Tung, lidere të demokracisë, e cila ndihmon në organizimin e ceremonisë vjetore të ndezjes së qirinjve, për të përkujtuar viktimat e shtypjes në Sheshin Tiananmen. Këtë vit shënohet 32-vjetori i akteve vdekjeprurëse të Qeverisë kineze ndaj protuestueve pro-demokracisë. Chow Hang Tung, zëvëndës-shefe e Aleancës së Hong Kongut në mbështetje të lëvizjeve demokratike në Kinë, është arrestuar nga policia në mëngjesin e 4 qershorit, kanë thënë mediat në Hong Kong. Читать дальше...
Lojërat Olimpike të Tokios pritet të nisin muajin e ardhshëm, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni. Presidentja e këtyre Lojërave në Tokio Seiko Hashimoto është “100 për qind” e sigurt se ky organizim do të zhvillohet, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme në këtë qytet. Ku dhe kur zhvillohen Lojërat Olimpike? Lojërat Olimpike Verore pritet të zhvillohen në Tokio nga 23 korriku deri më 8 gusht. Lojërat Paralimpike do të mbahen në periudhën 24 gusht – 5 shtator. Читать дальше...