Мы в Telegram
Добавить новость

СМИ: Жителей подмосковных Люберец напугала запущенная с земли пиротехника

РИА Новости: эксперт счел сбои в Telegram внутренней проблемой мессенджера

Живу в Москве, но купил «Ниву» и не жалею: отзыв владельца

Пропавшую в Индонезии женщину нашли в брюхе питона



Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Orët plotësuese për dije të nxënësve a ego të prindërve

Shkollimi fillor dhe ai i mesëm është i obligueshëm dhe pa pagesë për çdo nxënës, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Por, prindërit thonë se më shumë se gjysma e pagës minimale, e cila është rreth 300 euro, shkon për aktivitete plotësuese, si sporti, mësimi i gjuhëve të huaja dhe njohuritë nga inxhinieria teknologjike që prindërit vlerësojnë se janë shumë të domosdoshme për perspektivën e fëmijëve në kohën e fundit.

Leonora, nënë e katër fëmijëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se lëndët si Muzika dhe Edukata Fizike në të shumtën e rasteve llogariten si lëndë jo dhe aq të rëndësishme në shkolla dhe kjo i bën edhe më pasivë fëmijët në këtë kohë të bashkëjetesës me ekranet pajisjeve elektronike.

Ajo shpjegon se për këtë arsye, fëmijët e saj i ka dërguar në orë plotësuese për të mësuar një instrument muzikor dhe për aktivitete sportive.

“Duke marrë parasysh pasivitetin e mësimdhënësve të Edukatës Fizike apo asaj Muzikore, po edhe të Artit, dhe mungesës për të marrë njohuri të përgjithshme nga këto lëndë, duhet të paguajmë orë plotësuese privatisht ku çmimi për një fëmijë arrin nga 50 deri 100 euro, varësisht në sa aktivitete angazhohet”, thotë ajo.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore ka rritur dhe koston e kurseve plotësuese për nxënësit, thotë një tjetër nënë, Sllagjana, e cila ka dy fëmijë, njëri në shkollë fillore dhe tjetri në të mesmen.

“Nëse gjatë vitit të kaluar ndanim 6 deri 7 mijë denarë për aktivitete plotësuese për fëmijët, tani ndajmë 2 mijë denarë më shumë, kjo kosto arrin në 10 mijë denarë. Të gjitha aktivitetet kanë pësuar rritje të çmimeve".

"Po të shtojmë atë se duhet të ndjekin orë plotësuese para testeve për lëndët profesionale, pasi unë nuk jam në gjendje t’i ndihmoj me leksionet e Kimisë, Fizikës apo Matematikës ku një orë është rreth 10 euro, për një lëndë që të jetë i përgatitur mirë duhen paguar 3 apo 4 orë plotësuese mësimi. Kjo e rëndon shumë buxhetin familjar. Nëse marrim një mesatare, del se unë paguaj rreth 250 euro për aktivitete plotësuese, përkatësisht 2.500 euro brenda vitit... që për 10 apo 12 vjet me këto para mund të blija një banesë”, thotë ajo.

Sa janë të nevojshme orët plotësuese?

Mësimdhënësit thonë se procesi arsimor ka më shumë mangësi për faktin se procesi i reformave nuk arrin të përfundohet dhe, sipas tyre, akoma qartë nuk është kuptuar nga prindërit se më e rëndësishme është dija e fituar dhe jo diploma.

“Pavarësia e nxënësve është në rend të parë. Ne duhet t’i mësojmë të jenë të pavarur, fillimisht për në arsimin sipëror, pastaj për të qenë të pavarur në jetë. Këtu duhet vënë theksi”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Miftari nga Iniciativa “Shkollat e shekullit 21”, profesor në Gjimnazin e Përgjithshëm “Zef Lush Marku” në Shkup.

Ai thekson se i gjithë gabimi qëndron në atë se kërkohet nga nxënësit të jenë shembullorë në çdo lëndë dhe jo të fokusohen në lëndët ku janë më të dalluar.

Bllagojce Stojanovski në Gjimnazin e Përgjithshëm “Nikolla Karev” në Shkup, thekson se është mirë të merren orë plotësuese nëse gjatë orëve të mësimit ndonjë nxënës nuk arrin t’i përvetësojë njohuritë e shpjeguara dhe ka nevojë për shpjegime shtesë. Por, ai shton se më me rëndësi është të rritet vetëbesimi te nxënësit se pajisja me dije të pjesshme nga shumë lëndë.

“Nxënësit duhet të nxiten të mendojnë, kritikojnë dhe më e rëndësishmja të hulumtojnë rreth problemeve të caktuara dhe të gjejnë zgjidhje për ta në suaza të mundësive, sesa të ndjekin aq shumë kurse, por pa i vënë në zbatim njohuritë e marra”, thotë Stojanovski.

Mbingarkesa e nxënësve për ambicie të prindërve

Psikologët tërheqin vërejtjen se prindërit duhet të kenë kujdes për sa i përket mbingarkesës së fëmijëve me orë plotësuese. Sipas tyre, çdo ngarkesë jashtë mundësive të fëmijës vetëm për t’i kënaqur ambiciet e prindërve se fëmija i tyre është i gjithanshëm, do të ketë ndikim negativ në zhvillim.

“Prindërit duhet të vlerësojnë qartë nëse fëmijët e tyre kanë kapacitet për të përthithur njohuri plotësuese, në të kundërtën do të përballen me lodhjen e tepruar të fëmijëve dhe nxitjen e frustrimeve se nuk mund të jenë në krye të listës së fëmijëve me nota të larta edhe kundrejt investimit që kanë bërë prindërit për ta”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mirjana Jovanovska-Stojanovska.

Çmimi i aktiviteteve sportive që organizojnë shkollat jashtë orarit të mësimit sillet prej 10 euro deri në 15 euro, varësisht se për cilin sport bëhet fjalë.

Çmimi i kurseve të gjuhëve të huaja për një nxënës për një muaj kushton nga 20 euro.

Më të kushtueshme janë orët nga lënda e Informatikës, për të cilat një prind brenda muajit duhet të ndajë nga 50 deri 70 euro.

Në bazë rezultateve të testit ndërkombëtar PISA më 2019, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut ishin nën mesataren sa i përket njohurive nga matematika, shkenca dhe leximi.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Легкомоторный самолет сел на шоссе в Подмосковье и попал на видео

Анна Заворотнюк показала неопубликованные фото с матерью

Maserati, сбивший двух детей в Подмосковье, ехал со скоростью 280 км/ч

Задержан водитель, сбивший двух детей на автобусной остановке в Подмосковье

Музыкальные новости

«Солнечная Азбука» в особом семейном центре «Семь-Я»

Собянин рассказал о главных возможностях для развития Москвы

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!

Из Якутии на Олимпиаду: Эксперты оценили вклад игр «Дети Азии» в большой спорт

Новости России

Цены на квартиры выросли на 73% за пять лет

РИА Новости: эксперт счел сбои в Telegram внутренней проблемой мессенджера

Дорогие дороги

Шесть военных духовых оркестров выступят вместе в Благовещенске

Экология в России и мире

«В девять лет я уже был очень любвеобильным». Актер Михаил Богдасаров вспомнил детство в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3  

Новые электрические щетки Revyline RL 085 Black доступны в филиале марки в Ставрополе

Жители Барнаула помогут сделать родной город чище

Приглашенные солистки выступят в опере «Руслан и Людмила»

Спорт в России и мире

Экс-теннисист Ольховский: Рублев не успел набрать форму на "Ролан Гаррос"

Соболенко, проигравшая Андреевой, потеряет 2-е место в рейтинге WTA по итогам «Ролан Гаррос», уступив его Гауфф

Андреева рассказала о своих планах на предстоящий матч с Соболенко во Франции

Экс-теннисист Ольховский: российские теннисисты выступили ниже ожиданий

Moscow.media

Несмотря на санкции, Amazon поставляла технологии распознавания лиц в Россию

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: С начала года более 4,7 тысячи жителей Московского региона оформили страховую пенсию в автоматическом режиме на портале госуслуг

В Забайкалье пятерых мигрантов задержали за групповое изнасилование девочки-подростка

Остров Огой.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Пропавшую в Индонезии женщину нашли в брюхе питона

Суд арестовал замгубернатора Тюменской области Вахрина на два месяца

РИА Новости: эксперт счел сбои в Telegram внутренней проблемой мессенджера

Актриса из «Моей прекрасной няни» скончалась в Греции на 92-м году жизни