Мы в Telegram
Добавить новость

Сотрудник службы доставки сбил восьмилетнего ребенка на западе столицы

Таганрог посетили потомок Чайковских и французская певица

На поимку "бородача" ушло меньше двух часов: Расстрелявший двух мужчин на шоссе в Москве задержан — источник

"Так холодно не было 25 лет": Синоптик дал прогноз погоды на День Победы в Москве

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Апрель
2020

Новости за 06.04.2020

Evropaelire.org 

Greqia raporton numrin më të vogël të të infektuarve nga 12 marsi

Greqia ka raportuar të hënën numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri nga 12 marsi, duke dhënë shenja për ulje të intensitetit të sëmundjes në këtë shtet. Ky shtet ka raportuar të hënën për 20 raste të reja të të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, duke e dërguar në 1,755 numrin e të infektuarve. Sipas autoriteteve, deri më tani në Greqi kanë vdekur 79 persona nga kjo sëmundje. Greqia ka marrë masa për ashpërsim të lëvizjes dhe ka ndaluar hyrjet nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus. Ai i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab që ta zëvendësojë atë”, ka njoftuar një zëdhënës qeveritar britanik. Kryeministri britanik, 55-vjeçar, është shtruar të dielën në Spitalin Shën Tomasi në Londër, pasi ka thënë se ka pasur “simptome të vazhdueshme”. Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia shton kufizimet në lëvizje pas rritjes së numrit të të infektuarve

Autoritetet turke kanë vendosur masa të reja kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, teksa numri i të infektuarve vazhdon të rritet shpejt. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet ka më shumë se 27,000 persona të infektuar dhe 574 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend tani renditet si shteti i nëntë i prekur më keq nga ky virus. Duke komentuar të dhënat e fundit në një postim në rrjetin social... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Edhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se të hënën janë konfirmuar edhe 20 persona të infektuar me koronavirusin e ri. “Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim. Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Franca raporton numrin më të madh të viktimave në 24 orë

Franca ka raportuar për 833 vdekje në 24 orë si pasojë e infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë, prej shpërthimit të sëmundjes. Të dhënat përfshijnë njerëzit që kanë vdekur në spitale dhe shtëpi kujdesi. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi tani në këtë shtet ka arritur në 8,911- shifrën e tretë më të lartë pas Italisë dhe Spanjës. “Ende nuk e kemi arritur fundin e epidemisë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran. Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

ASHAK: Partitë politike dhe institucionet të vetëpërmbahen deri në fund të pandemisë

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) i ka ftuar subjektet  politike dhe institucionet të tejkalojnë përçarjet dhe situatën e krijuar politike në Kosovë gjatë kohës së pandemisë me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Përmes një komunikate, ASHAK-u ka shfaqur, siç është thënë shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me situatën e krijuar pasi, “qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë vendosur nën një trysni të paparë të retorikave nxitëse, ndërkohë që subjektet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Itali: 636 të vdekur brenda një dite nga koronavirusi

Italia ka regjistruar të hënën 636 vdekje të reja, apo rreth 100 më shumë sesa një ditë më parë, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, ndonëse numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri ka rënë dukshëm. Numri total i të vdekurve në këtë shtet nga virusi ka arritur në 16,523, çka përbën shifrën më të lartë në botë. Numri i rasteve të reja të infektuara me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 3,599 apo 132,547, në total, ndonëse kjo është shifra më e ulët për të cilën është raportuar nga 17 marsi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shqiptari që ndihmon amerikanët në Nju Jork

Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar sëmundja COVID-19.

Evropaelire.org 

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, 33 të infektuar me koronavirus

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri më 6 prill, janë shënuar 33 pacientë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 32 janë nga komunat në veri të vendit. Aleksandar Antonijeviq nga Departamenti i Shëndetit Publik në Mitrovicë të Veriut, ka thënë në një konferencë për media që situata është gjithnjë më e rëndë. Tre pacientë sipas tij, janë dërguar për mjekim të mëtejmë në Nish, dy të tjerë në Beograd, ndërkaq tetë pacientë janë në Repartin Infektiv të Qendrës klinike sipitalore në Mitovicë të Veriut. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina dhe Rusia: Propagandë për COVID-19

Një senator amerikan e ka akuzuar Kinën për “propagandë mbeturinash” për koronavirusin. Bashkimi Evropian thotë se pretendimet se po përçahet për shkak të koronavirusit, janë bërë trend në mediat sociale. Kina dhe Rusia, në anën tjetër, kanë në shënjestër audiencat globale, teksa raportojnë për ndihmat që u kanë dhënë vendeve të tjera dhe, në të njëjtën kohë, shpërndajnë dezinformacione. (Përgatiti: Valona Tela)

Evropaelire.org 

Rumania mund të zgjasë edhe për 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, ka thënë se synon të zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë tjera, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka tejkaluar shifrën 4,000. “Neve na duhet ta bëjmë sërish këtë gjë. Është nevojë absolute. Njerëzit duhet të kuptojnë se pa këtë masë, virusi nuk mund të ndalet”, ka thënë Iohannis më 6 prill. Rumania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 16 mars, ndërkohë që Iohannis ka thënë se javën e ardhshme do të nisë një dekret për të zgjatur masën me 16 maj. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Kurti do t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për mandatarin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, do t’i përgjigjet "me kohë" presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kërkesën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Kurti do t’u përgjigjet letrave (kërkesave) të presidentit Thaçi.  Kërkesa e Thaçit, për caktimin e mandatarit për qeverinë e re bazohet në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja kundërshton pretendimet e talibanëve për shkelje të marrëveshjes

Ushtria amerikane ka kundërshtuar pretendimet e talibanëve afganë se Shtetet e Bashkuara janë duke shkelur kushtet e marrëveshjes së paqes, të nënshkruar nga të dyja palët në fund të muajit shkurt. Forcat amerikane-Afganistani “kanë zbatuar dhe vazhdojnë të zabtojnë kushtet e marrëveshjes mes SHBA-së dhe talibanëve; secili pretendim tjetër është i pabazë”, ka thënë zëdhënësi, Koloneli Sonny Leggett përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Leggett po ashtu ka shkruar se grupi militant “duhet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrin në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për tre viktima të reja nga koronavirusi. Dy personat që kanë vdekur janë dy nga Tetova të moshës 65 dhe 69 vjeç dhe një 40-vjeçar nga qyteti i Koçanit. Viktimat, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike. Me viktimat e ditës së hënë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 21. Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 15 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 570. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Apostolova paralajmëron ndihmë në vlerë të 160 milionë eurove për Kosovën

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se blloku evropian mund t’i ndajë Kosovës 160 milionë euro ndihmë në luftën kundër koronavirusit në 2 deri në 6 muajt e ardhshëm në mbështetje të sektorit privat, atij bujqësor dhe me qëllim të zbutjes së varfërisë. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Apostolova ka thënë se pasi ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nga 1 prilli, 1.6 milion euro mallra serbe hyjnë në Kosovë

Mbi 1.7 milion euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve. Në mallrat serbe, autoritetet e Kosovës kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë. Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se 1.6 milion është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtohen masat mbrojtëse nëpër dyqanet ushqimore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur të hënën se ka rritur masat mbrojtëse me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, duke shënjestruar dyqanet. Drejtori i Inspeksionit në këtë Komunë, Adonis Tahiri ka publikuar vendimin e zyrtarëve komunalë në rrjetin social, Facebook, në të cilin thuhet se dyqanet ushqimore duhet të dezinfektojnë vazhdimisht të gjitha shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore si dhe të caktojnë një person që do të merret me respektim të distancës së klientëve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB-ja bën thirrje për rritje të kujdesit ndaj migrantëve

Migrantëve pa dokumente, azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit në gjithë botën, duhet t’iu sigurohet qasje në kujdes shëndetësor dhe mirëqenie – pavarësisht statusit të tyre ligjor – për t’i mbrojtur ata nga pandemia me koronavirus, kanë thënë dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara të hënën. Migrantët që punojnë në sektorë si bujqësia shumë shpesh përballen me mungesë të mbrojtjes kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koroanvirusi, derisa azilkërkuesit në qendra të ndalimit nuk mund të praktikojnë distancim fizik... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Edhe pse në spital, Johnson mbetet në krye të qeverisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, “mbetet i angazhuar me punët e qeverisë”, edhe pse e ka kaluar natën në spital, për shkak të koronavirusit, tha sekretari britanik i Komuniteteve dhe Qeverisjes Lokale, Robert Jenrick. Johnson është dërguar në spital të dielën mbrëma me “simpotoma të vazhdueshme”, përfshirë temperaturën. Ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus më 27 mars dhe që atëherë ka qenë në vetizolim në shtëpi. Zyrtarë të qeverisë së tij thanë se Johnson është dërguar në spital për disa teste rutinore. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga 14 prilli

Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. “Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra katrorë mund të hapen sërish, nën kushte të rrepta të sigurisë natyrisht”, tha Kurz. Ai shtoi se nëse plani i qeverisë shkon mirë, dyqanet më të mëdha do të rihapen nga një maji, ndërsa nga mesi i majit, shtoi Kurz... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bllokohen sheshet e Prishtinës

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme. Drejtuesit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe.

Evropaelire.org 

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Spanjë ka rënë për të katërtën ditë me radhë. Qeveria spanjolle raportoi të hënën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 637 persona, krahasuar me 674 viktima të raportuara në 24-orëshin paraprak. Shifra e sotme e viktimave është më e ulëta qysh më 24 mars. Numri ditor i viktimave në Spanjë ka shënuar kulmin prej 950, të enjten e kaluar. Shifrat e sotme po ashtu flasin për 4,273 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Në Evropë, Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kumanova me numër të madh të të infektuarve me koronavirus

Kumanova sot në orën 5:00 të mëngjesit ka dalë nga izolimi 56 orësh i caktuar nga e premtja e kaluar në orën 21:00. Kjo masë u ndërmorr nga qeveria pasi numri i të infektuarve në këtë komunë me rreth 100 mijë banorë tejkaloi shifrën 100. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë ditës së sotme pas përfundimit të karantinës pjesa më e madhe e qytetarëve po i respektojnë rekomandimet që të mos dalin qytetarët pa nevojë nga shtëpia si dhe të mbajnë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bllokohet kalimi nëpër sheshet e Prishtinës për shkak të koronavirusit

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme. Drejtusit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe. “Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Emërimi i Lajçakut - sinjal për "angazhim të fuqishëm" të BE-së në dialog

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë dhe Beograd kanë mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçakut në pozitën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Në deklaratën e përbashkët të tyre thuhet se emërimi i Lajçakut sinjalizon angazhimin e fuqishëm të BE-së në dialog. “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen me përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar të BE-së dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë. Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Православные отмечают Пасху. В Россию доставили частицу Благодатного огня

На выставке "Россия" в Москве встретили 12-миллионного посетителя

МЧС сообщило о спасении двух туристов на Эльбрусе

Ремонт подъездов в Орехово-Зуеве начнется в этом году

Музыкальные новости

В красноярской воинской части Росгвардии прошел День открытых дверей

Производственные площадки АО «Желдорреммаш» в апреле посетило более 4700 школьников и студентов

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы

Собянин рассказал о программе развития туризма столицы до 2030 года

Новости России

«Ловят с самого утра»: гуляющую по Москве лосиху сняли на камеру

Почему погиб 41 человек в Superjet 100 в аэропорту Шереметьево. У МАК готов свой ответ

Сотрудник службы доставки сбил восьмилетнего ребенка на западе столицы

На выставке "Россия" в Москве встретили 12-миллионного посетителя

Экология в России и мире

Ожог борщевиком: как оказать первую помощь в домашних условиях

Дети-пациенты посетили развлекательный центр

Три зубные щетки для полости рта по цене двух от бренда "Ревилайн" только до 13 мая

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»

Спорт в России и мире

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде

Рублев о победе над Алькарасом на турнире в Мадриде: мне очень помогла подача

Moscow.media

Дайджест новостей «Грузовичкоф» за апрель 

В преддверии празднования Дня победы сотрудники Росгвардии приняли участие в патриотических акциях.

США попросили Китай и Россию не давать ИИ контроль над ядерным оружием

В Россию привезли экземпляр пикапа от Илона Маска











Топ новостей на этот час

Rss.plus






На Эльбрусе нашли двух потерявшихся в снегопад туристов из Москвы

Сотрудники МЧС ликвидировали пожар в строящемся здании на северо-востоке Москвы

На поимку "бородача" ушло меньше двух часов: Расстрелявший двух мужчин на шоссе в Москве задержан — источник

Путин приехал в храм Христа Спасителя на пасхальную службу