Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi "me forcë" dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një "akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror". ... Читать дальше...
Në kohën kur në Kosovë afërsisht një e treta e popullsisë që është e aftë për punë, por nuk ka një vend pune, shumë kompani ankohen se nuk po mund të gjejnë punëtorë. Problemi më i madh mbetet gjetja e punëtorëve sezonalë, sidomos në agrikulturë, si dhe gjetja e punëtorëve të kualifikuar për kryerjen e punëve më specifike. Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovës është rreth 25 për qind. Një biznes që përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve pa ndonjë kualifikim arsimor, është edhe... Читать дальше...
Të ndarë nga COVID-19, binjakët 73-vjeçarë suedezë, Ola dhe Pontus Berglund, takohen çdo të shtunë, në një urë që lidh Norvegjinë dhe Suedinë, secili në anën e tij të kufirit. Për shkak të masave aktuale kundër pandemisë, ata s’mund ta vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpi, apo ta kalojnë vijën e hollë kufitare ndërmjet tyre. Por, tek ura, vëllezërit marrin karrige kampistësh, termose dhe sandviçë, dhe kënaqen së bëri muhabet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Fushatat që planifikon të nisë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për ndërgjegjësimin e popullatës për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19, kanë ngritur dyshimet e shoqatës së gazetarëve, nëse me këtë fushatë do të ndikohet në pavarësinë e mediave. Nga kjo shoqatë, thonë se qeveria po vepron kundër zotimit të saj për heqjen e reklamave. Por, Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, thotë se nuk ka asgjë të keqe nga fushatat e tilla, nëse ato janë transparente. Ai thotë e fushata të tilla po bëhen në gjithë botën... Читать дальше...
Përmes fotografive dhe dokumenteve të ndryshme, është prezantuar periudha e rezistencës paqësore në Kosovë e deri te shtetndërtimi. Ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999", e autorit Shkumbin Brestovci, po qëndron e hapur në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Në ndërtesën e këtij muzeu, që më herët ishte shtëpi e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, janë paraqitur fotografi të ndryshme, që përshkruajnë ngjarjet që ndodhën në Kosovë nga viti 1989 deri më 1999. Читать дальше...
Një projekt kundërthënës për një universitet kinez ka rikthyer shqetësimet për rritjen e ndikimit të Pekinit në Hungari dhe ka risjellë në qendër të vëmendjes lidhjet e ngushta të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, me Kinën. Muajin e kaluar, Hungaria ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Universitetin Fudan, për hapjen e një kampusi në Budapest, më 2024. Marrëveshja do ta sjellë universitetin e parë kinez në Bashkimin Evropian, e për të cilin Qeveria hungareze thotë se do t’i rrisë standardet e arsimit në Hungari. Читать дальше...