Мы в Telegram
Добавить новость

В Москве подвели итоги форума «Право цифровой безопасности»: защита персданных, блогеры и киберугрозы

Акселератор для бьюти-мастеров стартует в центре «Моя карьера»

В деле Тимура Иванова могут появиться новые эпизоды противоправной деятельности

Российский ученый-биолог Михаил Кривошеев скончался в Уфе



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Май
2021

Новости за 19.05.2021

Evropaelire.org 

Ngritja e talibanëve të Pakistanit

I përçarë përbrenda, i dobësuar për shkak të vdekjes së liderëve dhe i dëbuar nga bastionet e tij, grupi i armatosur Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), gjerësisht u pa si i shkatërruar. Por, TTP-ja, grup që njihet edhe si Talibanët Pakistanezë, u rishfaqën vitin e kaluar, duke unifikuar fraksionet dhe duke kryer sulme vdekjeprurëse në mbarë rajonet fisnore të vendit. Për të shënuar ringjalljen e tij, TTP-ja muajin e kaluar kreu një sulm vdekjeprurës me makinë-bombë pranë një hoteli luksoz në qytetin jugperëndimor Kueta... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gruaja afgane që vishet si burrë për t’u ndier e lirë

Në një pjesë të Afganistanit, një zakon i njohur si "bacha posh" lejon prindërit që të veshin vajzat e tyre si djem për t'i dhënë atyre mundësi të përkohshme në arsim ose punë. (Përgatiti: Arben Hoti)

Evropaelire.org 

Serbia shpenzoi miliona dollarë për blerjen e dronëve kinezë

Me gjithë përpjekjet e zyrtarëve shtetërorë në Serbi për të fshehur çmimin e dronëve të blerë kinezë, ky informacion është nxjerrë në bazën e të dhënave për importet dhe eksportet, e cila çdo vit publikohet nga Byroja e Statistikave. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke inspektuar bazën e të dhënave për importet nga Kina në vitin 2020, ka arritur në informacionin se Serbia, atë vit, ka importuar dronë nga Kina në vlerë prej 19.3 milionë dollarësh. Çmimi me të cilin Serbia i blerë dronët luftarakë-zbulues nga Kina... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nxënësit marshojnë kundër ngacmimeve seksuale

Me moton “Traumë, Jo Lojë”, nxënësit e tri shkollave të mesme në Prishtinë, marshuan në sheshin kryesor të kryeqytetit, kundër ngacmimeve seksuale. Ky marsh u mbajt pas një rasti të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, që u raportua se ka ndodhur në muajin prill.

Evropaelire.org 

Marsh protestues në Prishtinë kundër ngacmimeve seksuale

Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, të mërkurën në sheshin kryesor të qytetit kanë mbajtur një marsh protestues me moton “Traumë, Jo Lojë”. Ky marsh është mbajtur pas rastit të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, që raportohet se ka ndodhur muajin e kaluar. Protestuesit kanë thënë se “protestojmë për vajzat, gratë, motrat dhe nënat tona, sepse është “Traumë, Jo Lojë” Njëherësh ata kanë kërkuar rritje të vetëdijesimit në raport më fenomenin e ngacmimeve seksuale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedoni e V: Bie numri i të infektuarve, sigurohen 600 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut të mërkurën ka njoftuar për 17 viktima nga COVID-19, 87 të infektuar dhe 197 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,953 testeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në gjashtë ditët e kaluara numri i të infektuarve me koronavirus është ulur për 48,3% në krahasim me një javë më parë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 154.891 raste, prej të cilëve 146.499 janë shëruar, 5.249... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IKSHPK: Tetë të vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë të mërkurën janë regjistruar edhe tetë raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Dy viktima janë shënuar në Prishtinë dhe nga një në Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren, Rahovec dhe Suharekë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), nga 4.049 mostra të testuara, të infektuar me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe 62 persona. Bazuar në këto të dhëna 1.5 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Sipas IKSHPK-së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shkupi arsyeton dëbimin e diplomatit rus

“Veprimet e papërshtatshme me statusin diplomatik” ishte arsyeja se pse diplomati rus në Maqedoninë e Veriut u shpall person i padëshiruar (non grata), tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. “Në këtë rast kemi të bëjmë me veprime të cilat janë të papërshtatshme me statusin diplomatik, veprime këto të cilat janë hetuar dhe janë dokumentar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe organeve të tjera kompetente, të bazë të të cilave është sjellë vendimi dhe i është kumtuar ambasadorit rus që në javën e kaluar”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

DASH: Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhet se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania ndalon grupet e lidhura me Hezbollahun

Të mërkurën Qeveria gjermane tha se ka ndaluar tri grupe të lidhura me Hezbollahut, lëvizjes libaneze që kundërshton Izraelin. Policia gjermane kreu një operacion në shtatë rajone. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer tha se "grupet financonin organizatën terroriste Hezbollah". "Kushdo që mbështet terrorin nuk do të jetë i sigurt në Gjermani. Ata nuk do të gjejnë strehë në vendin tonë", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme përmes një postimi në Twitter. Hezbollah është shpallur grup... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beteja për shpëtimin e Liqenit të Ohrit

Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)




Evropaelire.org 

BE pajtohet për rihapjen e kufijve

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për rihapjen e kufijve të bllokut për udhëtarët jashtë BE-së, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Vendimi, i cili është rekomanduar më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). EMA, deri më tash, ka miratuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Diplomatët miratuan edhe rritjen e nivelit të rasteve të reja me koronavirus... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbrojtja sërish kërkon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sërish kërkoi lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në konferencën e pestë statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, avokati i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, tha se me mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, pa e ditur saktë se për çka po akuzohet, ai po privohet nga prezumimi i pafajësisë. Ky reagim i avokatit të Thaçit, erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nuk punon sepse druan për sigurinë e vajzës 12-vjeçare

Hana nga Prishtina, e cila ka përfunduar Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës, ka vendosur të mos kërkojë punë. Kjo për të shkak vajzës se saj 12-vjeçare dhe djalit, që tashmë është pesë vjeç. Hana për çdo ditë dërgon dhe merr vajzën e saj nga shkolla. Ajo e bën këtë gjë, për, siç thotë, sigurinë e vajzës së saj, e cila vijon mësimin në klasën e gjashtë në një shkollë fillore në Prishtinë. Hana thotë se është e brengosur për shkak se gjatë kohës që pret në oborrin e shkollës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pelosi bën thirrje për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, bëri thirrje për bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen vitin e ardhshëm në Pekin, për shkak të shqetësimeve për abuzimet me të drejtat e njeriut. Derisa atletët do të marrin pjesë, Pelosi tha se krerët e shteteve duhet ta bojkotojnë pjesëmarrjen. Ajo tha se SHBA-ja nuk mund të sillet sikur nuk ka asgjë të keqe me mbajtjen e Olimpiadës në Kinë. Ajo është politikania e fundit amerikane që bën thirrje për bojkot... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prokurorët në Nju Jork nisin hetime kriminale kundër Trumpit

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork tha se po heton Organizatën Trump “në cilësi kriminale”. Një zëdhënës i prokurores Letitia James tha se hetimet në kompaninë e pronave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk janë më thjesht civile”. James ka qenë duke shqyrtuar marrëdhëniet financiare të Trumpit edhe para se ai të merrte detyrën e presidentit, në janar të vitit 2017. Trump, republikan, e mohon keqbërjen dhe thotë se hetimet nga një prokurore demokrate janë hakmarrje politike. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shasha: Programi i Qeverisë Kurti, vështirë i zbatueshëm

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), i ka bërë një analizë programit qeverisës katërvjeçar të prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, Demush Shasha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se plani është mjaft strategjik, i gjithëmbarshëm, por vështirë i realizueshëm brenda katër vjetëve. Ky program synon të fokusohet në dy prioritete më urgjente: menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Franca lehtëson masat kundër koronavirusit

Restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore në të gjithë Francën rihapen sot, pas disa muajsh të mbyllura, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë: mbi 5.9 milionë. Nga sot, grupe me deri në gjashtë persona do të lejohen të hanë së bashku në tarracat e restoranteve. Po ashtu, ora policore do të nisë nga ora 21:00 dhe jo 19:00, siç ka qenë deri më tash. Numri i infeksioneve ditore në Francë aktualisht është rreth 13,000.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA dënon gjuhën e Erdoganit për Izraelin

Shtetet e Bashkuara i dënuan komentet “antisemitike” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për popullin hebre. Tensionet midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë arritur nivelin më të lartë qysh në vitin 2014. Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se “gjuha antisemitike nuk ka vend askund”. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të luftuar antisemitizmin në të gjitha format e tij”, tha Departamenti amerikan i Shtetit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kalon 1.5 miliard numri i vaksinave të dhëna kundër koronavirusit

Në të gjithë botën janë dhënë së paku 1.5 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit, tregon një vlerësim i agjencisë së lajmeve AFP. Sipas llogaritjes së saj, të bazuar në burime zyrtare, saktësisht janë dhënë 1,500,017,337 doza. Rreth tri të pestat e totalit janë të përqendruara në tri vende: Kinë, SHBA dhe Indi. Izraeli prin me përqindjen e popullatës së vaksinuar: gati 60 për qind e qytetarëve atje kanë marrë nga dy doza të vaksinës. Në Britani, 54 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë, ndërsa në SHBA 48 për qind. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Netanyahu: Izraeli e ktheu Hamasin “me vite prapa”

Bombardimi nëntëditor i Gazës nga ana e Izraelit “e ka kthyer Hamasin me vite prapa”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ushtria izraelite dhe grupet militante palestineze në Gaza vazhduan të shkëmbejnë zjarr edhe gjatë ditës së sotme. Përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund dhunës patën pak sukses. Franca paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke bërë thirrje për armëpushim. Hamasi, grupi palestinez që udhëheq Gazën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Dialogu duhet të sjellë njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mesin e qershorit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet rreth mënyrës se si të ecet tutje me dialogun mes dy vendeve. Duke folur pas një takimi joformal në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se ai dëshiron të ketë një dialog të përgatitur mirë dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Evropaelire.org 

Kurti: Me Vuçiqin do të diskutojmë për kapitullin e ri të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin e paraparë që të mbahet në mesin e qershorit, mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dikutohet rreth mënyrës se si do të ecet tutje në procesin e dialogut. Kurti i bëri këto komente pas një takimi joformal në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe tha se zgjidhja në procesin e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është njohja reciproke. “Do të jetë diku aty rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them tani saktësisht... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Евросоюз призвал РФ отменить решение по активам Ariston и BSH Hausgerate

Свыше 20 подтоплений ликвидировали в Подмосковье за день

Россиянина оштрафовали на 600 тысяч рублей за экстренную посадку самолета

Экономист спрогнозировал курс доллара в течение следующих трех лет

Музыкальные новости

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии

В аварийном доме в Забайкалье, которым интересовался Бастрыкин, заколотили подъезды

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

Новости России

В Трубчевском РДК прошел праздничный концерт «С песней – в кругу друзей»

Глава Мытищ Юлия Купецкая приняла участие в городском субботнике

В Люберцах поздравили работников скорой помощи Люберец

СКФО. В СКФО могут оформить назначение пенсии дистанционно

Экология в России и мире

5 лучших бьюти-средств для тела на весну

Радио Romantika приглашает погрузиться в мир киномузыки

Отдых во имя открытий

За какими шедеврами едут в деревню Ковалёво Нижегородской области

Спорт в России и мире

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде

Кто отец Дианы Джокович?

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде

Свёнтек разгромила Кырстю и вышла в 1/8 финала турнира WTA-1000 в Мадриде

Moscow.media

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

Частота страховых случаев по ОСАГО для такси в 6,6 раза выше, чем по полисам на другие легковые машины – ЦБ РФ

Мост в Лыткарино готовят к укладке асфальта

Сотрудники спецподразделений столичного главка Росгвардии окончили обучение в Центре профподготовки в Подмосковье











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Евросоюз призвал РФ отменить решение по активам Ariston и BSH Hausgerate

Минздрав: большая часть оборудования в скорых стала отечественной

Можно ли самостоятельно продезинфицировать квартиру

Росстат: Уровень безработицы в России обновил исторический минимум