Paketa në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për t’iu ndihmuar qytetarëve në përballimin e pasojave të pandemisë, kaloi pengesën finale në Kongres. Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, e miratoi planin masiv të ndihmës me 220 vota për dhe 211 kundër. Asnjë republikan nuk votoi në favor të tij. Pasi ka kaluar tashmë edhe Senatin, paketa e ndihmës shkon në tryezën e presidentit Biden për t'u nënshkruar në ligj. Biden e ka reklamuar... Читать дальше...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se deri më tani nuk ka dëshmi që e lidhin vaksinën kundër koronavirusit AstraZeneca me sëmundjet e dy personave të vaksinuar në Austri - njëri prej të cilëve vdiq pas vaksinimit. Autoriteti kombëtar shëndetësor i Austrisë e pezulloi përdorimin e këtyre vaksinave, pasi një person që u vaksinua, u diagnostikua me trombozë të shumëfishtë dhe vdiq, ndërsa një tjetër u shtrua në spital me emboli pulmonare. “Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte... Читать дальше...
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, por ajo nuk beson se ka arsye për rinumërim total të votave. Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në KQZ, Ibrahim Selmanaj, në mbledhjen e së mërkurës të këtij institucioni që është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, kërkoi rinumërim të plotë të votave për të kthyer “kredibilitetin në procesin zgjedhor”. Читать дальше...
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Jan Blatny, për shkak se nuk nxiton për ta lejuar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit në Çeki. Blatny ka thënë më herët se vaksina Sputnik V duhet të përdoret pasi Bashkimi Evropian ta regjistrojë atë. Në një intervistë të publikuar të mërkurën, Zeman tha se autoritetet çeke duhet të ecin përpara me vaksinimin e popullatës me Sputnik V. Ai tha se vaksinat ruse dhe kineze duhet të lejohen... Читать дальше...
Në shtatë ditët e fundit në Kosovë janë shënuar rreth 4.500 raste të reja me koronavirus. Krahas rritjes së rasteve të reja, është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja më e rëndë është në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë.
Bashkimi Evropian paralajmëroi të mërkurën për “zhvillime shqetësuese” sa i përket lirisë së mediave në vendet anëtare lindore: Hungari, Poloni dhe Slloveni. “Udhëheqës të fuqishëm janë ata që fitojnë respekt përmes veprimeve të tyre, që pranojnë shumëllojshmërinë e mendimeve dhe që i lejojnë qytetarët të informohen siç duhet, e jo ata që përpiqen t’i heshtin zërat kritikë”, tha para Parlamentit Evropian zëvendëspresidentja e Komisionit, Vera Jourova. “Për fat të keq, në muajt e fundit kanë ndodhur zhvillime shtesë shqetësuese”, tha ajo. Читать дальше...
Besian Mustafa u bë zyrtari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës që shpalli kandidaturën për kryetar të kësaj partie. Mustafa njoftoi për vendimin e tij përmes një postimi në Facebook. “LDK-ja ka nevojë për reformim, por jo për denigrim. Duke i shprehur mirënjohjet më të larta e më të thella për kontributin shumëvjeçar gjithsecilit vendimmarrës të deritanishëm të LDK-së, tani gjithsecili e ka të qartë që udhëheqja e LDK-së duhet t’i kalojë gjeneratës së re politike, jo në kuptimin e moshës... Читать дальше...
"Ndeshja Spanjë–Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare", citohen të ketë thënë zyrtarë të Federatës të Futbollit të Spanjës, gjatë një bisede me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njoftoi kjo federatë të mërkurën. Sipas njoftimit të FFK-së, zyrtarë të Federatës spanjolle kanë "shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme". Federata e Futbollit e Kosovës i është drejtuar Federatës së Futbollit të Spanjës... Читать дальше...
Një gjykatë në Malajzi përmbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon publikimet e josmyslimanëve të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit. Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kualla Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane. Trembëdhjetë vjet më parë, zyrtarët në aeroport i kanë konfiskuar asaj disa materiale fetare që përmbanin fjalën “Allah”. Ireland, pjesëtare e një grupi autokton, ka nisur më pas sfidën ligjore kundër ndalesës, e cila daton nga viti 1986. Читать дальше...
Me qëllim që të frenohet përhapja e mëtejme e koronavirusit, në Maqedoni të Veriut ka hyrë sërish në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Kufizimi i lëvizjes do të jetë në fuqi për dy javë, përkatësisht deri më 22 mars. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se nëse kufizimi i lëvizjes nuk jep rezultatet e pritura, do të propozohen edhe masa shtesë, pasi që në prill në këtë shtet ka edhe festa fetare. “Vendimi gjithashtu ka edhe rol parandalues... Читать дальше...
Gjashtë viktima dhe 529 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Fushë Kosovë dhe nga një rast në Drenas, Gjilan, Lipjan dhe Prishtinë. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,888 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 191 raste. Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 333 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 74,748... Читать дальше...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i hodhi poshtë pohimet e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se Britania i ka ndaluar eksportet e vaksinave kundër koronavirusit. Johnson tha se Britania e kundërshton nacionalizmin mbi vaksinat “në të gjitha format e tij”. Duke iu adresuar Parlamentit britanik, Johnson kërkoi edhe nga ligjvënësit t’i kundërshtojnë pretendimet e Brukselit. “Ne mund të jemi krenarë për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë përgjigjes ndërkombëtare kundër koronavirusit. Читать дальше...
Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, përveç rëndësisë politike, hap perspektivë për bashkëpunim në rrafshin ekonomik, të tregtisë dhe inovacionit, thotë Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane. Investimet nga Izraeli në Kosovë, shkëmbimet mes këtyre dy shteteve, sipas të dhënave zyrtare, nuk kanë qenë në nivel të lartë, krahasuar me shtetet tjera. Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar nga shteti i Izraelit janë importuar produkte në vlerë prej rreth 22 milionë euro... Читать дальше...
Franca, deri në vitin 2027, do të ndërtojë një memorial kombëtar për viktimat e terrorizmit, njoftoi të mërkurën Zyra e Presidencës franceze. Sipas saj, një muze për terrorizmin bashkëkohor, që nga vitet 1960 dhe 1970, është planifikuar gjithashtu. Lokacioni i tyre nuk është përcaktuar ende. Viteve të fundit, zona e Parisit dhe qyteti bregdetar i Nicës janë prekur veçanërisht nga sulmet e përgjakshme terroriste. Presidenti francez, Emmanuel Macron, planifikon t’i përkujtojë viktimat e terrorizmit në një shërbim përkujtimor kombëtar... Читать дальше...
Bashkimi Evropian do të marrë katër milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, gjatë dy javëve të ardhshme, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Dërgesa do të shkojë në rajonet e prekura kufitare brenda bllokut, “për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve”, tha von der Leyen. Sipas saj, dozat do të dorëzohen “përpara fundit të marsit”. Njoftimi vjen në kohën kur Komisioni Evropian po përpiqet t’i bindë së paku gjashtë... Читать дальше...
Rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, vendosi kufizime ndaj Twitter-it, duke ia ngadalësuar shpejtësinë, për shkak të, siç tha, “dështimit” të tij për të hequr përmbajtjen e ndaluar. Roskomnadzor tha se masa ka për qëllim “t’i mbrojë qytetarët rusë nga ndikimi i përmbajtjes së paligjshme”. Ai kërcënoi se do ta bllokojë plotësisht rrjetin social amerikan, nëse nuk vepron. Sipas Roskomnadzor-it, Twitter ka 3,168 postime me përmbajtje të ndaluar në faqen e tij. Zëvendësshefi i Roskomnadzor-it... Читать дальше...
Qeveria kineze është duke kryer “gjenocid të vazhdueshëm” kundër ujgurëve etnikë, në kundërshtim me Konventën për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara, është thënë raportin e Institutit Newlines për Strategji dhe Politika, me bazë në Uashington. Në raportin e publikuar më 9 mars është bërë një analizë e pavarur për përgjegjësitë shtetërore të Kinës, duke gjetur se politikat e Pekinit ndaj popullsisë ujgure kanë shkelur “secilin akt” të Konventës për Gjenocid. Kina është përballur tashmë me kritika... Читать дальше...
Prokuroria Speciale e Kosovës, njoftoi se të martën më 9 mars, ka ndaluar dy persona, me inicialet A.K dhe S.M, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”. "Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale. Në mediat lokale në Kosovë... Читать дальше...
Sistemet shëndetësore në qytetet më të mëdha të Brazilit janë buzë kolapsit, për shkak të numrit të të infektuarve me koronavirus, është thënë në një raport të Institutit shtetëror Fiocruz. Instituti me bazë në Rio de Zhaneiro ka thënë që më shumë se 80 për qind e shtretërve në departamentet e kujdesit intensiv janë të zënë në kryeqytetet e 25 nga 27 shtetet e Brazilit. Të martën Brazili ka regjistruar 1,972 viktima me koronavirus, një rekord i ri ditor. Ky shtet ka raportuar për më shumë... Читать дальше...
Kina dhe Rusia kanë bërë të ditura planet për të ndërtuar stacion hapësinor hënor. Agjencia ruse e Hapësirës Roskosmos ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë, për të zhvilluar kërkime në sipërfaqen e Hënës, në orbitë apo në të dyja. Në deklaratën e këtyre dy vendeve është thënë se ky stacion do të jetë i qasshëm për përdorim edhe nga kombet tjera. Lajmi vjen teksa Rusia përgatitet për të shënuar 60-vjetorin e fluturimit të një njeriu në Hapësirë. Читать дальше...
Katastrofa në centralin bërthamor Fukushima në Japoni nuk ka shkaktuar dëm që është vërejtur në popullatë, është thënë në raportin e ri të përpiluar nga Komiteti Shkencor për Efektet e Rrezatimit Atomik, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Rrezatimi bërthamor nga aksidenti nuk ka rritur rrezikun për kancer përtej normales, është thënë në raportin e publikuar në prag të shënimit të 10-vjetorit të kësaj katastrofe. Shkencëtarët kanë gjetur se rritja e numrit të fëmijëve me kancer në... Читать дальше...
I ashtuquajturi “efekt i vaksinës” është duke rritur perspektivën ekonomike të Britanisë më shpejt në krahasim me vendet tjera, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Kjo organizatë, që përbëhet nga një klub i ekonomive të zhvilluara, ka thënë se pret rritje të prodhimit kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar për 5.1 për qind më 2021, apo rreth 0.9 për qind më shumë sesa ishte planifikuar në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo shifër është dukshëm më e madhe sesa 0.3 për qind rritje për ekonomitë e Eurozonës... Читать дальше...
Pentagtoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka miratuar një kërkesë të Policisë së Kongresit për të shtyrë angazhimin e trupave deri më 23 maj, ka njoftuar Pentagoni më 9 mars. Ky numër është rreth përgjysmë më i vogël sesa 5,200 trupa të Gardës Kombëtare që janë të angazhuara aktualisht në Uashington për të mbrojtur Kongresin. Pentagoni... Читать дальше...