Pompeo: Ende ka punë para organizimit të samtit të dytë Trump-Kim
Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për organizimin e samitit të dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, mirëpo ende ka punë për të bërë për “t’u siguruar se janë krijuar kushtet”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, transmeton Reuters. “Ne jemi duke punuar. Mirëpo ende ka mbetur pak punë për t’u siguruar se janë krijuar kushtet dhe se të dy liderët janë në pozicion ashtu që të arrijnë zhvillim substancial”, ka thënë Pomepo në një intervistë për Fox News. Читать дальше...