Мы в Telegram
Добавить новость

Москвичи выкупили у города 33 участка для ИЖС со скидкой с начала года

Омбудсмен Подмосковья Фаевская провела личный прием граждан

В Ленинском округе с владелицы участка взыщут более 2 млн рублей за свалку

Андрей Воробьев: «День добрых дел» объединил учащихся Подмосковья



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Март
2021

Новости за 30.03.2021

Evropaelire.org 

OBSH: Të gjitha hipotezat për origjinën e virusit janë në tryezë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se duhen hetime të mëtejshme për të përjashtuar përfundimisht teorinë se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Kinë. Tedros tha të martën se rrjedhja nga laboratori është shkaku më pak i mundshëm, porse duhet bërë një hulumtim më i gjerë. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Qeveria e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Jep dorëheqje kryeministri sllovak, Igor Matoviç

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje të martën, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re. Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit. Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri. Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij. Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rajonet gjermane kufizojnë përdorimin e AstraZeneca-s

Qytetet gjermane të Berlinit dhe Mynihut ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit te personat nën 60 vjeç, për shkak të raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku. Rregullatori gjerman i ilaçeve, Instituti Paul Ehrlich, tha të martën se ka zbuluar 31 raste të mpiksjes së gjakut, të njohur si trombozë e venave të sinusit cerebral, në mesin e afro 2.7 milionë njerëzve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca në Gjermani. Pothuajse të gjitha rastet janë gra të moshës së re dhe të mesme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të dala pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Por, autoritetet e të dyja shteteve, të Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të kenë pikëpamje dhe qëndrime skajshmërisht të kundërta se si do t’i qasen dialogut, vlerësojnë analistët shqiptarë dhe serbë, Donika Emini dhe Ognjen Gogiq. Sipas tyre, tash për tash, për të dyja palët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një fëmijë postoi në Twitter-in e Komandës Strategjike të SHBA-së

Një postim i pakuptueshëm në llogarinë në Twitter të Komandës Strategjike të SHBA-së, e cila drejton forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane, është bërë nga një fëmijë, derisa menaxheri i llogarisë ishte në pauzë, tha Komanda Strategjike amerikane. Menaxheri i Twitter-it të Komandës, “për një moment, ka lënë hapur dhe pa mbikëqyrje llogarinë”, tha Komanda Strategjike në një përgjigje me email dërguar Radios Evropa e Lirë. Mesazhi, i cili është publikuar më 28 mars, ishte: “;l;;gmlxzssaw”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përmes bashkëpunimit ushtarak deri te vaksinat e Kinës

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Kina që të përshpejtojë furnizimin me vaksina kundër koronavirusit të kompanisë kineze, Sinopharm. Shkupi zyrtar më herët ka thënë se dëshiron që të blejë 200.000 doza të kësaj vaksine. Kjo kërkesë është bërë gjatë vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Kinës, Wei Fenghe në Maqedoni të Veriut. Në takimin në mes të ministrit kinez dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. “Në takim, kryeministri Zaev i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tri punonjëse shëndetësore vriten në Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se persona të armatosur vranë tri punëtore shëndetësore, të angazhuara në fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit, në qytetin lindor të Xhalalabadit. Ghulam Dastagir Nazari, shef i programit të imunizimit në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se tri gratë vdiqën në dy sulme të ndara në kryeqytetin e provincës Nangarhar. Treshja përfshiu dy vullnetare dhe një mbikëqyrëse të programit të imunizimit ndaj poliomielitit, tha Nazari. Përgjegjësinë për sulmet nuk e mori ende asnjë grup. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të moshuarit nuk vaksinohen

Shumë qytetarë të moshës së tretë kanë shpresuar se do të vaksinohen të martën, më 30 mars, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht.

Evropaelire.org 

Italia vendos në karantinë udhëtarët e BE-së

Qeveria e Italisë do të vendosë karantinë të detyrueshme pesëditore për udhëtarët e Bashkimit Evropian, për shkak të frikës nga vala e tretë e koronavirusit. Deri më tash, vetëm udhëtarët jashtë BE-së është dashur të vetizolohen. Vendimi vjen në ditën kur në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla të reja, që u kërkojnë të gjithë pasagjerëve që hyjnë në këtë vend, të kenë test negativ kundër koronavirusit. Gjermania mbetet nën izolim të pjesshëm, por rastet me koronavirus vazhdojnë të rriten. Ministri i Brendshëm gjerman... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të dëshpëruar që nuk u vaksinuan

Shumë qytetarë të moshuar kanë shpresuar se do të vaksinohen kundër koronavirusit të martën, më 30 mars, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht. Në mesin e tyre ishin edhe Zorka Shala, 68 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Sahiti, 72 vjeç. “Mezi kemi pritur. Një vit unë kam qëndruar në stres, gjithë pa dalë. Erdhëm ta marrim vaksinën, ndoshta e kemi kuptuar keq që erdhëm. Na e dhanë një letër dhe na thanë që të shkojmë sepse ata do të na thërrasin. Jam e dëshpëruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pabarazia me vaksinat

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për vendet më të pasura që të ndajnë vaksinat kundër koronavirusit me vendet më të varfra; presidenti rus, Vladimir Putin shpreson të udhëtojë më shumë pasi ka bërë vaksinimin kundër COVID-19 dhe industria globale e turizmit humbi më shumë se katër trilionë dollarë amerikanë më 2020. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha)




Evropaelire.org 

Katër të arrestuar në Kosovë, dy për keqpërdorime në Telekom

Katër persona u arrestuan të martën në Prishtinë për vepra të ndryshme penale, përfshirë: keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, përvetësimin në detyrë, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës. Të arrestuarit u identifikuan vetëm me iniciale: T.M., A.O., K.M., dhe D.Q. “Dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtarë në Telekomin e Kosovës”, thuhet në komunikatë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rinis trafiku në Kanalin e Suezit

Anijet kanë filluar përsëri të lundrojnë në Kanalin e Suezit të Egjiptit, një ditë pasi një anije gjigante kontejnerësh, e cila kishte bllokuar kanalin për gati një javë, u zhvendos nga rruga. Tridhjeteshtatë anije kanë kaluar kanalin gjatë natës, ndërsa 140 të tjera pritet të kalojnë gjatë ditës së sotme. Autoritetet kanë thënë se shpresojnë të lirojnë plotësisht trafikun brenda 3-4 ditësh dhe t’iu mundësojnë lundrimin qindra anijeve që presin. Transporti përmes Kanalit të Suezit është ndërprerë më 23 mars... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Kosova regjistroi të martën 14 raste të vdekjes nga koronavirusi. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se pesë viktima u regjistruan në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe nga një në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak u konfirmuan edhe 752 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,892 mostrave. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 89,507, ndërsa i viktimave në 1,858. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sela: Do të pengojmë shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk po e pranon marrëveshjen për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, të arritur të hënën mes dy liderëve politikë maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilët përjashtuan të gjithë faktorin politik shqiptar. Kryeministri Zaev dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Mickoski thanë se regjistrimi shtyhet për në shtator shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike. "Ka ardhur koha që të bien maskat" Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha... Читать дальше...

Evropaelire.org 

LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij. “LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai. Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani refuzon të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit

Irani nuk do të ndalojë aktivitetet e tij të pasurimit të uraniumit, derisa Shtetet e Bashkuara të shfuqizojnë sanksionet, ka thënë një zyrtar i lartë, raporton televizioni shtetëror iranian. Mediat amerikane kanë raportuar se Uashingtoni planifikon të ofrojë një propozim të ri për bisedime. Raporti i televizionit iranian citoi zyrtarin të thoshte se Teherani do të vazhdojë të shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjatë majit, Kosova merr edhe mbi 76 mijë doza të vaksinës

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, njoftoi se Kosova do të furnizohet me 76,800 doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 gjatë muajit maj. Kosova nisi të hënën fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pasi të dielën pranoi 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. UNICEF ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në këto vende. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe në lidhje me këtë temë nuk ka asnjë diskutim, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend në pozitat shtetërore. Le të shikojmë drejt së ardhmes, kemi shumë punë për të bërë", shkroi Abazoviq më 30 mars në llogarinë e tij në Twitter. Qëndrimi i zëvëndëskryeministrit të Malit të Zi pason reagimet ndërkombëtare për deklarimet e ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në Mal të Zi, Vladimir Leposaviq, të cilat u... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin

Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një numër i njerëzve të shkojë në gadishullin Sinai për pushimet e Festës së Pashkëve. Ky është vendimi i fundit i Izraelit pasi e vuri nën kontroll përhapjen e virusit dhe iu kthye normalitetit pas vaksinimit me dy doza, të më shumë se gjysmës së popullsisë prej rreth 9.3 milionë banorësh. Izraeli është vendi udhëheqës në botë për fushatën e vaksinimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OBSH nuk ofron përgjigje përfundimtare për origjinën e COVID-19

Ka të ngjarë që koronavirusi i ri është transmetuar nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ose drejtpërdrejt ose përmes një kafshe tjetër, thuhet në një studim të përbashkët për origjinën e virusit që e kanë kryer Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertët kinezë. Por, raporti i parë nga disa media, përpara publikimi të tij më 30 mars, nuk jep përgjigje përfundimtare për origjinën e pandemisë dhe ndaj tij ka një lloj skepticizmi nga ana e Shtetet e Bashkuara në lidhje me ndërhyrjet e mundshme kineze. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Preshevë të gjithë synojnë pushtetin

Partia Alternativa për Ndryshim, udhëheqësi i së cilës është kryetari aktual i komunës, Shqiprim Arifi, fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë. Sidoqoftë, duke gjykuar nga mesazhet e dërguara nga partitë shqiptare të opozitës dhënë gjatë fushatës zgjedhore, partia e Arifit ka humbur pushtetin në këtë komunë, që gjendet në jug të Serbisë. Të pesë partitë shqiptare në opozitë, me orientime të ndryshme ideologjike "u bashkuan" në mënyrë që të largonin nga pushteti Alternativën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IKSHPK: Deri në fund të vitit planifikohet vaksinimi i 70% të popullatës

Të martën në Kosovë ka filluar vaksinimi i punëtorëve të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës derisa në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar. Shefja për imunizim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Edita Goranci-Haxhiu, u tha gazetarëve se që nga dita e enjte ( 1 prill) vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë edhe në komuna tjera të vendit. “Sipas planit shtetëror të imunizimit janë planifikuar tri faza të vaksinimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina fuqizon kontrollin mbi Hong Kongun

Kina ka miratuar një plan të ri të reformës së sistemit zgjedhor për Hong Kongun, që do të forcojë kontrollin e Pekinit mbi qytetin. Legjislacioni i ri u nënshkruan nga presidenti Xi Jinping, njoftoi media shtetërore më 30 mars. Ndryshimet ligjore i japin një komisioni pro-Pekinit fuqinë për të kontrolluar të gjithë kandidatët për Parlamentin e Hong Kongut dhe për të zgjedhur shumë prej anëtarëve të tij. Kritikët kanë thënë se kjo reformë nënkupton fundin e demokracisë për Hong Kongun. Sipas ligjit të ri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Liderët botërorë bëjnë thirrje për traktat të pandemisë

Më shumë se 20 liderë botërorë kanë bërë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme. Në një shkrim për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron të Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel thanë se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk është çështje nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, kanë shkruar ata. Liderët në këtë artikull të përbashkët kanë thënë se pandemia e COVID-19... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Впервые на площадках «Пасхального дара» в Москве можно получить ветконсультацию

Прокуратура Москвы: в лесу на территории Новой Москвы нашли человеческий скелет

И куда смотрит Екатерина Михайловна Мизулина (и вся "Лига безопасного интернета")?

Как экс-замминистра Тимур Иванов долгие годы скрывал свою роскошную жизнь

Музыкальные новости

Студент БРХК Аюш Булчун стал лауреатом конкурса «Арабеск-2024»

Хоккейный турнир за Кубок Каменского стартовал в Воскресенске

Стасу Михайлову исполнилось 55

Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции

Новости России

Названы самые популярные автомобили у россиян

Стало известно, что маму Иды Галич экстренно госпитализировали

Москва выпускает продукцию для активного отдыха в праздники

Впервые на площадках «Пасхального дара» в Москве можно получить ветконсультацию

Экология в России и мире

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров

День Земли - каждый день

5 лучших бьюти-средств для тела на весну

Спорт в России и мире

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо

Moscow.media

Военные следователи провели в Судаке проверку лиц, не вставших на воинский учет

Утро у монастыря...

Частота страховых случаев по ОСАГО для такси в 6,6 раза выше, чем по полисам на другие легковые машины – ЦБ РФ

заканчиваеться неделя распродаж the week of sales ends











Топ новостей на этот час

Rss.plus






И куда смотрит Екатерина Михайловна Мизулина (и вся "Лига безопасного интернета")?

Как экс-замминистра Тимур Иванов долгие годы скрывал свою роскошную жизнь

Мосгортранс дал возможность пассажирам оценивать работу водителей и маршрута

Впервые на площадках «Пасхального дара» в Москве можно получить ветконсультацию