Forcat iraniane konfiskuan për një kohë të shkurtë një anije-cisternë që mbante flamurin e Liberisë, pranë Ngushticës së Hormuzit, tha Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTCOM). CENTCOM publikoi një video - bardh e zi - ku tregohej se si forcat speciale zbrisnin shpejt nga një helikopter në anijën-cisternë, pozicioni i fundit i së cilës dukej se ishte jashtë bregdetit lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe afër qytetit të Khorfakkan. Anija ishte mbajtur nga marina iraniane për rreth pesë orë para se të lëshohej më 12 gusht... Читать дальше...
Në tre muajt e parë të këtij viti, në të gjithë botën, të paktën 800 njerëz kanë vdekur për shkak të dezinformimit për koronavirusin e ri, thonë studiuesit. Një studim i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës thotë se rreth 5.800 njerëz u pranuan në spital si rezultat i informacionit të rremë në mediat sociala, raporton BBC. Shumë vdiqën nga pirja e metanolit ose produkteve të pastrimit të bazuar në alkool. Ata gabimisht besuan se produktet ishin një ilaç për virusin. Читать дальше...
Kuvendi i Kosovës pritet që të enjten të votojë në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky projektligj, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta për shkak se po vlerësohet se mund të cenojë lirinë e shprehjes si dhe krijon mundësi për të frikësuar dëshmitarë potencialë të proceseve gjyqësore ku përfshihen ish-pjesëtarë të UÇK-së. Projektligji ka disa nene të cilat po i kontestohen. I pari është neni 3 që definon atë se çka është vlerë e luftës... Читать дальше...