Мы в Telegram
Добавить новость

Пасхальное богослужение проходит в Главном храме Вооруженных сил РФ

В главном храме Вооруженных сил РФ прошло пасхальное богослужение

Генеральша Мария Китаева, о которой почему-то не принято говорить вслух

Разрубил труп девушки и сжег в лесу. Убийца Виктор Коэн вышел из тюрьмы

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Апрель
2020

Новости за 12.04.2020

Evropaelire.org 

Edhe 35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Ferizaj, pasi që të dielën janë konfirmuar edhe 35 raste të reja. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, i cili ka thënë se të dhënat janë pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. “Është e vërtetë, janë 35 raste të reja të infektuar me virusin COVID-19, që e çojnë numrin e përgjithshëm të ferizajasve të prekur në 55. Të gjithë personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 janë kontakte familjare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prizreni futet në karantinë, edhe 16 raste të reja me koronavirus

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi të dielën mbrëma se në komunën që ai drejton janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shakton koronavirusi. Haskuka citoi një raport të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë. “Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë. Tani, numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 21”, tha Haskuka përmes një postimi në Facebook. “Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Spanja, larg fitores në luftën kundër koronavirusit, thotë kryeministri i saj

Spanja është "larg fitores" në luftën e saj kundër koronavirusit, paralajmëroi të dielën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Komentet vijnë pasi numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë u rrit përsëri, pas tri ditësh rënie. Ky vend regjistroi në 24 orët e fundit 619 viktima të reja, që e rritën në 16,972 numrin e përgjithshëm të tyre. Shifra e viktimave ka qenë 510 të shtunën, më e ulëta qysh më 23 mars. Spanja ka aktualisht 166,019 persona të infektuar me koronavirus dhe thuhet se numri i të infektuarve të rinj është në rënie. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vendimet për mbrojtje nga COVID-19 "tash e tutje i merr Ministria e Shëndetësisë"

Vendimet për masat e reja në luftën kundër COVID-19 - sëmundjes që e shkakton koronavirusi - tash e tutje në Kosovë do të merren nga Ministria e Shëndetësisë, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Njoftimi vjen një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin është shpallur i pavlefshëm vendimi i 23 marsit, 2020, i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, si masë për frenimin e koronavirusit. “Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar, nuk është aspak normale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia shënon rënie rekorde të numrit të viktimave nga koronavirusi

Italia ka raportuar për 431 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë. Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars, kur janë regjistruar 427 vdekje të lidhura me koronavirus. Numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bie, me 38 raste më pak se ditën paraprake. “Të dhënat tregojnë se masat (e izolimit) janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti kërkon ndihmën e diasporës për luftën kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin. Në një video drejtuar diasporës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë. Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Monitoruesit e mediave kritikojnë “presionin” mbi portalin KoSSev

Monitoruesit e lirisë së mediave kanë shprehur shqetësim për presionin e supozuar të autoriteteve në Kosovë ndaj portalit të lajmeve KoSSev, që vepron nga Mitrovica e Veriut. Gazetarët luajnë “rol kyç” gjatë krizës me koronavirus, duke ofruar “informacione jetike” për publikun, tha të dielën përfaqësuesi i lirisë së mediave i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Harlem Desir. "Qasja në informacion dhe një mjedis i lirë pune janë thelbësore dhe duhet të sigurohen në çdo kohë", tha Desir. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tre pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive, në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 44 persona të infektuar me COVID-19 – sëmundjen që e shkakton koronavirusi – ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi. Tre prej tyre janë në kujdes intensiv, ndërsa 7 të tjerë, sipas Krasniqit, kanë nevojë për oksigjeno-terapi. “Në Klinikën [Infektive] aktualisht janë të shtrirë 44 pacientë të infektuar me koronavirus. Duhet të përmendet se gjendja e tre pacientëve është më e rënduar, pasi që janë në respiratorë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në mesazhin e Pashkëve, Papa bën thirrje për solidaritet global

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për solidaritet global në luftën kundër koronavirusit. “Kjo nuk është koha për indiferencë, sepse e gjithë bota është duke vuajtur dhe duhet të jetë e bashkuar”, tha Papa në mesazhin e tij për Pashkët, të lexuar në Bazilikën e zbrazët të Shën Pjetrit. Mesazhi u transmetua drejtpërdrejt online. "Kjo nuk është kohë për vetëpërqendrim, sepse sfida me të cilën përballemi ndahet nga të gjithë", tha kreu i Selisë së Shenjtë. "Indiferenca, vetëpërqendrimi, ndarja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lajçak bisedon me Vuçiqin për dialogun

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbi pritshëritë e tij nga procesi i bisedimeve. “Bisedove me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin pata një bisedë konstruktive mbi pritshmëritë nga dialogu, për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe asistencës së BE-së për këtë, si dhe për ekonominë. Mezi pres që të punoj së bashku me partnerët e mi, për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kompanitë që ofrojnë shërbime digjitale rrisin përfitimet në kohën e pandemisë

Kompanitë të cilat ofrojnë shërbime digjitale mbeten në krye të listës së veprimtarive që shënojnë rritje në kohën kur masat e forta shtrënguese për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar disa nga hallkat e ekonomisë, siç është turizmi, transporti dhe sektori i hotelerisë. Kryetari i Konfederatës së punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, Mile Boshkov, thotë se koronavirusi imponon përdorimin e shërbimeve digjitale, kështu që shërbimet e kompanive të teknologjisë informative mbeten në krye të... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Ahmeti: Nëse rriten rastet me COVID-19, mjekësia kosovare do të ketë probleme

Infektologu, Sali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse koronavirusi i ri ndjekë një zhvillim normal, në fillim të muajit maj do të fillojë të tërhiqet. Ai thotë se nëse bëhet një krahasim me viruse e tjera që janë shfaqur në Kosovë si i etheve krime-kongo, ka treguar virulencë më të madhe dhe ka qenë më patogjen në raport me koronavirusin. Ahmeti thotë se tash për tash në Klinikën Infektive është e rëndësishme që edhe stafi mjekësor të mos preket nga koronavirusi. Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Johnson lirohet nga spitali

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga spitali, pasi është trajtuar për koronavirus, ka njoftuar të dielën Qeveria britanike. Johnson, 55 vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv. Qeveria britanike ka thënë se kryeministri do të vazhdojë shërimin në rezidencën e tij. “Me këshillën e ekipit mjekësor, kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë

Kryetari i Komunës se Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të marrë vendim për të aplikuar masën e karantinimit edhe për këtë komunë. Në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka shkruar se një masë e tillë duhet të merret, pasi komunat tjera me të cilat kufizohet Mitrovica e Jugut, tashmë kanë raste me koronavirus. “Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga ministri i Shëndetësisë, z. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Foto nga Kumanova, qyteti më i goditur nga COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut, qyteti i Kumanovës ka numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19. Në dhjetë ditët e fundit, në këtë qytet po aplikohen kufizime të rrepta të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi nga Kumanova, të bëra të dielën, më 12 prill.

Evropaelire.org 

Shkon në 828 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Ka arritur në 828 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 68 raste të reja me COVID-19 që përfshijnë nëntë qytete, ndërsa numri më i madh i tyre është në Kumanovë (18), Shkup (15), Prilep (14), Strugë (dhjetë). Gjendja e të prekurve është stabile përveç 26 rasteve që ndodhen në aparate të frymëmarrjes në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 404 teste... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Kosovë 117 persona dyshohen për shkelje të masave anti-COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 117 persona dyshohen se nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.  Kështu thuhet në raportin 24-orësh të policisë. Numri më i madh i personave që nuk kanë zbatuar vendimin e qeverisë janë në Prishtinë, 58 persona, pasuar nga Prizreni me 32 persona. Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në gjithë Kosovën është raportuar për 283 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, 58 janë shëruar derisa 7 të tjerë kanë vdekur. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?

Më 2003, një koronavirus që ka vrarë një në 10 pacientë të infektuar, ka pasur origjinën në Kinë, mirëpo është shpërndarë edhe në shumë shtete tjera. Më pas, brenda tetë muajve të infektimit, ai është zhdukur papritur. Radio Evropa e Lirë ka pyetur një prej virologëve më të mirë në botë, se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Kur kjo fotografi ishte bërë më 29 prill të vitit 2003, bota ka qenë në mesin e asaj që kishte kërcënuar të kthehej në pandeminë e parë të shekullit 21. SARS-i ka qenë koronavirus i ri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Gjatë 24-orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi i ri, duke u shënuar 619 vdekje të reja. Ky lajm vjen, pasi Spanja për tri ditë rresht shënoi rënie të numrit të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 16,972, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 161,852. Spanja është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli ashpërson masat në Jerusalem për shkak të COVID-19

Qeveria izraelite ka miratuar masa më të ashpra të karantinës në disa pjesë të Jerusalemit, përfshirë edhe pjesën historike të Qytetit të Vjetër, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në këtë qytet. Komiteti i ministrave miratoi ndalimin e qarkullimit në disa zona ultra-ortodokse të qytetit për ta ndaluar përhapjen e mëtejme të sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, raporton AP. Masat e ndërmarra hyjnë në fuqi mesditën e së dielës. Qytetarët nuk do të mund të lëvizin pa pasur leje të posaçme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria afgane liron 100 të burgosur talibanë

Qeveria afgane ka liruar nga burgu 100 talibanë, njoftoi Këshilli për Siguri Kombëtare i Afganistanit. Ky këshill tha se të burgosurit janë liruar për një varg arsyesh, siç është gjendja shëndetësore, mosha dhe kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit. Që prej 8 prillit, Qeveria afgane ka liruar në total 300 të burgosur talibanë. Ndërkaq, një zëdhënës i talibanëve ka njoftuar se grupi militant do të lirojë 20 të burgosur dhe do t’i dorëzojë ata te Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kandahar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dialogu Kosovë - Serbi pritet të rinisë pas pandemisë

Vazhdimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në rrethanat aktuale, kur vazhdon pandemia e koronavirusit, po shihet si diçka e pamundur. Por, ky proces nuk është lënë në harresë, qoftë nga akterët në bisedime - Kosova dhe Serbia - qoftë nga lehtësuesit e tyre - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Që nga 1 prilli, kur Qeveria në detyrë e Kosovës shfuqizoi në tërësi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, masë kjo që shihej si pengesë për vazhdimin e bisedimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Kosova është në krizë ekonomike, por pas pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, do të futet në një krizë edhe më të thellë, thonë ekspertë të fushës së ekonomisë. Kosova e cila ka pasur një rritje ekonomike mesatarisht rreth 4 për qind ka qenë e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe problemet ekonomike dhe sociale. Se pas pandemisë së koronavirusit, problemet do të përkeqësohen, e thonë edhe ekspertë, pasi që sipas parashikimeve edhe të Bankës Qendrore të Kosovë do të ketë një ulje të rritjes ekonomike nga -2 deri në -4 për qind. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maas: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

Përhapja e koronavirusit do të dominojë agjendën e Bashkimit Evropian, kur Gjermania të marrë kryesimin e presidencës së këshillit më vonë gjatë këtij viti, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. “Ne do të kemi një ‘presidencë të koronës’ me qëllim që të tejkalojmë koronavirusin dhe pasojat e tij”, ka shkruar Maas në një artikull të publikuar në të përditshmen gjermane, Die Welt. Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik nga Kroacia. Maas ka kritikuar Shtetet e Bashkuara sesi po përballen me krizën e koronavirusit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pashkët festohen me kufizime për shkak të koronavirusit

Festimet e së dielës për Pashkët janë duke u zhvilluar në gjithë botën, ndonëse miliarda persona janë izoluar në shtëpitë e tyre, çka ka ndikuar në anulim të ceremonive tradicionale dhe vizitave të rregullta në kishë. Papa Françesku ka anuluar meshën tradicionale të së dielës së Pashkëve, një ngjarje që mbush Vatikanin me gati 80,000 besimtarë. Në vend të kësaj, kreu i Kishës Katolike ka dhënë mesazhin e tij përmes platformave online. “Mos kini frikë, mos iu dorëzoni frikës: ky është mesazh i shpresës. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Канцлер ФРГ Шольц: нападение на кандидата в Европарламент Экке является угрозой демократии

Разрубил труп девушки и сжег в лесу. Убийца Виктор Коэн вышел из тюрьмы

Пушков заявил, что мигранты в Великобритании потребуют престол для сына принца Гарри

С видом на Петра I. В Москве продают квартиру почти за 2 миллиарда рублей

Музыкальные новости

Производственные площадки АО «Желдорреммаш» в апреле посетило более 4700 школьников и студентов

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»

Магаданцы завоевали медали на Чемпионате России по борьбе джиу-джитсу

В поселке Калининец состоялся этап Чемпионата и Первенства Москвы и МО по кроссу «Кубок Kramar Motorsport»

Новости России

Китай аплодирует тому, как Россия арестовала активы американского банка JPMorgan

Синоптики спрогнозировали небольшой дождь и порывистый ветер в Москве 5 мая

С видом на Петра I. В Москве продают квартиру почти за 2 миллиарда рублей

Канцлер ФРГ Шольц: нападение на кандидата в Европарламент Экке является угрозой демократии

Экология в России и мире

Три зубные щетки для полости рта по цене двух от бренда "Ревилайн" только до 13 мая

Дети-пациенты посетили развлекательный центр

Работники СЛД «Узловая» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» приняли участие региональном этапе «Время молодых. Работники»

Доля свободных площадей в ТЦ Москвы к лету может сократиться до 6 процентов

Спорт в России и мире

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде

Рублев: мне удалось направить эмоции в нужное русло

Moscow.media

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве

Travel-эксперт Тариел Гажиенко: какую страну выбрать для семейного отпуска

ТСД SAOTRON RT-T50: высокопроизводительный терминал сбора данных промышленного класса











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Синоптики спрогнозировали небольшой дождь и порывистый ветер в Москве 5 мая

Разрубил труп девушки и сжег в лесу. Убийца Виктор Коэн вышел из тюрьмы

МИД РФ: рецидивы эскалации между Ираном и Израилем возможны

Канцлер ФРГ Шольц: нападение на кандидата в Европарламент Экке является угрозой демократии