Мы в Telegram
Добавить новость

МГУ и «Уралхим» подготовят руководителей проектов для химического производства России

Управы пяти районов столицы поделились планами по благоустройству на деньги от платных парковок

Овчинский: в 2023 году резиденты ОЭЗ вложили в экономику столицы 50 млрд рублей

Воробьев: в Подмосковье инвесторы строят предприятия в среднем за 12-18 месяцев





Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dyshime për vlerën e investimeve të KEDS-it

Dyshime për vlerën e investimeve të KEDS-it

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë - KEDS, thuajse për çdo ditë në rajone të ndryshme njofton konsumatorët për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

Gjatë kësaj periudhe, ka ndërprerje të rrymës nga dy deri pesë orë, varësisht sa zgjasin punimet.

Paralajmërim për ndërprerje të energjisë ka pasur edhe këtë javë në disa lagje të Prishtinës dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

Arsyeja e ndërprerjes, sipas njoftimit, thuhet të jetë për projekte investive, ngritje të shtyllave, vendosje të izolatorëve dhe tërheqje të përçueseve.

Për projekte kapitale, modernizim dhe digjitalizim të rrjetit, është premtuar gjatë procesit të privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës.

Distribucioni është privatizuar në vitin 2013 nga konsorciumi turk “Çalik-Limak”, me një çmim për 26.3 milionë eurosh.

Ky konsorciumi qe rreth nëntë vjet ka nën menaxhim KEDS-in.

Në Marrëveshjen e Implementimit të Kontratës së Privatizimit të KEDS-it, të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë, thuhet se “blerësi dhe investitori kolektivisht pajtohen të investojnë 300 milionë euro gjatë një periudhe 15-vjeçare”.

Nga KEDS-i nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it se cila është shuma e investuar në rrjetin energjetik që nga privatizimi i distribucionit. Në rrjetin social Facebook të kësaj kompanie, megjithatë thuhet se KEDS nga 2013 deri në shtator të këtij viti ka investuar 203 milionë euro.

“Investimi në sistemin elektro-energjetik shpërndarës ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet fundamental i KEDS-it”, thuhet në postimin e datës 6 tetor.

Aty shtohet se investimet kanë të bëjnë në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët, digjitalizim dhe modernizimin e rrjetit dhe njehsorë të mençur.

Sa janë reale këto investime?

Ish-anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) dhe njohës të çështjeve energjetike, dyshojnë në vlerën e paraqitur të investimeve nga KEDS-i.

Sipas tyre, mungon verifikimi i investimeve në terren dhe gjithçka varet nga raportet e tyre që dërgojnë në ZRRE.

Qemajl Mustafa, ish-anëtar i Bordit të ZRRE-së në vitin 2016, thotë se në atë periudhë ZRRE-ja nuk ka pasur fonde financiare për të kontraktuar auditorë për verifikime në terren. Sipas tij, auditorët duhet të jenë të profesionalizuar për këtë çështje.

“Për fat të keq gjithçka bazohet vetëm në raportet e tyre (KEDS). Kështu që unë mendoj se as për së afërmi nuk janë bërë ato investime që i paraqet KEDS-i. Investime ka pasur, është më mirë dukshëm se para privatizimit, dhe kjo duhet të pranohet. Por, askush nuk mund të thotë me kompetencë të plotë se vlera e investimeve është ajo që thonë ata, për shkak se nuk ka pasur mekanizëm të verifikimit, monitorimit dhe të certifikimit të atyre investimeve. Askush nuk ka nënshkruar përveç atyre në KEDS”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se si është e rregulluar çështja e monitorimit të investimeve në terren në bazë të Kontratës së privatizimit, Mustafa tregon se këtë kontratë nuk ka arritur ta shohë.

“Unë kam qëndruar dhjetë muaj aty, kontratën e privatizimit nuk e kanë ditur as anëtarët e vjetër të Bordit. Ajo kontratë thuhej se ekziston, asnjëherë nuk është bërë publike dhe asnjëherë nuk na kanë sjellë një kopje të kontratës”, shprehet ai.

Ish-ministri i Energjisë në Kosovë, Ethem Çeku, thotë se duhet të verifikohet vlera e investimeve të publikuara nga KEDS-i.

“Duhet tashmë të ekzistojë një institucion, i cili merret me analizat mbi investimet që janë bërë. Shpeshherë ndalja e energjisë elektrike ndërlidhet edhe me çështjen e rehabilitimit që bëhet në rrjet, por në përgjithësi duhet të shohim se a kanë ato investime bazë reale, a janë të kontrolluara, a janë faturat në rregull dhe gjëra të tjera”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Kush i monitoron investimet e KEDS-it?

Sipas kontratës së shitblerjes, investimet e KEDS-it bëhen gjithnjë me kusht që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës (ZRRE) të japë pëlqimin dhe të miratojë përfshirjen e ndikimit të këtyre investimeve në tarifat e afarizmit të KEDS-it.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje te ZRRE-ja, për shumën e investuar nga KEDS dhe monitorimin e tyre në terren, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Në Ligjin për energjinë të miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016, thuhet se operatorët e licencuar të energjisë, duhet të dorëzojnë në ZRRE planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e rrjetit.

Në bazë të këtij plani, njoftohen për infrastrukturën që nevojitet të ndërtohet apo të përmirësohet gjatë kësaj periudhe. Plani duhet të përmbajë të gjitha investimet që janë në zhvillim dhe identifikon investimet e reja që do të ekzekutohen në tre vjetët e ardhshëm.

Nëse rregullatori ka ndonjë dyshim mund të kërkojë nga operatorët që ta ndryshojë dhe plotësojnë planin e tyre dhjetë vjeçar.

ZRRE-ja, thuhet në Ligj, monitoron dhe vlerëson zbatimin e këtij plani.

Në rast se operatori nuk ekzekuton një investim sipas planit, Rregullatori obligohet nga operatori të ekzekutojë investimet në fjalë ose të organizojë një procedurë të tenderimit të hapur.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën, si dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Qeveria subvencionon pajisjet efiçiente për ngrohje për qytetarë

Kursimi i (pa) mundshëm i rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi. Sipas ZRRE-së, Kosova vitin e kaluar ka importuar 1.311.461 megavat rrymë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Французы указали точки на глобусе, в которых Путин может развернуть русское оружие возмездия

В Москве проходит акция по безопасному использованию СИМ

Объем введенного жилья по реновации превысит 6 млн кв. м к концу года

Корь в России: от вспышки к стабилизации

Музыкальные новости

Антисанитария в службах доставки: токсиколог Кутушов рассказал, почему опасно заказывать еду

Финал областной школьной Олимпиады по шахматам состоялся в Опочке

Андрей Воробьев: около 110 новых магазинов «Магнит» построят в Подмосковье

Погружение в современное российское искусство – стартовал 3-ий фестиваль «Территория. Красноярск»

Новости России

Финляндия отказалась от нейтрального статуса и получила от России сразу 7 ответных ходов

Более 1 тыс человек стали участниками циркового шествия на выставке «Россия»

Внешний SSD с меткой для поиска. TeamGroup представила накопитель T-Create P34F, который можно найти через Apple Find My («Локатор»)

В Москве полиция задержала граждан ближнего зарубежья в игривых пижамах

Экология в России и мире

«В девять лет я уже был очень любвеобильным». Актер Михаил Богдасаров вспомнил детство в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3  

Новая коллекция ювелирных украшений Louis Vuitton

Жители Барнаула помогут сделать родной город чище

Пошив костюма по индивидуальным размерам

Спорт в России и мире

Теннисист Медведев снялся с турнира ATP в Нидерландах из-за травмы

Андреевой предрекли борьбу за топ-10 рейтинга WTA в текущем сезоне

Андреева рассказала о своих планах на предстоящий матч с Соболенко во Франции

Уимблдон и Олимпиада? Что нужно знать о планах Рыбакиной после Ролан Гаррос

Moscow.media

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: С начала года более 4,7 тысячи жителей Московского региона оформили страховую пенсию в автоматическом режиме на портале госуслуг

За один день работники Уссурийского ЛРЗ и их дети выполнили сменно-суточное задание по ремонту 129 паровозиков

Роман Старовойт выразил готовность оказывать дальнейшую поддержку в строительстве Ленского моста в Якутии

SURREAL NAMIBIA











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Прохлада нам по карману: как выбрать кондиционер и какова цена вопроса

Денис Кукояка с семьей побывал в Нижнем Новгороде

Прибалтийский кошмар: Латвии придется просить электрички у России

Более 1 тыс человек стали участниками циркового шествия на выставке «Россия»