Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen ka dhënë shenja për angazhim më aktiv në çështjet e ndryshimeve klimatike, të drejtave të njeriut dhe evazionit fiskal, teksa është zotuar për rivendosje të udhëheqësisë amerikane. “Amerika e para nuk duhet të nënkuptojë asnjëherë Amerikën të vetme”, ka thënë ajo në fjalimin e parë të madh sa u përket politikave ekonomike me jashtë. Yellen po ashtu ka shprehur gatishmëri për krijim më të mirë bashkëpunimit global, duke kthyer mbrapsht politikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Читать дальше...