Brenda një dite, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh.
Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind, raporton revista Bloomberg.
Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve.
Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë.
Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë... Читать дальше...