Ермаков: мы должны делать все возможное, чтобы наши парни знали как мы им благодарны

Посольство сообщило о гибели раненого в "Крокусе" 43-летнего гражданина Белоруссии

Около 55 млрд рублей потребуется на создание дороги к курорту «Новая Анапа»

Панда Катюша уедет в Китай в поисках «жениха»

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Апрель
2021

Новости за 09.04.2021

Evropaelire.org 

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës. Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris i tha agjencisë DPA se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër. Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin shkurt. Sipas atij rekomandimi të dyja dozat duhet të injektohen nga e njëjta vaksinë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes që i dha fund luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Rusia, ishte arritur në nëntor të vitit të kaluar. Armenia po pretendon se Azerbajxhani nuk po i përmbahet premtimit për të liruar ushtarët dhe civilët armenë të kapur gjatë konfliktit. "Kthimi i të burgosurve është vonuar përsëri," tha zyra e zëvendëskryeministrit, armen, Tigran Avinian, në një deklaratë të postuar në Facebook më 9 prill. Zyrtarët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shumë hetime e pak dënime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion  

Agjencia Kundër Korrupsionit, vazhdon të dërgojë kallëzime penale për korrupsion në prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen me prioritet të duhur, thonë zyrtarët e agjencisë.    Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion. Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori.    Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, tha për Radion Evropa e Lirë, se rastet e dyshuara... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për vazhdim të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.  “Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave, thotë OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë sërish ka kundërshtuar hendekun e krijuar në furnizimin me vaksina kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra. “Vazhdojmë të kemi një çekuilibër tronditës në shpërndarjen globale të vaksinave", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus një konference shtypi. Ai tha se nga 220 vende dhe territore, 194 kishin filluar vaksinimin. "Shumica e vendeve nuk kanë vaksinave të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë punonjësit shëndetësorë, ose të gjitha grupet në rrezik", tha shefi i OBSH-së. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vritet një gazetar hulumtues grek

Një gazetar hulumtues grek është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Athinë të premten. Gazetari, Giorgos Karaivaz ka punuar për transmetuesin privat Star dhe gjithashtu ka drejtuar portalin e lajmeve - bloko.gr. “Vrasja e tij ndodhi përmes disa të shtënave”, tha për AFP-në një burim i policisë. "Kjo vrasje na ka tronditur të gjithëve", tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni përmes një deklarate, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke zhvilluar hetime. Sipas raportimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përplasjet Kosovë-Serbi për regjistrat kadastralë

“Nëse dëshiron të grindesh me fqinjët, thirri ata të kadastrit”, kështu e nis rrëfimin e tij për Radion Evropa e Lirë, Ismeti (pseudonim, identiteti i vërtetë është i njohur për redaksinë). Ai për vite me rradhë nuk po arrin të zgjidhë çështjen e pronës së tij, pasi pretendon se ekziston dallim për 1 metër e 40 centimetra, nga të dhënat kadastrale të para luftës, me ato të pas luftës. “Asnjë parcelë nuk është në rregull me kadastër të para luftës dhe atë të pas luftës, nuk janë parcelat e njëjta”, thotë ai. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pandemia solli edhe shtrenjtimin e ushqimit 

Produktet ushqimore në Maqedoninë e Veriut  krahasuar me një vit më herët, janë  shtrenjtuar për 2.1  për qind . Por në mënyrë drastike është rritur çmimi i vajit për amvisëri, vajit të lulediellit edhe atë pothuajse për (30 denarë ) 50 cent,  përkatësisht për 14 për qind.  Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe tek qumështi, vezët, sheqeri, produktet qumështore, çokollatat, mishi, peshku etj.  Qytetarët ankohen se gjithnjë e më pak po mbetet  e  mbushur shporta, pasi shumë  produkte që në shikim të parë duket se janë shtrenjtuar pak... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE: Bisedimet me Iranin "konstruktive"

Java e parë e bisedimeve që synojnë shpëtimin e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore ka qenë “konstruktive”, vlerësoi të premten, Bashkimi Evropian. Teherani njoftoi se bisedimet në Vjenë të Austrisë do të vazhdojnë më 14 prill. Marrëveshja ka filluar të shpërbëhet që kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në më 2018 pasi pretendonte se ajo nuk ishte e negociuar mirë dhe i mundësonte Teheranit të prodhojë armë bërthamore. Irani filloi me shkeljen e saj duke rritur nivelet e uraniumit të pasuruar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kush ishte Princi Philip? 

Princi Philip, burri i mbretëreshës britanike Elizabeth dhe një figurë kryesore e familjes mbretërore britanike për gati shtatë dekada, vdiq në moshën 99-vjeçare, njoftoi të premten Pallati Bukinghem.  Duka i Edinburgut, siç njihej zyrtarisht, ishte pranë gruas së tij gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar - më të gjatit në historinë britanike.  Gjatë kësaj kohe, ai fitoi reputacionin e një personaliteti me qëndrim të ashpër, por që bënte edhe gafa të rastit.  “Me pikëllim të thellë, Madhëria e Saj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja dërgon luftanije në Detin e Zi

Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit. Dërgimi i anijeve po ndodhë në kohën kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje. Anijet do të kalojnë përmes Ngushticës së Bosforit më 14 dhe 15 prill dhe do të largohen më 4 maj dhe 5 maj, u tha gazetarëve një burim i ministrisë së Jashtme turke, raporton AFP. Uashingtoni duhet ta lajmërojë Ankaranë 15 ditë përpara kur planifikon të dërgojë anije luftarake nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Shtatë viktima dhe 684 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të premten në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Në laboratorët publikë dhe privatë janë testuar 4.487 mostra, nga rezultatet e të cilave janë regjistruar edhe 684 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Nga sëmundja llogaritet të jenë shëruar edhe 702 pacientë, ndërsa raste aktive janë 14.095. Koronavirusi i ri është paraqitur për herë të parë në Kinë në fundit të vitit 2019. Në fillim të vitit 2020... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB-ja e shqetësuar për fatin e Princeshës së Dubait

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësimin e thellë” për fatin e Princeshës Latifa të Dubait, pasi kanë kaluar dy muaj që kur ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojë prova se ajo është akoma gjallë.   Në shkurt, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kërkoi prova në lidhje me vajzën e sundimtarit të Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, pasi BBC transmetoi një video të xhiruar nga Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej rob, dhe kishte frikë për jetën e saj. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vdiq princi Philip, duka i Edinburgut

Princi Philip, burri i mbretëreshës britanike Elizabeth II, vdiq në moshën 99-vjeçare, njoftoi të premten Pallati Bukinghem. Princi ishte martuar me princeshën Elizabeth më 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër. “Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Bukinghem. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bullgaria i lehtëson masat kundër koronavirusit, Hungaria i shtyn

Zyrtarët në Bullgari thanë se do t’i lehtësojnë disa masa për frenimin e koronavirusit, për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja pozitive dhe të shtrimeve në spital. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se, nga java e ardhshme, do të rihapen shkollat dhe universitetet, ashtu si edhe qendrat tregtare. Restorantet po ashtu do të mund të shërbejnë në ambiente të mbyllura. Ministri bullgar i Arsimit, Krassimir Valchev, tha se rreth 26 përqind e mësuesve në shkolla janë vaksinuar. Bullgaria... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A mund të besosh në AstraZeneca?

Përkundër studimeve të shumta shkencore që tregojnë se vaksina AstraZeneca kundër kornavirusit është efektive, besimi në të ka rënë. Vaksina e kompanisë anglo-suedeze, që është parë si kyçe për imunizimin e popullatës në Evropë, është përballur me disa pengesa në administrim, nga frika se shkakton mpiksje gjaku.

Evropaelire.org 

Kosova shënon 13-vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Më 9 prill të këtij viti bëhen 13 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Akti më i lartë juridik i shtetit ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.   Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 prillit, Ditës së Kushtetutës. Ai ka thënë se kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë.   “Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kim paralajmëron krizë të vështirë në Korenë e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”. Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike. Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990. Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon “burimin kryesor ekonomik” të ushtrisë në Mianmar

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione mbi Ndërmarrjen e Gurëve të Çmuar në Mianmar, në përpjekje për ta privuar qeverinë ushtarake nga fondet. Thesari e përshkroi këtë ndërmarrje si “një burim kryesor ekonomik” për regjimin ushtarak. Mianmari është burimi kryesor në botë i gurit të çmuar zhade dhe burim i madh i rubinëve dhe safirëve. SHBA-ja ka sanksionuar tashmë tri kompani të tjera të gurëve të çmuar, që thuhet se janë të lidhura me ushtrinë e Mianmarit. Presioni vjen pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse vaksinat ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për ta mposhtur pandeminë?

Një studim, që është kryer në 28 shtete ku ishin të përfshirë 77 ekspertë botërorë, virologë, infektologë dhe epidemiologë, gjeti se ka mundësi që vaksinat ekzistuese kundër COVID-19 mund të bëhen “joefektive” brenda një viti, për shkak të mutacioneve që po pëson koronavirusi i ri. Dy e treta e këtyre ekspertëve, që morën pjesë në këtë studim, thanë se njerëzimi ka në dispozicion “një vit ose më pak përpara se gjenerata e parë e vaksinave të bëhet joefektive dhe vaksina të reja apo këto që janë, do të duhet të modifikohen”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia i dënon komentet e kryeministrit italian për Erdoganin

Turqia i dënoi komentet e bëra nga kryeministri i Italisë, i cili e krahasoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me një diktator dhe e kritikoi trajtimin që i është bërë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Turqi, këtë javë. Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me Erdoganin më 6 prill. Mysafirët u çuan në një dhomë të madhe për bisedime, por atje ishin vendosur vetëm dy karrige për tre udhëheqësit. Atje u ulën dy burrat... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit, thotë mjeku

Afrikano-amerikani George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, tha një mjek që mori pjesë në gjyqin e ish-policit Derek Chauvin, në Mineapolis të SHBA-së. Duke kundërshtuar mbrojtjen, dr Martin Tobin tha se fentanili - një lloj droge - nuk e shkaktoi vdekjen. Tobin tha se edhe “një person i shëndetshëm do të kishte vdekur”. Chauvin, polic i bardhë, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta, gjatë arrestimit të tij në muajin maj. Chauvin është në gjyq për vrasje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden me masa të reja për kontrollin e armëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli masa të reja për të trajtuar dhunën me armë në SHBA, të cilën e përshkroi si “krizë të shëndetit publik”. Biden, një demokrat që ka histori të gjatë të mbështetjes për kufizimet e armëve, njoftoi për masat e reja të enjten pasdite, së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe prokurorin e përgjithshëm, Merrick Garland. “Sot po ndërmarrim hapa për t’iu kundërvënë jo vetëm krizës me armë, por edhe asaj që në fakt është krizë e shëndetit publik”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Domosdoja për ndryshimet kushtetuese

Kushtetuta e Kosovës, që më 9 prill shënohen 13 vjet që nga miratimi i saj në Kuvendin e Kosovës, tashmë ka nevojë për ndryshime, vlerësojnë Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, parti kjo e cila është në pushtet. Por, megjithatë, ata vlerësojnë se faza e tanishme është mjaft e komplikuar për të bërë ndryshime kushtetuese, për shkak të kritereve të ashpra për diçka të tillë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Ижевчанка стала призером конкурса «Золотой голос России»

Ведущего передачи «Такси» Куличкова госпитализировали

Как стал возможен крупнейший теракт за десятилетия?

В подмосковном этнопарке «Кочевник» подготовили новую экспозицию

Музыкальные новости

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World

Тариф – Большой Концертный Тур. Организация серии больших концертов.

Отставка Кудашова и уход Гусева и Уила: кого «Динамо» рискует потерять после вылета из Кубка Гагарина

Фильм о пришельцах снятый на деньги мафии

Новости России

Александр Новиков поручил «Зеленстрою» отреставрировать стелы городов-героев в Смоленске

Голикова: число обращений за помощью от пострадавших в «Крокусе» может вырасти

Путин рассказал о планах по развитию транспортной инфраструктуры в России

Около 55 млрд рублей потребуется на создание дороги к курорту «Новая Анапа»

Экология в России и мире

Узкое горлышко: зачем даже маленькой компании регламенты

Тариф – Большой Концертный Тур. Организация серии больших концертов.

Несмотря на милое личико: ведущие свердловские наркологи рассказали о женском алкоголизме

Творческая встреча с искателем приключений состоится в Симферополе

Спорт в России и мире

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри

«Бомж» Дарья передает всем привет»: Касаткина ответила на слова Винер

Янник Синнер поделился впечатлениями от общения с игроками сборной Италии по футболу

Виктория Азаренко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Майами

Moscow.media

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Сегодня свой 75-летний юбилей отмечает Заслуженный спасатель Российской Федерации, Спасатель международного класса - Зиявдин Никомагомедов!

Российская компания ЭНКОСТ выходит на рынок Казахстана

За что











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Желудков поделился прогнозом на матч «Крылья Советов» - «Зенит»

Посольство сообщило о гибели раненого в "Крокусе" 43-летнего гражданина Белоруссии

Панда Катюша уедет в Китай в поисках «жениха»

Как стал возможен крупнейший теракт за десятилетия?