Së paku 15 njerëz të vdekur në një aksident rrugor në Afganistan
Së paku 30 vetë të tjerë janë plagosur në aksidentin në qarkun Bakva, thanë zyrtarët.
Nasir Mehri, zëdhënës i guvernatorit të provincës Farah, i tha Radios Evropa e Lirë se autobusi ka qenë duke udhëtuar nga provinca Herat për në Kandahar.
Raportohet se shoferi i autobusit ka vozitur shumë shpejt.
Në Afganistan, çdo vit, vdesin qindra njerëz në trafik, për shkak të autostradave nën standarde dhe makinave të vjetra.