Ekzistojnë 12-21 milionë tonë pjesë plastike të vogla që lundrojnë në Oqeanin Atlantik, kanë zbuluar shkencëtarët. Studimi u bë nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Një sasi e tillë e masës plastike - 21 milionë ton - do të ishte e mjaftueshme për të ngarkuar plotësisht pothuajse 1.000 anije. Gjetjet janë botuar në revistën Nature Communications, transmeton BBC. Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila drejtoi studimin, tha se "ngarkesa e... Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përfunduar një raund të tretë të bisedimeve për kontrollin e armëve, duke mos tejkaluar kundërshtimet për disa çështje kyçe. Megjithatë, të dyja palët treguan një gatishmëri që mundësisht të zgjasin Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START). Traktati vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, në jo më shumë se 1,550 nga secili shtet. Traktati skadon në muajin shkurt, përveç nëse të dyja palët bien dakord ta zgjasin atë për pesë vjet. Читать дальше...
Presidenti i Malit, Ibrahim Boubakar Keita, është arrestuar nga ushtarët kryengritës, ka konfirmuar për BBC, një zëdhënës i qeverisë. Kryeministri, Boubou Cisse, gjithashtu është arrestuar, pavarësisht se më parë bëri thirrje për "dialog vëllazëror". Përpjekja e grushtit të shtetit filloi brenda një baze ushtarake kryesore, rreth 15 kilometra nga kryeqyteti, Bamako, të martën në mëngjes. Në kryeqytet të rinjtë i vunë zjarrin një ndërtesë në pronësi të qeverisë. Kryengritja është dënuar... Читать дальше...
Shumica e bjellorusëve janë kundër presidentit Alyaksandr Lukashenka, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mark Galeotti nga Instituti Mbretëror në Londër (Royal United Services Institute). "Në thelb, Lukashenka nuk ka mbështetje askund përveçse te sistemi i sigurisë. Rrjedhimisht, nuk ka asnjë arsye që regjimi të mbijetojë", vlerëson Galeotti. Sipas tij, Lukashenka do të largohet përmes presionit nga rrethi i tij. "Njerëzit që kanë përparuar në atë sistem, janë pragmatikë të pamëshirshëm. Atyre... Читать дальше...
Qiproja dhe Greqia, të martën, i kërkuan Bashkimit Evropian të merrte një qëndrim më të ashpër kundër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi, për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së. Turqia ka dërguar anije eksploruese dhe luftarake në Detin Mesdhe, për të kërkuar naftë dhe gaz. Nikozia dhe Athina thonë se Turqia ka shkelur sovranitetin e tyre si dhe atë të BE-së. "Përshkallëzimi i agresionit turk"... Читать дальше...
Qeveria franceze do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në shumicën e vendeve të punës. Masa pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, dhe ka për qëllim të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministria e Punës në Francë, tha të martën se vendimi do të zbatohej në të gjitha hapësirat e përbashkëta, në zyra dhe fabrika, por nuk do të vlejë në zyrat ku është i pranishëm vetëm një punonjës. Autoritetet gjithashtu thanë se puna nga shtëpia do të mbetet si rekomandim i saj për punonjësit. Читать дальше...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 18 gusht tha se "në një kohë të duhur" ai do të bisedojë me Rusinë për situatën në Bjellorusi. Trump shtoi se nuk duket se ka "shumë demokraci" në Bjellorusi. “Më pëlqen të shoh demokraci. Demokracia është një fjalë shumë e rëndësishme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Mijëra persona kanë protestuar për të nëntën ditë me radhë në kryeqytetin bjellorus, Minsk kundër presidentit të këtij shteti, Alyaksandr Lukashenka, i cili së fundmi ka... Читать дальше...
Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë. Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e cila gjendet në jug të Serbisë dhe 380 kilometra larg nga Beogradi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që ngritja e gardhit me tela gjemborë është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE). Читать дальше...
Mali i Zi e ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, më 1 shtator, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve, njoftoi Ministria e Arsimit e Malit të Zi. "Vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte", njoftoi Ministria e Arsimit. Читать дальше...
Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjembi në kufirin me Maqedoninë Veriore, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë.
Një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara e ka shpallur fajtor një anëtar të grupit Hezbollah, për komplotin e vrasjes së ish-kryeministrin të Libanit, Rafik al-Hariri më 2005 në Bejrut. Gjykata liroi tre burra të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë për shkak të provave të pamjaftueshme. Katër anëtarët e dyshuar të grupit militant shiit Hezbollah u gjykuan në mungesë nga Gjykata Speciale për Libanin, me seli në periferi të Hagës në Holandë. Gjyqi nisi në vitin 2014. Prokurorët e bazuan... Читать дальше...
Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshje u bë e ditur nga liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Kreu i LSDM-së, Zaev tha se do të jetë kryeministër me mandat të plotë katërvjeçar, duke bërë kështu të ditur se ky post nuk do të ndahet në rrotacion me BDI-në, e cila këtë post e kishte moto kryesore të fushatës zgjedhore. Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Читать дальше...
Më 19 gusht, drejtuesit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar për krizën në rritje në Bjellorusi. Protestat masive kanë hyrë në javën e tyre të dytë, me demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Alyaksandr Lukanshenka, të cilin ata e akuzojnë për manipulim të zgjedhjeve të 9 gushtit. Por, Lukashenka ka refuzuar, siç ka thënë, të “dorëzojë vendin”, derisa Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka premtuar ndihmë ushtarake presidentit Lukashenka nëse është e nevojshme. Читать дальше...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian "si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme". Stoltenberg, përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 në Kosovë. Ndërsa... Читать дальше...
Njerëzit që po protestojnë në rrugët e Bjellorusisë dhe në vende të tjera të botës, kundër zgjedhjeve presidenciale, të cilat thonë se u manipuluan, nuk po përdorin vetëm zërat e tyre për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë. Por, ata po përdorin edhe forma kreative gjatë protestave, ku disa kanë bërë tatuazhe antiqeveritare. Madje protestuesit, kanë krijuar edhe formën e zemrës gjatë një proteste në Pragë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga koronavirusi i ri. Në bazë të 494 mostrave të testuara janë konfirmuar edhe 141 raste të të infektuarve, ndërsa sëmundjen COVID-19 e kanë mundur 219 pacientë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11.686 ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona. Aktualisht në Kosovë, raste aktive me sëmundjen COVID-19, që... Читать дальше...
Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian (PE), kanë konfirmuar të martën se nuk e njohin Aleksandar Lukashenkan si president të rizgjedhur të Bjellorusisë, dhe atë e konsiderojnë si “persona non-grata” (person të padëshiruar) në Bashkimin Evropian (BE). Në deklaratën e përbashkët, ata konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit “nuk ishin as të lira, as të drejta”, ndërsa, sipas tyre, raportet e besueshme tregojnë për një fitore të lideres opozitare, Svetlana Tikhanovskaya. Deklaratën... Читать дальше...
Rektorët e shtatë universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim të martën që viti i ri akademik 2020/2021 të nisë më 1 tetor, ndonëse në format të kombinuar pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës është arritur pajtueshmëri që provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera të zhvillohen në distancë. Читать дальше...
Qeveria e Kosovës, në planin kushtetues, ka kapacitet të plotë të veprimit në politikën e jashtme, sidomos në dialogun me Serbinë, por brishtësia e saj që nga fillimi ka reflektuar pamundësinë për t’u përballur me sukses, jo vetëm me problemet e brendshme, por edhe me politikën e jashtme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, shpeshherë e ka treguar konkretisht brishtësinë e saj dhe nuk ka arritur që t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës as ligjet për të cilat janë... Читать дальше...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të martën ka licencuar edhe 12 laboratorë privatë për të kryer teste serologjike për koronavirus. Deri më tani, në Kosovë janë licencuar 69 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus. Përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus. Disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjike për koronavirus... Читать дальше...
Demokratët amerikanë kanë hapur Konventën Kombëtare me fjalimet e ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama, ish-kandidatit presidencial, Bernie Sanders dhe disa figurave të larta të Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje votuesve që ta refuzojnë presidentin aktual, Donald Trump dhe “politikën e tij për ndasi”. Fjalimet e së hënës mbrëma, njëherësh ditës së parë të Konventës, janë mbajtur në versionin online, për shkak të pandemisë me koronavirus. Obama ka thënë se Trump ka treguar që është “presidenti i gabuar për vendin tonë”. Читать дальше...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi nuk shpërndahet përmes ushqimit. Një kompani në Izrael ka shpikur një lloj testimi të ri që mund të bëhet brenda një sekonde dhe do të kushtojë vetëm 25 centë. Derisa rastet në gjithë botën po rriten me të infektuar dhe të vdekur, disa ekonomi të shteteve të zhvilluara tashmë kanë shënuar rënie mbi 20 përqind të Bruto Prodhimit Vendor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme. Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë këtë muaj se shifrat e të rinjve të infektuar është rritur në nivel global, duke rrezikuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët. Читать дальше...
Një tribunal i përkrahur nga Kombet e Bashkuara, pritet që të martën të bëjë publik vendimin për katër burrat e akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në Bejrut më shumë se 15 vjet më parë. Të katër të dyshuarit, që janë anëtarë të grupit militant shiit të Libanit, Hezbollah, janë gjykuar në mungesë nga Tribunali Special për Libanin që ka bazën jashtë Hagës. Vendndodhja e të akuzuarve, Salim Jamil Ayyash, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Assad Hassan Sabra, ende nuk dihet. Читать дальше...
Zelanda e Re ka raportuar për 13 raste të reja me koronavirus më 18 gusht, në krahasim me nëntë një ditë më parë, teksa ky vend lufton rikthimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus, ndonëse kishte kaluar 100 ditë pa asnjë rast lokal të infektimit. Prej 13 rasteve, 12 është thënë se janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Auklland, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Shëndetësi, Ashley Bloomfield. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus. Читать дальше...