Së paku 40 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)